Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Përpjekja pa përgjegjësi është dështim

| E hene, 09.06.2025, 06:22 PM |


Milazim Zeqiraj

Përpjekja pa përgjegjësi është dështim

Kosova është e para

edhe kur ata dështojnë.

Premtimet e buta në fushatë,

për ne veprim i gabuar në votim.

Në fushatë fjalët si rushi,

pas zgjedhjeve punët si kurkushi.

Pushtetin e don, përgjegjësit si pranon.

Me dështim pushtetin e vazhdon,

më ose pa dashje shtetin e anashkalon.

Sot është koha, vendin më zhvillu,

Ne pa dashje në dështime e inate jemi ngatrru.

Përpjekja pa përgjegjësi,

dështimet i numëron,

dhe pa marre njeri tjetërin duke fajsu.

Jemi lodhur, fajsi duke ndëgju

Faji është jetim

Ate e marrim ne, që ju kemi votu.

Kosova e lirë është storje e suksesit,

tani e humbur e pa zë.

Kjo barcoletë që përseritet çdo 48 orë

ka emër e qëllim.

Ne nuk dështojmë kurrë,

së në zemër e kemi Kosovën më rrënjë në gur.

Ne po marrim mësim,

që në zgjedhje mirë të mendojmë,

që vendin mos ta lëm pa zë kur të votojmë.

Më guxim e mundim çdo dështimin

dhe mbrojmë vetën tonë.

Por të ardhmën ne nuk heshtim kurrë

për Kosovë ne përherë bëhëm murë.