| E shtune, 26.07.2025, 06:52 PM |
PËRGJIGJIA EKUIVOKE E KUSHTETUESES SË KAPUR, PALË ME OPOZITËN!
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Ministri i Financave, Punës dhe i
Transfereve, Hekuran Murati, i saktë, i përgjegjshëm dhe shumë profesional, në
të gjitha vendimet dhe veprimet që bënë, në resorin ministror që ai udhëheqë.
Zhurmimet e çakorduara, që bënë opozita, tashmë, e bashkuar, tërësisht,
destruktive, janë qëllim këqija, lehje në hënë, me tendencë të marrjes të
pushtetit të pamerituar përdhunshëm. Në aleancë me Vuçiqin, së bashku me Listën
Serbe, Grenellin e Ramë gjatoshin, i janë sulur Qeverisë të LVV, me votim,
pothuajse, plebishitar popullor.
Kuadri i lartë i partisë të LVV,
njëherësh, ministër i Qeverisë të saj, Hekuran Murati, në të gjitha deklarimet
e tij, përfaqëson partinë dhe Qeverinë Kurti. Lideri karizmatik i LVV, Albin
Kurti, ka qëndruar dy dekada në opozitë, për të ardhur, madje bindshëm e
demokratikisht, në pozitë. Deklaratat publike të tij janë sentenca të
artikuluara qartazi, me pak fjalë dhe kuptimplote. Dhe jo zhurmime të
rrëmujshme, lum fjalësh, që shpërndajnë mjegullnajë, si halla Timë e AAK-së dhe
dadat e saj: Vlora e PDK-së, Kykmetja e LDK-së, Xhevahirja e NISMA, të cilat
paturpësisht e kriminalisht, lëndojnë plagën e madhe të vrasjes së djalit, nga
qeveritë e tyre, kryesuesin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Deharin, i
cili stopon në llomotitjet e tyre shpifëse dhe sharëse!
Krejt njëjtë janë të artikuluar në
deklarimet e tyre publike edhe kuadrot tjerë të LVV. Dhe, ky është një standard
i ri në Kuvendin e Kosovës. Por, në rast të ngulmimit të mediave apo ndokush
tjetër, paraprakisht, thonë se "ky është mendimi im personal". Andaj,
ministri Murati dhe kuadrot tjerë të LVV, janë unik në deklarimet e tyre, të
bazuara në prova konkrete dhe assesi nuk janë akuza politike. Qartazi, opozita
është në përpjekje sa të kundërligjshme, aq edhe e dështuar, për ta marrë
pushtetin në tavolinë!
Gjykata zgjedhjet kuvendore i trajtoi
politikisht dhe jo juridikisht!?
Gjykata Kushtetuese, duke qenë e kapur,
për një çerek-shekulli nga banda e PAN-it, ka dhënë një përgjigje ekuivoke,
qëllimshëm, sa për t`i dhënë mundësi e hapësirë opozitës, të provojë të
ndryshojë situatën, përmes manovrave juridike, duke shfrytëzuar pikërisht
vendimin ekuivok, me dykuptimësi të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim, prononcimi
i Presidentes Vjosë Osmani, ka qenë sa i paanshëm, aq edhe profesional, duke
qenë në koherencë në Kushtetutën e Kosovës, se "zgjedhja e Kryetarit të
Kuvendit dhe e organeve tjera kuvendore, bëhet me votim të hapur, të fshehtë
dhe forma tjera".
Pra, Kushtetuta dhe Presidentja e
nxjerrin bllof dhe bllokuese të konstituimit të Kuvendit opozitën. Sepse
Gjykata Kushtetuese, duke bshkëpunuar në mënyrë mafioze me opozitën, gjatë
shqyrtimit të çështjes, të bërë nga halla Timë, me AAK-në e saj, Gjykata e
kapur nga PAN-i, çështjen e zgjedhjes të organeve konstituive, e trajtoi
politikisht dhe jo juridikisht! Të 47 faqet A4, bëri kamuflazhë, duke shmangur
porosinë Kushtetuese të votimit, për zgjedhjen e organeve të Kuvendit, se
"votimi mund të bëhet i hapur, i fshehtë dhe në forma tjera".
Tashmë, nuk përbën asnjë sekret se me
Sistemin e Drejtësisë nuk ka problem vetëm Albin Kurti dhe LVV e tij, por edhe
Kushtetuta e Kosovës, të cilën e kanë bërë paçavër subjektet politike, të
koalicionuara në PAN. Dhe, problem kardinal me drejtësinë ka edhe Kosova dhe
populli i saj. Nisma për bërjen e Vetting-ut dhe Byronë për hulumtimin e
pasurive të paligjshme, i bllokoi PAN-i kriminal, përmes kuadrove të sistemit
të drejtësisë të kapur, korruptive. Shembuj domethënës, që dëshmojnë
degradimin, deri në degjenerim, të këtij soji opozite mjerane.
Opozita PAN-iste hallakamë, "me
krime nëpër këmbë",
kërkon pushtetin në tavolinë!
