Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Vetëm dy besime na bashkojnë

| E diele, 15.06.2025, 10:27 AM |


Petrit Dibrani:

SHQIPE…

Vetëm dy besime, na bashkojnë.

Besimi në Krijuesin e Madhërishëm e të Plotfuqishëm dhe në Shqiptarinë, na bashkon.

Jeta; është dhurata më çmuar, e dhuruar nga Krijuesi dhe trojet tona shqiptare, janë gjithashtu të dhuruara nga Krijuesi.

Ekzistenca e Krijuesit të Madhërishëm dhe Plotfuqishëm, nuk është çështje besimi, mirëpo është arsyeja më e fuqishme për mbarë njerëzimin, ngase të gjitha krijesat, janë të krijuara nga i njëjti Krijues.

Kushdo që ka një grimë pushtet, mund t’ju bëj të besoni “absurditete” dhe njëkohësisht, të mbani përsipër padrejtësi.

Athua pse?

Në vend të lirisë, “tufat” preferojnë barazinë në robëri?!

Ngase edhe shumë të vërteta, nuk janë për të gjithë njerëzit!

Dhe

Supersticionet janë për fenë, gjë që edhe po dominojnë në trojet tona!