Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Letërsia dhe Filmi

| E marte, 13.05.2025, 06:57 PM |


Letërsia dhe Filmi

(Analizë dhe kritikë)

Nga Vladimir Shyti

Fjala dhe të parit në qoftëse do të gërshetohen mjeshtërisht nga autori dhe skenaristi është i padiskutueshëm suksesi. Bartja nga letërsija dhe veprimi në kinematografi për mendimin tim;fitojnë të dyja, megjithatë letërsia qëndron më lartë dhe nëse përshtatja do të ishte e sukseshme, pra, një lidhje e mediumit skenik marë sëbashku me fjalën në mënyrë prefekte do të nxirrte një kryevepër. Këto adoptime janë njohur qysh nga lashtësia antike e deri më sot dhe, gjithmonë në përgjithësi kanë triumfuar. Ndërsa sot ka mjaft skenare filmike të mbetur së shumti dhe në ekranet televizive, që jo s’pëlqehen, por e mërzisin spektatorin me ato shfaqje, që u largohen temës së caktuar, fjalë jo të përshtatshme rreth ngjarjes, ku edhe veprimet bëhen të pabesueshme.

Kinoskenari, që pasqyron një ngjarje nga jeta e përditshme, ose e adoptuar nga një roman, ka gjithnjë para syve zgjedhjen letrare, veprimet dhe të parin te personazhet që përzgjedh, ku karakteret e tyre përshtaten me aktorin. Eshtë e zorshme zhvillimi regjizorial në përcaktimin e masës dhe dëshirave të tij që lidhet me matrejalin e përzgjedhur. Në të vërtet, ai e ka të qartë, se gjatë ecurisë të filmit, mundet të dalin edhe pengesa që kanë të bëjë me raportin midis asaj që synohet dhe asaj që arrihet. Faktorët marrin veçmas kuptime të ndryshme, ashtu si numëruesi i një thyese pa emërues, por duke kërkuar me ngulm gjithmonë emëruesin ngjarja filmike do të marë rrugën e mbarë.

Para disa vitesh hasa në njërën kafene të qytetit një mik  dhe skenarist në rritje. Gjatë bisedës më foli për një skenar të marrë nga romani;Lumi Vdekur të shkrimtarit Kol Jakova, të cilin s’e kishte përfunduar dhe, as nuk e kishte më në planet e tij. E kundërshtova , por skenaristi më paraqiti argumentin: …u mrekullova nga ngjarja, por kur personazhi kryesor, të cilit agai fshatit i kishte përdhunuar të motrën dhe ai vendosë ta vrasë, por, që ai nuk e kreu vrasjen. Arsyea ishte se, disa miq komunist i kishin përshpëritur në vesh, që të bashkohej me çetat partizane dhe të vrisnin të gjithë agallarët e vendit. Sipas tij, nderi seksual, në këtë rast përdhunimi, duhej të ndëshkohej, hakmarrja ishte e domosdoshme, një skenë pa fjalë, duke shqyrtuar parimet në zanafillën e tyre.  Zakonisht skenat e dhunës u afrohen artistëve të talentuar, që kanë reputacion të lartë në masat e gjera të shikueseve. Rëndësia e këtij opinioni është motivuar nga arsye të së drejtës njerzore, paçka se në disa raste të dhunës shkelen ligjet shtetërore dhe përsëri artisti në atë personazh pozitivë merrë miratimin e shikuesit. Skena të këtilla shfaqen në të gjithë gjinitë e kinematografisë botërore, ku spikasin forma të ndryshme dhunimi e vrasje, që e kanë zanafillën qysh në lindjen e njeriut në këtë planet. Në këto skena përcillen mesazhe megjithëse ndonjëherë të vakta dhe jo bindëse. Në disa vepra regjizura kërkon të luaj, shton konflikte deri në përdorimin e dhunës, që mund të eleminoheshin me ndihmën e artit letrar, pra e të folurit, duke mos sjellur tek shikuesit as më të voglën emocion. Dramat njerzore jo gjithnjë zgjidhen me konflikte bastarde, siç shohim shpesh në telenovelat e filma të huaj që hyjnë vazhdimisht në vendin tonë, ndoshta edhe pa u rishikuar nga specialistët. Sa më pak dhunë në një skenë filmike dhe, sa më shumë fjalë të arta, qofshin popullore ose artistike, shfaqja e ngjarjes do të gjej përkrahjen e spektatorit dhe duartrokitjet e tij.

