| E shtune, 14.02.2009, 09:50 AM |
Këto dite doli nga shtypi libri i autorit suedez , GORAN WASSENIUS, me titull:
Dr. Besnik Bardhi
“DEN MYSTSKA SJUKDOMEN” ( “SËMUNDJA MISTERIOZE” )
Nga Dr. Besnik Bardhi
Historiani dhe shkenctari suedez WASSENIUS, publikoj këtë libër pas 10 vitesh pune të pa lodhur shkencore lidhur me helmimet e rinisë shqiptare që u bënë në pranverën e vitit 1990 në Kosovë, në kohën e okupimit të egër serb.
Libri doli në shitje në Suedi dhe ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, sidomos te bashkatdhetarët tanë që ndodhen atje.
Autori përshkruan këtë tragjedi të ndodhur në Kosovë me gjuhën dhe forcën e argumenteve shkencore, të ilustruar me shumë foto autentike.
Wasenius
Autori WASSENIUS, në këtë libër gjithashtu rëndesi të veçant i jep dhe simposiumit që u mbajt në
Shpresojmë që kësaj radhe edhe kompetentët nga Qeveria e Kosovës do të tregojnë interesim dhe do të ndihmojnë që kjo vepër kapitale të botohet sa më pare edhe në gjuhën angleze dhe shqipe.
Pas kësaj libre, shpresojmë që bota do ta ketë më të çartë pse Kosova e ka merituar pavarësinë.
Kjo vepër kapitale me interes kombëtar është një thesar për historinë e re të shtetit të ri të Kosovës, një shkencëtar,një humanist, një historian i ndershëm i huaj, thellë i prekur me atë çka ndodhi në Kosovë, u mundua me argumente shkencore dhe shumë të dhëna autentike të ndriçoj një periudhë shumë të errët dhe të dhembshme të historisë sonë të re.
Shikoni në youtube, video materiale per helmimet. www.youtube.com/user/newbornstates
Kopertina e librit per helmimet nga Wassenius