Kerko: a
Milazim Zeqiraj: Kritika dhe fajësimi i LDK si mjet politik për t'i prishur imazhin para opinionit
E merkure, 23.07.2025, 06:53 PM
Kritika dhe fajësimi i LDK si mjet politik për ti prishur imazhin para opinionit
Nga
Milazim Zeqiraj
Lëvizja Vetëvendosje, Lista
„Guxo", gazetarë e analistë të ndryshëm që janë në afërsi me VV, pa arsye
e pa marre, me prapavijë politike e fajësojnë dhe e kritikojnë LDK për ti
prishur imazhin kinse po e krijon bllokadë në Kuvend kur dihet se ate e ka
kriju VV dhe ka prapavij politike.
Pa aresye LDK kritikohet pse nuk po
bënë kompromis në zgjidhjën e Z. Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit siç ka
vepruar në vitin 2021 duke e ndihmuar Z.Vjosa Osmanin në zgjedhjën
Presidente r vrndit.
Atëhere LDK veproj në intëres
të vendit, e ndihmoj Z. Vjosa Osmani edhe pse ajo në zgjedhjet e shkurtit
2021 LDK e dëmtoi rëndë.
Presidentja Z. Vjosa Osmani
Z. Vjosa Osmani deri në vitit 2021
ishte anëtare në strukturat e larta të LDK, në zgjedhjet e vitit 2019 e
nominuar për kryeministre. Në ato zgjedhje LDK humbi ndaj VV për një
përqindje të vogël. Pas zgjedhjeve VV-LDK krijojnë koalicionin për
qeverisjën e vendit.
Z. Albin Kurti nga VV zgjidhet
kryeministër, kurse Znj. Vjosa Osmani nga LDK e merr postin e Kryetares
së Kuvendit të Kosovës. Ajo qëndron në këtë pozitë deri në momentin kur
Presidenti i atëhershëm i vendit Z.Hashim Thaqi jep dorëheqje për shkak
të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Z. Vjosa Osmani automatikisht si
kryetare e Kuvendit në bazë të Kushtetutës e merr detyrën e ushtrusës së
Presidentes së vendit deri në zgjedhjën e presidentit të ri.
Përmes LDK Z.Vjosa Osmani i preku
majet e shtetit të Kosovës.
Jetëgjqtësia e koalicionit VV-LDK
Kryeministri Albin Kurti që në
fillimi e qeverisjes, në vend që të sillej si një politikan i përgjegjëshëm, ai
qeverisjen e nisi më qasje refuzimi e konfrontimi. Ai përmes refuzimit i acaroj
marrëdhëniet me SHBA dhe partnerët tjerë perëndimorë. Injoroi komunikimin më
aleatët tanë dhe i refuzoj të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe komunikimet
në emër të një politike të pavarur refuzuese.
Ai refuzoj ta nënshkruante edhe
marrëveshjë ekonomike me Qeverinë Amerikane në kohen e Presidentit Trump. Me
këtë qasje të papërgjegjeshme, marrëdhënjet e Kosovës me SHBA u përkeqësuan
deri në atë pikë kur Administrata e Trumpit paralajmëroi tërheqjen e ushtarve
amerikane nga baza ushtarake amerikane Bondsteel.
Për të shmangur një përkeqësim të
mëtejshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA dhe partnerët tjerë prendimorë
dhe mbrojtë interesat dhe sigurin e vendit nga qevirisje e pa përgjegjëshme e
kryeministrit Albin Kurtit, LDK pas vetëm 51 ditëve terhiqët nga
qeverisja me VV duke sakrifikuar pozitat e sajë për hir të interesit të
vendit.
Largim i LDKsë nga qeverisja me VV, e
shpetoi Kosovën nga izolimi nderkombëtar, por ky vendim nuk vlerësue mirë nga
një pjesë e elektoratit të sajë. Krijohet zhgënjim më akuzë të pa drejta se po
e rrizikon sigurinë e vendi në rrethana të vështira, në kohë pandemie Covid 19,
çka nuk ishte e vërtetë.
LDK e mboron imazhin e Kosovës
Pasi mbaroj qeverisja VV-LDK, partitë
tjera PDK dhe AAK refuzuan një koalicion me VV, për të vazhduar qeverisjen e
VV.
Atëhere mundësia ju dha LDK si
parti e dytë me formu qeverin. Ajo e formoi qeverin më AAK me një shumicë të
vogël vetëm 61 vota. Kryeministër zgjidhet Z. Avdulla Hoti një figurë e
përgjegjëshme, i matur në punë dhe vendimmarrje. Tre deputetë të LDK nuk e
votojnë qeverinë e drejtuar nga LDK.
Qeveria e Z.Avdulla Hotit për një
kohë të shkurtër arriti të bëjë punë të madhe për Kosovën.
