E shtune, 27.04.2024, 02:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ambasada Italiane: Deri më 30 korrik aplikimet për master

E merkure, 11.07.2007, 05:53 PM


Ambasada Italiane në Shqipëri njoftoi ditën e djeshme se, të gjithë të diplomuarit që duan të vazhdojnë masterin në Itali, mund të fillojnë aplikimet për bursë të pjesshme ose të plotë në degën Manaxhim Kulturor Ndërkombëtar në Universitetin e Gjenovës, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky master organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe institutit “Mario Toskano”. Kërkesat për aplikim duhet të dorëzohen deri më 30 korrik. Formulari i aplikimit gjendet në www.perform.unige.it. Sipas njoftimit të ambasadës, për më tepër informacion rreth masterit dhe aplikimit duhet të klikoni në web sitin www.mastermanagementculturale.it apo të interesoheni pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.

Aplikimi për pranim

Për pranimin në kurset pasuniversitare në universitetet italiane kërkohet një diplomë universitare, të paktën 4-vjeçare, si dhe njohja shumë e mirë e gjuhës italiane, franceze dhe angleze. Shuma mujore e bursës, të cilën mund ta fitojë një student apo një aplikant nga cilido shtet i botës, do të jetë rreth 1 mijë euro në muaj.

Po kështu edhe të gjitha shpenzimet e tjera për sëmundjet dhe aksidentet do të mbulohen drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë. Gjithashtu, kjo ministri njofton të gjithë të interesuarit se, nga adresa http://www.europeancollege.it duhet të shkarkojnë formularin e regjistrimit, duhet të bëjnë plotësimin dhe dërgimin pranë kolegjit nëpërmjet postës elektronike. Një kopje e këtij formulari duhet t’i dërgohet gjithashtu personalisht edhe Ambasadës së Italisë nga secili aplikant, pavarësisht nga shteti ku ndodhet. Në lidhje me Shqipërinë, këto aplikime bëhen edhe pranë zyrës së shkollave, që ndodhet në rrugën “Lekë Dukagjini”, Tiranë, brenda dhe jo më pas datës 20 qershor 2007, ndërkohë që pranimet do të mbyllen më 3 shtator 2007. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë në një komunikatë për shtyp njofton gjithashtu se ofron për qytetarët e huaj nga e gjithë bota 72 bursa studimi për vitin akademik 2007-2008, të ndara në 9 grupe bursash me kohëzgjatje 8-mujore. Në këtë grup, i cili ka më tepër mundësi aplikimi, përfshihen përveç shkencave politike dhe ekonomike edhe hapësira degësh të tjera studimi pasuniversitar si ato shoqërore, të shkencave të natyrës dhe atyre ekzakte.

Këtë vit, fakultetet do t’i pajisin studentët me suplementin e diplomës

Të gjithë studentët që mbarojnë fakultetin, përveç diplomës, këtë vit do të pajisen edhe me suplementin e diplomës, të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze. Ky suplement do t’u krijojë atyre lehtësira për lëvizjen dhe punësimin në vende të tjera të kontinentit europian e më gjerë. Ky është udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, sipas së cilës do të hyjë në fuqi këtë vit. Shtojca e diplomës, me procedura më të thjeshta për njohjen e diplomave të huaja, sipas MASH-it, shënon një hap të ri në zbatimin e Deklaratës së Bolonjës. Shtojca e diplomës do t’u përgjigjet të gjithë personave që kanë kryer studimet e larta dhe dëshirojnë të punojnë në një vend të Europës e më gjerë. Ky është një ndër favoret kryesore që do t’u vijë tashmë në ndihmë të gjithë studentëve që diplomohen, duke filluar që nga ky vit akademik. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit, në kuadër të reformës që ka përfshirë të gjithë sistemin e arsimit tonë të lartë, mbi bazën e Deklaratës së Bolonjës, shtojca e diplomës zë një vend të rëndësishëm. Ndërkohë, bëhet e ditur se realizimi cilësor dhe praktik nga institucionet tona arsimore të larta i shtojcës së diplomës do të ndihmojë për të realizuar platforma akademike më të mira dhe më cilësore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora