Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Arkitekti

| E marte, 24.06.2025, 04:41 PM |


A R K I T E K T I

Nga farë e Pirros dhe Kastriotit t´Ilirisë

u rrit fara e origjinës  sonë dhe e gjuhës

kështu u lind dhe kjo poemë e shqipeve

nga  zemra  e  tokës  dhe  ekuilibri i saj

Ne do të jetojmë derisa toka të ekzistoj

më thoshin në heshtje  Ajri  dhe  Dielli

lulet e mbjella  nëpër  shpirtin  e tokës

janë Atdheu ynë i qenies dhe  i kombit

Kosova më dha emrin e vet  t´Atdheut

më fali muzën që  t´ia lartësoj këngën

ai që shpiku numrat dhe shkronjat, qe

dardan dhe, njëherit poet i smeraldeve

Atdhe-Mëmëdhe i fjalës dhe shkrimit

jam në lundër me kohën  dhe me erën

kam pamje yjesh dhe diejsh të pafund

jam në fushë të vetëdijes e të vet jetës

Kjo jetë e tashme dhe e ardhshme, në

brendësi e ka të kaluarën  e vlershme

jam në këmbë  me  një qerre të vjetër

në Roganë jam i bekuar nga ylli Iliri!....

Atdhe Geci – Prishtinë, qershor, 2025