Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Osman Ferizi: Reagim publik - mjaft me hipokrizi!

| E hene, 09.06.2025, 06:52 PM |


REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

NGA OSMAN FERIZI

Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë po reagoj për mungesën e mbështetjes serioze ndaj projektit të rëndësishëm kulturor dhe historik: Filmi dokumentar-artistik "Rilindasi i Fundit – Dr. Rugova", me autor Gani Mehmetaj, një emër i njohur për përkushtimin ndaj veprës së Presidentit Historik të Kosovës.

Vitin e kaluar kam pranuar me respekt kërkesën e z. Mehmetaj, për të ndihmuar këtë projekt. Si aktivist me mbi 3-dekada, vite të tëra kontribut në mërgatë, si ish antar i Komisionit Qendror të 3% për Gjermani, si ish-kryetar i Shoqatës "Sali Çekaj", ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe mbështetës i shumë projekteve kombëtare (që nga ndihma për grupin e Adem Jasharit në vitet 1996/97, te Kompleksi Memorial i Dr. Rugovës në Malaj, e deri te shtatorja e Shën Terezës në Pfaffenhofen, shtëpi dëshmorësh e familje skamnore), kam dhënë gjithë kapacitetin tim për ta përkrahur këtë nismë, falë kontributit, transparencës  dhe besimit të krijuar mesë vëllezërve që më besuan.

Kam kërkuar publikisht dhe zyrtarisht mbështetje nga:

?????Kryesia Qendrore e LDK-së

?????Grupi Politik për Mërgatën

?????Të gjitha Degët e Nëndegët jashtë vendit

?????Dhe bashkatdhetarët tanë në Perëndim

Por përballë kësaj kërkese, shumica zgjodhën heshtjen, mosangazhimin, apo më keq: hipokrizinë publike me fjalë boshe dhe zero veprime.

Deri tani janë mbledhur 34.570,00 €, falë gjithë atyre kontribuuesve që e kuptojnë peshën e kësaj trashëgimie. Dhe pyes me plot të drejtë:

? Ku janë "Rugovistët e mëdhenj" e të "përbetuar"?

? Ku janë deputetët që përfitojnë pushtet në emër të Rugovës?

? Ku janë ata që bëjnë fjalime përkushtimi, por nuk dhuruan as një meditje për këtë film?

Nuk keni as moral e as ndërgjegje për ta përdorur emrin e Rugovës për karrierë personale. Mjaft më me mashtrime dhe përulje të rreme para varrit të tij!

Mërgata e ka dhënë gjithçka për Kosovën. Ne nuk jemi më thjesht kuti votimi. Sot rreth 50 % e popullit jeton jashtë Kosovës, por është krejtësisht e pa përfaqësuar, përveç ndonjë servili të nënshtruar e pa dinjitet.

Prandaj them me zë të lartë:

? Kush nuk e mbështet këtë projekt, nuk ka të drejtë të flasë në emër të Rugovës!

? Mërgata nuk është lopë për t'u mjelë çdo katër vjet, por është zemra që ka mbajtur gjallë Dardaninë!

Tani është koha për të ndryshuar këtë mendësi vasale dhe të turpshme!

Mbështeteni këtë projekt ose heshtni përgjithmonë për Rugovën!

Konto ku mund të kontribuoni:

Të nderuar, mjetet mund të i paguani në konto:

Osman Ferizi,

Iban: DE07 7215 1650 0009 3335 01

BIC: BYLADEM1PAF

Verwendungszwek:

Filmi Doku" Rilindasi i fundit dr. Rugova".

Sparkasse Pfaffenhofen

Kosovë;

Konto në Prishtinë

Gani Mehmetaj

1501110004292807

Account nr.1403000031578332

Raiffeisen Bank Prishtinë.

Me nderim nga unë si kryetar i KO për Gjermani dhe autori i filmit z. Gani Mehmetaj, por edhe me kërkesë për llogaridhënie.

Osman (Oso) Ferizi

04.06.2025