Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: S'ka varr për poetin

| E premte, 18.07.2025, 06:14 PM |


Mihal Gjergji

S’KA VARR PËR POETIN

(T Xh)

Rrjedh Vjosa në shpirtin e nënës

Dhe rend në kërkim të një varri

Vajtonte misteret e gjëmës

Dhe pyeste natën; - po djali?

Po trimi, po ‘gjurmët’, po shtati

Po zemra, po syri i shkruar?

Ndaj lumi vithiset nga shtrati

Përmbyt e kafshon i harbuar

Rend motra me ankthin te gjiri

Me syrin mbërthyer nga rruga

Pret shpuza mbuluar nga hiri

Pret Lina qëndisur me rrudha

Ashtu, i përgjakur mesnatës

Me plumba mbi brazdat e ballit

Veç hëna u pa me xhelatët

Dhe fshihej përlotur pas malit!

Rilind si Feniksi - Poeti

Bën dritë në çdo feksje ylberi

Ndaj varrin askush nuk ja gjeti

Shtatore u gdhend te mermeri.

P.S: Lina, vajza e cila priste të fejohej me poetin Trifon Xhagjika.

Tepelenë, Nëntor 2019