Ai me 4.9.2020 në dhomën e ovale në
Shtëpin e bardhë në udhëheqjen e Presidenti Trump nënshkoj marrëveshjen e madhe
ekonomike për Kosovën dhe muar njohje nga Izraeli.
Kjo marrveshje pas nënshkrimit filloj
të kritikohej më të madhe nga Z.Albin Kurti dhe Prsidentja Z.Vjosa Osmani si
një marrëveshje e dëmshme për vendin, kurse qeveria e Z.Hoti ofendohej rëndë si
njëd qeveri Koti. Manipulimet e rrejshme dhe kritikat paushalle ndaj marrveshjës
ekonomike të Avdulla Hotit me Presidenti Trump e rrisin mosknaqësin mbernda LDK
dhe elektoratit të saji. Duke kritikuar këtë marrëveshje dhe manipuluar
elektoratin e LDK Z. Albin Kurti dhe Z. Vjosa Osmani fitojnë reputacion si
mbrojtës të vendit.
Qeveria Hoti po të votohej nga
deputetet e LDK do të kishte jetë më gjatë. Vendi do të kishte stabilitetë dhe
nuk do të ishim në këtë situatë çfar jemi sot.
Kjo qevri bije për shkak të
parregullsive në zgjedhjën e një deputeti nga pakicat.
Gjykata Kushtetuese e vlerson
parregullsinë dhe e rrëzon qeverin e Z.Hoti. Vendi shkon në zgjedhje të
jashtëzakonshme të cilat organizohen me 14.2.21.
Momenti i krijimit të Listës
„Guxo" nga Vjosa Osmani
Kritikat ndaj qeveris Hoti dhe LDK
nuk kishin të ndalur. Kishin parapavijë politike. Z.Osmani duke kritikuarë LDK
dhe manipuluar elektoratit, krijon mosknaqësi mbrenda LDK, kurse të elektorati
krijohet përshtypja se po mbron velerat e Presidentit Rugova, kuse LDK tregohej
si rrenuse e atyre vlerave.
Ajo nga pozitata e larta si Kryetare
e Kuvendit dhe si Presidente e vendit ngadalë përafrohet me Z.Kurti për
interesin e veta përsonal.
Albin Kurti ishte kundër i
Presidentit Rugova që kurë ka dalë në skenën politike. Ai kurrë nuk ka ngurruar
ta kritikoj Presidentin Ibrahim Rugova si dhe të gjitha të mbrrimet e vendit.
Kritika e ti kundër LDK nuk ishin të reja, por çudi na vinte kur Z.Osmani
kritikonte dhe ofendonte individ të LDK që me ndihmën e tyre (LDK) arriti majet
e shtetit.
Ajo për përspektivën e vet politike, largohet
nga strukturat e larta të LDK, formon subjekti të ri politik më emërin
Lista „Guxo". Për këtë veprim ajo nuk fajësohet, jemi në demokraci, çdo
njeri ka të drejt ta zgjedh orjentimin politik.
Ajo me subjektin e vet politik Listën
„Guxo" para zgjedhjeve të 14.2.2021 hyri në koalicion më VV dhe sebashku
në zgjedhje fitojnë shumicën e nëvojshme për ti krijuar institucionet e vendit.
Nga kritiekat dhe manipulimi i
elektoratit nga ajo, LDK në ato zgjedhje kishin ramje në 12%.
Pas zgjedhjeve LDK nuk mbajti inatin,
e ndihmoj Z. Vjosa Osmani në zgjidhje e saj Presidente e Kosovës, së ishte në
pytje interesi i vendit. Veprimi i LDK u prit mirë nga një pjesë e elektoratit,
dhe në zgjedhjet e fundit me 9.2.2025 një pjesë e ati elektoratit të zhgënjyr
nga qeverisja e dobët e VV dhe Listës „Guxo" kthehet dhe e voton prap LDK.
Partija kishte një rritje të lehtë.
LDK sot nuk ka arsye pa koalicion ta
ndihmon vv në zgjidhjën e Z. Albulena Haxhiu kryetare të Kuvendit. Vetëvendosja
më 48 deputetë, ka mundësi koalicioni me partitë parlamentare në Kuvend, për ti
kriju institucionet e vendit.
Një koalicion e VV më partitë e PANit
është i mirëpritur nga një pjesë e deputetëve të VV. Pasi disa nga ata vijnë
nga ato parti.
Z. Albin Kurti e dinë mirë se
një koalicion i tillë mund të shkaktojë zhgënjim të individët e Listës
„Guxo" dhe elektorati i sajë që votoji VV për hirë të Listës „Guxo".
Z. Kurti nuk është i interesuar për
koalicion me LDK, por vetëm për disa individ më peshë politike në LDK. Ai e din
se pa Listën „Guxo" dhe elektoratin e saj do të jetë një parti minore.