| E merkure, 09.07.2025, 04:50 PM |
Kur
Pjetër Arbnori (1935-2006) u arrestua për herë të dytë më 30.1.1979 në vendin
ku vuante dënimin, nga dosja formulare e përpunimit aktiv 2A evidentoheshin
këto fjalë të thëna nga ai:
“Janë
njerëz e shtet pa dinjiteti. Nuk pyesin për njeriun dhe dinë vetëm të gënjejnë.
Nuk kanë parime dhe prandaj na trajtojnë si kafshë. Ndjekin vijën e Stalinit.
Ato krime i kanë bërë si në Rusi, bile edhe më tepër po e bëjnë me ne”.
"Socializmi
vendoset në vendet ku ka injorancë, kurse në vendet e kulturuara si në Amerikë,
Angli, Francë, nuk mund të vendet socializmi. Atje njerëzit janë të pasur dhe
nuk ka varfëri”.