Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jorgo s. Telo: Lirishpallje (Poezi urimore për Shen Valentinin)

| E shtune, 14.02.2009, 11:05 AM |


Jorgo s. Telo
Jorgo s. Telo
Jorgo s. Telo

Poezi urimore për Shen Valentinin:

LIRISHPALLJE

Të martuar, të porsa dashuruar
E presin si me ngut nje ditë…
Një ditë dashurilakmuar,
Që mposht urrejtjen dhe mëritë.

Kam respektuar, respektoj nepër vite
Përherë çdo dashuri…
Respekt për lidhje zemrash fisnike.
Si Valentini kam shpallur LIRI.

Le të vrapojnë dashuritë.
Revanin Askush mos ua presë.
Të ndizen "oxhaqet" në shtëpitë.
Mbretëroft' dashuri e vërtetë!