Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: Humbje

| E marte, 22.07.2025, 05:21 PM |


Mihal Gjergji

HUMBJE…

Dy gurë varri

mes tyre trupi im

dhe humbja...

Humbja pa kthim!

Humbasim prindërit dhe qajmë

Të shtrenjtit tanë,

qirinj të ndezur në terrin pa fund

Po dhimbjen,

dhimbjen me kë t'a ndajmë?

Pastaj,

humbasim dhe fis edhe farë

Atëherë e kuptojmë

Jo vdekja,

humbja na paska vrarë!

Tiranë, Korrik 2018