Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Me mund të mësojmë´edhe sot nga Skënderbeu, Tereza, Rugova e Bogdani

| E shtune, 31.05.2025, 02:50 PM |


Ne kemi çka të mësojmë edhe sot nga Gjergj Kastrioti se si shpëtohet atdheut , si duhet atdheu dhe si mbahet shteti.

Nga Nënë Tereza për humanizmin dhe dashurinë në vepër për njeriun pa dallim.

Nga Ibrahim Rugova se si me anë të durimit, si njeri i paqes, i urtë dhe vizionar mund të hapen dyert e vendeve me ndikim dhe të hapen zemrat dhe dyert e diplomacisë ndërkombëtare për ta mësuar fatin e një populli të vuajtur e në robëri. Nga ai mund të mësojmë edhe se si krijohen aleancat dhe miqësit me vendet e fuqishme sikur është ShBA dhe vendet mike europiane.

Nga Pjetër Bogdani se si kur të thërret atdheu duhet me i zhvesh rrobat e fesë dhe me i vesh kostumet kombëtare dardano-arbërore në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe orientimit europian të Dardanisë.

___________

Gjergj Kastrioti lidhja jonë e vetme me rrënjët e lashta

Gjergj Kastrioti e ka dëshmuar veten si një profet i shkëlqyer,prandaj mbetet lidhja jonë e vetme me rrënjët e lashta. Nëpërmjet atij kombi ynë në përgjithësi i takon natyrshëm dhe duhet të jetë pjesë e pandashme e trupit të familjes europiane, sepse vetëm kështu Europa ështe e plotë dhe natyrale.