Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: I tronditur dhe i paditur!

| E marte, 17.06.2025, 06:22 PM |


I tronditur dhe i paditur!

Nga Petrit Dibrani

Unë biri yt i “Dardanisë së Lashtë”, të ndarë qëllimisht e padrejtësisht, nuk kam dije dhe as fuqi t’bëj thuajse asgjë, për trojet tona të krijuara nga Krijuesi i Madhërishëm e Plotfuqishëm, dhe të falura për t’gjithë ne shqiptarët…

Shpirti më dhemb dhe zemra më rrah shumë më shpejtë, nga ajo çfarë shoh e lexoj dhe unë jam i pafuqishëm, nuk kam dije dhe nuk mundem asgjë t’bëj.

Nuk lexova; çfarë bën armiqt tanë shekullor mbi t’parët tanë dhe harrova, çfarë bën “serbët gjakatar dhe barbar”, në luftën e fundit mbi kombin tim shqiptar…

Harrova: nënat, motrat e gratë tona të dhunuara, fëmijët-engjëjt tanë të masakruar, gjakun dhe gjymtyrët e të gjithë patriotëve gjatë tërë historisë, që dhan gjithçka për tokë e komb dhe Liri.

Nuk po mundem të ndryshoj, ngase harroj e nuk lexoj, mashtrohem, habitem dhe nuk kujtoj, prandaj edhe veç lutem dhe prapë s’mundem asgjë tjetër t’bëj, ngase s’po mundem të ndryshoj!

Lutem, vetëm për shëndet e ribashkim, për trojet tona e kombin tim dhe nuk dua asgjë, as më pak dhe as më shumë!