Sport
Florim Zeqa: Klina shënon 2 Korrikun me turnir futbolli
E diele, 06.07.2025, 02:50 PM
Klina shënon 2 Korrikun me turnir futbolli
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
mbrëmjen e 2 Korrikut në Palestren e Sporteve “Adem Jashari” në Klinë, në
ambient impozant, u mbajt turniri revial, i dhjeti më radhë në nderim të 35
vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë, 34 vjetorit të Ligës Komunale, 33
vjetorit të finales së Kupës Komunale në Futboll të Vogël në Sferkë të Klinës
dhe 34 vjetorit të Turnirit Tradicional të 2 Korrikut, mbajtur në Bokshiq për
tre vjet rresht (1991-1993).
Mbrëmje sportive në një
atmosferë festive
Para
fillimit të këtij turniri revial me simbolikë të përkujtimit të 2
Korrikut-ngjarjes madhore për vendin, me një minut heshtje u nderuan dy
sportist të dalluar të Klinës që ndërruan jetë në harkun kohor brenda dy
turnireve, Deli Tigani dhe Qerim Zeqa. Që të dy ishin pjesëmarrës në turnirin e
fundit të 2 Korrikut 2024 në Klinë.
Turnirin
e hapi organizatori, Dr. Haxhi Ibishi i cili i përshendeti ekipet pjesëmarrëse,
mysfirët e nderit: Prof. Anton Kolaj (kryetar i parë i Degës së LDK-së Klinë
dhe nënkryetar i kryesisë qendrore në Prishtinë), Zenun Zeqa (veprimtar dhe
kryetar i parë i Kuvendit Komunal të ndarë nga Serbia), Miftar Dragidella
(refer profesional i futbollit, kryetar i parë i KF Dukagjini dhe
bashkorganizator i Ligës Komunale të Futbollit të Vogël), Florim Zeqa një nga
ish organizatorët e Ligës së parë të Futbollit të Vogël në Klinë (në nivel të
Republikës së Kosovës) dhe organizator i parë dhe i vetëm i Turnirit në Futboll
të Vogël, tre vjet radhazi në nivel komunal dhe ndërkomunal në Republikën e
Kosovës, mbajtur në Bokshiq më 2 Korrik 1991-1993), Binak Syla (bashkëthemelues i KF 2 Korriku,
aktualisht pjesë e pushtetit komunal) dhe të gjithë të pranishmit në këtë
eveniment revial sportiv.
Organizatori
Haxhi Ibishi dhe oratorët: Zenun Zeqa, Anton Kolaj, Miftar Dragidella, Binak
Sylaj dhe Florim Zeqa evokuan kujtime nga e kaluara historike, duke e vlerësuar
2 Korrikun si ngjarjen më të rëndësishme dhe më të madhe të epokës sonë, e cila
i ka vënë gurthemelet e shtetit të Kosovës.
Simbolika e finales
historike
Ndeshja
e parë KF Shqiponja-KF 2 Korriku
(veteranët) ishte një ndeshje simbolike miqësore në kujtim të finales së madhe
të 2 Koorikut 1992 në Sferkë, e cila bashkoi brezat dhe riktheu kujtimet e
viteve të krenarisë kombëtare, të viteve të unitetit biblik të shqiptarëve, të
humanizmit dhe solidaritetit të paparë deri atëherë në historinë e shqiptarëve.
Kurse
ndeshja e dytë Shqiponja Bokshiq-QKMF “Nëna Tereza” (të rinjt), reflektoj
kujtime plot nostalgji, vullnet dhe energji, pasion dhe shpresë për një Rini të
shëndoshë dhe të ardhmen e sigurtë e të ndritshme në shtetin tonë!
Sot
Klinasit përmes këtij turniri revial e shfletuan kujtesën historike, nderuan të
kaluarën e tyre të lavdishme të rezistencës paqesore dhe përçuan mesazhin e
unitetit dhe qëndresës së pathyeshme të viteve të ’90-ta.
Fituesi
simbolik i turnirit, 2 Korriku, nga organizatori u shpërblye me një kupë, të
cilën ia dhuroj Prof. Anton Kolaj.
Vlenë
për të përshendetur organizatorin e kësaj mbrëmje, sa sportive po aq edhe
festive, Dr. Haxhi Ibishin për vendosmërinë dhe konsistencën e përkujtimit të
ngjarjeve madhore për vendin dhe atyre sportive që kanë lënë gjurmë në komunën
tonë.
Për
aq sa është meritor organizatori, meritor janë edhe futbollistët veteran që
ishin pjesë e garave sportive në vitet e ’90-ta, të cilët janë bërë pjesë e
këtij organizimi revial në kujtim të ngjarjeve sportive të atyre viteve sa të
vështira, po aq të lavdishme dhe krenare në komunën e Klinës.
Mbetemi
me shpresën për rikthimin e turnirit tradicional për 2 Korrikun në Futboll të
Vogël në Komunën e Klinës, i ndërprerë për shkaqe sigurie pas vitit 1993.
Në
fund po e shprehi ndjesinë time personale për prezencën në këtë ngjarje
sportive pas 30 viteve në qytetin e Klinës, e cila më shkaktoi emocione të
papërshkruara më fjalë, më mbushi me energji pozitive dhe kreativitet për
vazhdimin e veprimtarisë atdhetare në shërbim të vendit dhe qytetetarëve.
Florim Zeqa, 03.07.2025