Në dy palë zgjedhjet e fundit
parlamentare të Kosovës, populli e tha fjalën dhe verdiktin qeverisës, duke
refuzuar bindshëm opozitën. Përkundër aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese,
opozita nuk ka reflektuar, por vazhdon tentativën për ta ndryshuar situatën me
argumente juridike, pa asnjë bazë logjike. Atë që nuk arritën me votën e
popullit, përmes manovrimeve mafioze juridike, provojnë të dërgojnë gjithçka në
Gjykatë Kushtetuese, si aleate e PAN-it, zvarrisin bllokimin e punës normale të
Kuvendit.
Pas dështimeve të seancave, në çdo 48
orë, vazhdojnë anatemat dhe sharjet e opozitës, kundër LVV, në përpjekje për ta
bindur popullin se "bllokues të krijimit të organeve kuvendore qenka
pikërisht LVV!" Për këta soj deputetësh, helenët e lashtë, kanë një
urtësi, paksa pezhorative, por rrast adekuate: "Bëri miza prapanicë dhe e
dhjeu dynjanë!" Dhe, tiradat bajate "oratorike", vazhdojnë pas
shpalljes së mbyllur të seancës, në mungesë të kryesuesit dhe të deputetëve të
LVV!
Stratagjemat fantazmagorike, të
opozitës humbëse, kuadri i lartë i LVV, Hekuran Murati, i denoncon faktueshëm.
Sepse, opozita po synon të arrijë pushtetin në tryezë, duke anashkaluar
vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur me votën e lirë dhe demokratike.
Por, dështimi i opozitës është i parathënë, ngaqë "as Qeveria dhe as
Kuvendi nuk mund të merren me zor",- potencon Murati.
Përjashtimi i opozitës PAN-iste për
bashkëqeverisje nga Kurti dhe LVV e tij, është vendim i mençur dhe fort
admirues. Dhe, këtë e arsyeton se kjo opozitë kurrë nuk ka provuar të
reformohet, pra, ka mbetur hallakamë, për të mos thënë "me krime nëpër
këmbë!" Thënë troç, nuk ka ndërmend ta kriminalizojë qeverinë e tij, duke
bërë koalicion me ndonjërën nga subjektet politike, me dosje penalizuese
vrastare politike dhe hajnore zyrtare, PDK-AAK-NISMA, dje të koalicionuara
publikisht, nën akronimin PAN dhe sot, në koalicionin e heshtur, madje të
paligjshëm, sepse ligji lejon vetëm koalicione parazgjedhore dhe ndalon
koalicione pas zgjedhore.
Në skenën politike rrast të kontaminuar
të Kosovës, ka fare pak hapësirë për të zgjedhur. Megjithatë, LVV zgjodhi për
bashkëqeverisje të vetmen oazë të dëlirë, LDK-në, si motër të pa kriminalizuar,
partinë veterane të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, e cila bëri paqen
dhe luftën, duke realizuar edhe themelimin e Shtetit të Kosovës.
Për çudinë e shqiptarëve vendorë dhe të
përbotshëm, LDK-ja kushtëzoi koalicionin me LVV, duke kërkuar "ta marrë me
vete edhe PDK-në!?" Me këtë ajo synon amnistimin dhe rehabilitimin e
partisë-bandë PDK-në, tashmë, e penalizuar nga drejtësia vendore dhe
ndërkombëtare, për vrasjet politike, kryesisht, të ushtarakëve luftë bërës të
FARK-ut të Ibrahim Rugovës; të kuadrove, veprimtarëve dhe të aktivistëve të
LDK-së, si dhe veprimtarëve të hershëm të LPK-së.
Përzgjedhja e PDK-së, nga LDK-ja, për
të shkuar së bashku në koalicion dhe bashkëqeverisje me LVV, ka shokuar
shqiptarët e kudondodhur në botë, elektoratin, anëtarësinë, por edhe vetë
Strukturat e LDK-së, të cilët nuk janë konsultuar, për këto pazare të pista e
bizare. Nga taborri i LDK-së, për komplotin më të ri, fajësojnë agjentët e
SHIK-ut, nga klani Mustafa, i cili ishte katapultuar në krye të LDK-së, nga
Hashimi me SHIK-asit e tij.
Bërja e Hashimit-president nga klani Mustafa,
me deputetët kukulla të tij, ndërkohë që ishte zbuluar si agjent i trefishtë:
Sigurimsave të Enver Hoxhës; i DGSE të Shërbimit të Francës, i rekrutuar nga
Arnaud Danjear, dhëndër i Beogradit dhe përmes tij edhe agjent i Serbisë.
Hashimi, me "komandantët" e tij, të shantazhuar me dosje penalizuese
voluminoze nga Vuçiqi, i denoncuar, së pari nga Angela Merkel, kur tre
banditërit: Thaçi-Vuçiq-Rama, me hartën e Kosovës në tavolinë, i kërkuan
Kancelares Merkel - ndarjen e Kosovës-! Ajo refuzoi me indinjatë dhe prerazi:
"Lëvizja e kufijve në Ballkan, është "shpatë i rrëshqitshëm".
Është SHBA që ndaloi ndarjen e sigurtë të Kosovës, duke arrestuar pazarxhiun e
tokave shqiptare, Hashim Thaçin.