Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Pse kjo amulli!!

| E shtune, 28.06.2025, 06:50 PM |


Neki Lulaj

PSE KJO AMULLI?

Shtyj shtyj e më tej zhurmë e pashkruar

Ngërçe, fjalë, kuvend pa urti e pa kuptim.

Gjithçka në një dhimbje të madhë është shndërruar

E kjo plagë si zgjebe po  na rëndon në shpirt.

Si ndryshku  pakënaqësia është bërë si lumë.

Populli i  mllefosur në heshtje po ofshan e rënkon.

E ju të zgjedhurit fodullë me fodullëk

Po luani lojëra  me popullin që ju voton.

Pse gjithë kjo amulli!!

Ju jeni fodullët me fodullëk paditurie

Me daltat e çelikta  dhe çekanet e kyeneçesisë

Po gërmoni mbi palcën e njomë shqiptarie.

Për kolltukët  e posteve dhe te ministrisë.

Ju bufa të zhytur  mes shavarit në moçalishten e turpit të zi

Diçka po parakalon si drithërimë flladi

Ruhuni mos tu godas një mallkim i ri

Nga varri-busti i dëshmorit apo edhe i një luftëtari.

Kjo pritje e gjatë tmerron detin si uragan

Ju si tërmet nënçmoni sovranin.

Ju jeni bretkocat e moçalit vdekatar.

Po krekoseni mbi pleh duke harruar luftëtarin.

Koha mes gishtrinjëve si xixë terri parakalon

Kjo drithmë e tmerruar si zë mistik ju tmerron

Dikush do ju gjykoi dhe do ju mallkojë.

Juve që të pabesë në Parlament bëni lojë.

Pse ........ore pse?