Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Komunistat ‘heronj’ shemben kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti!

| E enjte, 29.05.2025, 06:53 PM |


Pergatiti Fritz RADOVANI:

KOMUNISTAT  ”HERONJ”  SHEMBEN  KISHEN  KU  U  KONORZUE  GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU !

KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU  U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI

1361 – 1967

Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodres, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Donika

Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këte veper terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodres nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.

“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha!”

Europa vazhdon me “heshtë”! Edhe pse Shqiptarët po ngordhin …

Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend!

“Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit –  Skenderbeut dhe Nanë Terezes !”

A doni edhe dokumenta?

Edhe dokumentat ja ku i keni:

JA TESTAMENTI I ANADOLLAKUT TERRORIST EVER HOXHA:

Tiranë, më 27 SHKURT 1967:

Ja dhe zbatimi  i letres se terroristit ”hero” Ever Hoxha!


       Melbourne, 29 Maji 2025.