| E enjte, 12.06.2025, 07:47 PM |
AKTI BARBAR I VRASJES SË NXËNËSVE NË GRAC, DHEMBJE E MADHE
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Ngushëllime
Austri! Ndajmë dhembjen e madhe me prindërit dhe gjithë qytetarët.
Kancelari
i Austrisë, Christian Stocker, vlerëson aktin “tragjedi kombëtare”, kurse
Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen i lutet popullatës të qëndrojnë
të bashkuar në këto momente të rënda.
Tri ditë zie kombëtare
Akti
barbar i vrasjes së fëmijëve në bankat shkollore në Graz, ka shkaktuar dhembje
të madhe në gjithë Austrinë. Gjerë më tani nuk mbahet mend një akt i tillë në
Austri. Vrasësi, një ish nxënës i shkollës në formë perfide kriminale hynë në
shkollë ku vet kishte mësuar para pak vitesh, por nuk e kishte mbaruar.
Vrasja
e njëmbëdhjetë njerëzve, nxënës e mësuese dhe plagosja e dymbëdhjetë të
tjerëve, disa prej tyre rëndë, ngjarje e trishtuar që ngriti në këmbë Austrinë
dhe opinionin ndërkombëtar. Nxënësit,
prindërit, personeli i shkollës, organet e sigurimit dhe ato qeveritare janë në
shok të thellë.
Drejtuesit
e vendit nisur nga presidenti, kryeministri, ministra, e të tjera
institucionesh, shprehen dhembjen e madhe për vrasjen mizore të fëmijëve duke u zotuar se do marrin të gjitha
masa në dhënien e ndihmave të plagosurve, prindërve, personelit mësimor, nxënësve
dhe gjithë atyre që përjetuan në çfarëdo forme aktin barabar.
Vrasësi
A.A. një austriak 21-vjeçar nga Kalsdorf pranë Gracit, la të vrarë të paktën
njëmbëdhjetë veta, prej tyre shtatë vajza dhe katër djem. Në mesin e vajzave të
vrara u gjend edhe Lea Bajrami, nxënëse pesëmbëdhjetëvjeçare me origjinë nga
Kosova. Të plagosur gjerë më tani janë
dymbëdhjetë persona, prej tyre nëntë në gjendje të rëndë. Vrasësi i la nënës së
tij një letër lamtumire dhe një video mesazh.
Grazi,
qytet relativisht i vogël u përball
sërish nga akte barbare vrasëse që nga viti 2015, dhjetë vjet më parë. Atëherë
personi vrasës u vërsul me automobilin e tij në zonën e këmbësore të rrugës
Herrengase, ku u vra një fëmijë, dy të rritur kurse rënd plagosi 36 veta dhe
120 persona tjerë të prekur nga sulmi terrorist. Aktori u dënua me burg të
përjetshëm.
Gjithë
qytetarët e Austrisë ndien dhembje dhe shprehin ngushëllimet e tyre prindërve,
mësueseve e gjithë qytetarëve.
Komuniteti shqiptar përmes shoqatave dhe mjeteve sociale ngushëllojnë
prindërit, familjet dhe mbështesin organet austriake në përballimin e
rrethanave të rënda.
Me
këtë rast drejtuesit shtetëror të Austrisë vendosen tri ditë zie kombëtare
A
duhet mësuar shoqëria në ndryshimin e konceptit të sigurisë?
Ngushëllime
Austri!