Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare

| E marte, 27.05.2025, 06:53 PM |


Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare

Nga Gjon Keka

Asnjë njeri, asnjë fe, asnjë Zot dhe askush nuk mund ta ndihmojë, nëse nuk e ndihmon veten Kosova dhe populli ynë në përgjithësi duke iu rikthyer vetes së tij, në rrugën e tij të natyrshme kombëtare europiane.

Në atë rrugë të lashtë historike, kulturore e shpirtërore që e trasuan paraardhësit e urtë e vizionar,sikur ishte Gjergj Kastrioti dhe figurat tjera me vlerë kombëtare Iliro-arbërore.

Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare, prandaj kushdo që tenton t'ia vë ndonjë ideologji fetare themeleve të kombit tonë nuk e njeh historinë e vërtetë të iliro-arbërorëve.