| E diele, 25.05.2025, 05:53 PM |
Adem Brahim Koliqi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin Popullor në Mbretërinë e Malit të Zi
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Shqiptarët  merrnin pjesë në jetën politike edhe në
Principatë  dhe në Mbretërinë e Malit të
Zi , që nga fillimet e parlamentarizmit në këtë vend.  Edhe pse numri i shqiptarëve në parlamentin
malazez ndryshonte, fakti që në Principatë dhe në Mbretërinë e Malit të Zi
shqiptarët kishin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Popullor, tregon se qeveria
njihte veçantinë e tyre kombëtare.  Këtë
të drejtë atyre  ua mundësoi Kushtetuta e
Principatës së Malit të  Zi nga dhjetori
i vitit 1905, kur Parlamenti i Malit të Zi si organ shtetëror, në kuptimin
formal dhe material u krijua  me emrin
Kuvendi Popullor, si përfaqësues i popullit dhe organ i pushtetit legjislativ
që ushtron me Princin.
Zgjedhjet
e para parlamentare për Kuvendin Popullor në Mal të Zi u mbajtën në bazë të
Ligjit për Zgjedhjen e Deputetëve të Popullit, të miratuar më 24 qershor (7
korrik) 1906. Kuvendi Popullor  zgjidhej
për katër vjet dhe çdo qytetar malazez mbi moshën 21 vjeç kishte të drejtë të
votonte "pavarësisht se sa paguan taksa". Në përputhje me
Kushtetutën,  mund të zgjidhej   deputet vetëm një shtetas malazez i cili në
ditën e zgjedhjeve është 30 vjeç, jeton përgjithmonë në Mal të Zi, duke
përjashtuar ata që janë të angazhuar në punë qeveritare, që gëzojnë të gjitha
të drejtat civile dhe që i paguajnë shtetit të paktën 15 korona në taksa dhe
detyrime çdo vit, ose detyrime dhe taksa të kombinuara. Përveç deputetëve të
zgjedhur nga njësitë zgjedhore, një numër deputetësh erdhën në Kuvend sipas
pozicionit - të ashtuquajturit,  deputetë
virilë.
Zgjedhjet
u mbajtën më 27 shtator , ndërsa  Kuvendi
Popullor  u mblodh për herë të parë në
Cetinë, më 31 tetor 1906. Kjo ishte mbledhja e parë e Kuvendit dhe ajo datë
llogaritet si data e fillimit të parlamentarizmit në Mal të Zi.
Siç
shkruan “ Glas Crnogorca”,   revistë
javore për politikë dhe letërsi, organi zyrtar i Principatës së Malit të Zi, 19
nëntor 1905 në zgjedhjet e para për Kuvendin Popullor  të mbajtura më 27 nëntor 1905, u zgjodhën
katër shqiptarë: Dedë Lekë Gjelosheviq ( kapitenia e Trieshit, Mehmed beg
Resulbegoviqi,  qyteti i Ulqinit, Brahim
Bet Likoviq, ( kapitenia e Krajës)  dhe
Osman Can Oxhiq ( kapitenia e Shestanit). Meqenëse disa deputetë u zgjodhën në
dy vende zgjedhore, si dhe procesi zgjedhor nuk u përfundua në disa vende,  në zgjedhjet e përsëritura më 20 nëntor (3
dhjetor)  zgjedhja e Dedë Lekë
Gjelosheviq ( kapitenia e Trieshit) u anulua. Në vend të tij u zgjodh
brigadieri Velisha Llazoviq, shkruan 
“Glas Crnogorca”, 26 nëntor 1905.
E
njëjta revistë, që mbanë datën  16
shtator 1906, shkruan  se i vetmi deputet
me kombësi shqiptare në parlamentin malazez ishte Adem Brahim Koliqi (kapitenia
i Krajës).
Referuar
revistës së përmendur, të datës 20 tetor 1907,  
deputet  i Ulqinit  u zgjodh tregtari Jusuf Resulbegoviqi , Petar
Lekë Dobrecoviq  (bujk) në kapiteninë e
Ulqinit dhe Adem Koliqi në kapiteninë e Krajinës.
Po
ashtu në “Glas Crnogorca”, 17 shtator 1911 
thuhet se Jusuf Resulbegoviqi  
dhe Petar Lekë Dobrecoviq u zgjodhën deputetë në Komunën e Ulqinit.
E
njëjta revistë, më  4 janar 1914 shkruan
: “Në zgjedhjet e mbajtura më 29 dhjetor 1913 (11 janar 1914), i vetmi shqiptar
në parlament ishte Dr. Filip Dobreçiq, sekretar i Ministrisë së Punëve të
Jashtme (kapitenia e  Ulqinit)”.
Nga
ajo që thamë  dhe dokumenteve të tjera
arkivore që posedojmë rezulton se në 
Kuvendin Popullor të Malit të Zi ( 1906-1914) janë zgjedhur 7 deputetë
shqiptarë.
Në
zgjedhjet e para parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 14 dhjetor (27),
1906, u zgjodh një shqiptar midis deputetëve të Kuvendit Popullor   të Malit të Zi.
Vitin
pasardhës (1907), në zgjedhjet e parakohshme për parlamentin malazez, u
zgjodhën tre deputetë me kombësi shqiptare.
Në
zgjedhjet për përbërjen e tretë  të  Kuvendit Popullor,  të cilat u mbajtën më 27 shtator 1911,  u zgjodhën 
dy deputetë shqiptarë.
Në
zgjedhjet e fundit në Mbretërinë e Malit të Zi, të mbajtura më 11 janar 1914,
vetëm një shqiptar u zgjodh në Kuvendin Popullor. (K.J)
Kuvendi
Popullor i kësaj përbërjeje u mblodh për herë të fundit më 25 dhjetor 1915 dhe
i përfundoi punimet më 4 janar 1916, duke mos 
u mbledhur më.