Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Për njohjen e Kosovës nga OKI

| E diele, 15.02.2009, 10:45 AM |


International 13/02/2009

 

Muslimanët e Shqipërisë kanë ndërmend t´i dërgojnë të dielën Organizatës së Konferenës Islamike (OKI) një peticion të nënshkruar nga 50.000 veta (OKI), për të kërkuar nga anëtarët e saj njohjen  pavarësisë së Kosovës. Ky apel do të hidhet në qarkullim dy ditë para përvejtorit të parë të pavarësisë së ish provincës serbe, e njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete evropiane, mirëpo nga pak vende arabe. OKI që bazohet në Arabinë Saudite ka 57 anëtarë. Shqipëria, vend në të cilin 70% e popullsisë ka rrënjë islamike, edhe pse shumë prej tyre nuk janë prasktikues, është anëtarësuar në OKI vitin 1992. «  Për ne si musliman është  për t´u habitur se bota arabe nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne kemi menduar t´u bëjmë apel vendeve që i kanë ofruar ndihmë humanitare popullit të Kosovës në vitin 1999 », shpjegon Agim Baci, njëri nga nsimëtarët e këtij peticioni.

 

Përktheu

Naser Aliu

Burimi