| E diele, 15.02.2009, 12:07 PM |
Në Borås të Suedisë u kremtua një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës
Nga Sokol Demaku
Në Borås të Suedisë në organizim të Qendres Kulturore shqiptare ”Migjeni” në bashkëpunim më revisten shqipe ”Dituria” e cila del një here në muaj në gjuhën shqipe ne kete qyetet u organizuar në menyrë madhështore festimi i një vjetorit të shpalljes së pavarësise së republikës së Kosovës.
Manifetimi u mbajt në lokalet e Insititutit të Migracionit i cili është i vendosur në këtë qytet.
Në manifestim ishin të prnaishem shumë familje shqiptare, të rinjë, të reja si dhe mysafirë të ftuar me këtë rast.
Këtë tubim madhështor e hapi Kryetari i QKSH ”Migjeni” Agron Cela i cili mes tjerash tha se ne sot jemi tubu këtu si nje vit më parë kur në menyrë madhështore pritem shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë e sot jemi këtu të festojmë një vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë kjo ne na benë më të fortë, më të qendrushëm në rrugën tonë drejt ndertimit të demokracisë dhe shtetit tonë të ri demokratik.
Ne duhet të jemi ata të cilët duhet të ndihmojnë vendin tonë në të gjitha aspektet dhe duhet te jemi sa më afër atdheut tone.
Pastaj fjalën e mori poeti, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar Ibrahim Abedini, i cili në fjalen e tij u përqendrua në rendësin historike që ka Republika e Kosovës për vetë kosovarët dhe rajonin në pergjithësi.
Ai foli për vuajtjet shekullore të shqiptareve nën sundime dhe diktate te ndryshme deri në ditët e pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Abedini e ndjeu ne supet e tij peshën e vuajtjes nën thundrën e të huajve në vendin tonë të cilëen vuajtje ai e përshkroi edhe ne veprimtarin e tij letrare.
Për të pranishmit në salle ishte organizuar nje spektakel muzikor nga i riu nga Boråsi Rrahim Jashari i cili i argëtoi bashkekombasit e tij për gjatë tërë mbremjes me tinguj muzikor nga vendlindja.
Besosjme se ne te ardhmen këtu në këtë qytet ku jetojnë një numer i konsiderushem shqiptaresh jeta kulturorere do të ngjallet dhe shqiptaret të jenë më aktiv.