| E hene, 09.06.2025, 06:21 PM |
Blerim Rrecaj
Në
Çarshinë e Gjakovës
Në
një të diel maji
Në
Çarshinë e Gjakovës
Në
ca lokale pijnë kafe njerëz
Shijojnë
këtë ditë të bukur me diell
Pjesa
tjetër e Çarshisë e zbrazët
Ku
pushon kalldrëmi e artizanët
Veten
e ndien të çuditur
Si
në ndonjë skenë filmi uestern
Në
Çarshinë e Gjakovës së bukur
Një
dallëndyshe mrizon në një hardhi
Të
lë t'i afrohesh e merr disa poza
Cicërimë
e saj bëhet melodi
Fluturim
i saj bëhet poezi...