Një tjetër dukuri që vihet re në në filmat sidomos në ato seriale ardhur kohët e fundit nga skenarist të ndryshëm, qofshin Evropian, Aziatik dhe përtej oqeanëve, është zvarritja e ngjarjes, me pak veprime, shume fjalë dhe me episode, që në mjaftë raste kemi dhe përsëritje të tyre me disa ndryshime dhe, duke u larguar nga tematika e ngjarjes, ku, personazhet kryesore mbeten gjatë në hije dhe dalin në pah personazhet e dytë, apo të tretë. Jo, se s’pranohet, por këto shtojca mikroskenike, të cilat janë ndihmse të personazhit kryesor bëhen në disa raste bajate, sa që shikuesi mund të harrojë tematikën e ngjarjes, madej do të bëhen të mërzitshme dhe, pse jo zhgënjyese. Në këtë rast do të fitonte letërsia, pra fjala mbi shikimin e veprimëve, dituria do të zotërojë dhimbjen. Këtu producenti kalon në mëndyshje e pasiguria do t’a ndjekë deri në përfundimin e aktit të fundit, por do t’i duhet  të bëj një proces të gjatë bindës të përkthyer në film, ku të tregojë se letërsia është e pashmangsheme në kinematografi dhe, shikuesi të marë më të mirën e mundshme nga ajo ngjarje filmike. Pjesa dërmuese e kinematografisë ne bashkepunim me letërsin ishin dhe janë të sukseshme, sepse e kanë ngarë kalin me trokth derisa kanë arritur në revan. Skenarist e producent në bashkpunim të përhershëm kanë zbatuar me përpikmëri elementet me të çmueshem, që pëlqehen nga spektatori si;ndjenjat njerzore me fjalë të përzgjedhura, lëvizjet e aktoreve në mënyrë të përsosur, ku përcjellin te shikuesi emocione të papërshkrueshme deri në lotimin e syve, zhvillimin e ngjarjes me një kuptim të lartë artistik, ku fiton e drejta dhe humbet e zhdrejta, karaktere të shumëllojshme, që bëhen të dashur nga spektatori dhe, që urrehen prej tyre. Dhuna e treguar në episode te shkurtera arrin te humbase ne mermoren e shikueseve, pasi e mbyte poziviteti i personazheve kryesor të ngjarjes filmike.

Nuk besoj se cënoj dinjitetin tim prej shkrimtari, nëse shfrytëzoj rastin për të këshilluar kujdesin maksimal në ruajtjen e trashgimnisë të kulturës, zakoneve e dokëve te vendeve ku zhvillohet ngjarja artistike. Aty do të gjeni suksesin dhe ngrohtësinë e shikuesit, fati do t’u perkedhel e do te jeni:Zot i kohës dhe i forcave të tuaja. Nderi bordit te nje filmi kerkon respekt kudrejt detyrës që ka marrë përsipër, kolegeve dhe pasardhëseve, prandaj kush i kryen keto fuksione, duhet të jetë i kujdesshëm të mos lerë pas dore për të korigjuar edhe ndonje detaj të harruar gjate xhirmeve. Persa i takon inferioritetit cfardo qe te thuhet  mbetet ne fuqi, personazhet e pandenjë, por që behen talente, ndoshta edhe të padeshiruar nga shikuesi, por qe korrin edhe ata suksesin e tyre. Kjo është treguesi i një talenti në rritje, që fiton miratimin e publikut, ku gjykimin e bën shikuesi. Ndaj kinemaja, permbledhja e fjalës dhe e veprimeve duhet të jetë në stadin e pagjykushmërisë nga shikuesi rreth ngjarjes qe po shfaq në ekran. Ndonëse edhe gjykimi më i thjeshte mund të na thotë se ajo çka paraqesim ne ekranin e gjerë, ose menyra e te qenit opiniom e shikueseve, nuk mund të jetë shumë thelbsore, por, njerzit mund të marin e të mbiçmojnë vlerësimin sipas dobësive të vecanta të natyrës sonë. Dhe është e mahnitshme sesa ndikon një skenar filmi, kur vlerësohet dhe në shumë raste llastohet. Ashtu si macja që gërhet kur e përkdhelin, ashtu vizatohet pashmangshmërisht nje ekstaze e embël në fytyrën e producentëve dhe të aktoreve pas një deputimi me permasa gjigante në kinema. Nje karektaristike e tillë, që varet kryesisht nga tematika e shprehur në ekran, mund te ushtrojë mjaftë ndikim mbi sjelljen e shumë njerzeve. Por, duhet të bëjne kujdes, se në disa raste ngjarja filmike merrë euforinë dhe kalon në dekadecë, por shikuesi, që sot qëndron në lartësinë intelektuale më të lart shoqërore të gjykon në mënyren e tij. Prandaj, nëpermjet skenarit te shkruar dhe veprimeve filmike, sipas pikpamjes sime, duhet të kufizojme ndjeshmërine e tepërt ndaj opinionit të shikueseve, duke reduktuar sa më mirë përmes gjykimit dhe një vleresimi real, ku as duhet të lajkatojmë, as të fyejmë, sepse të dy rastet;literaturë dhe film janë të lidhura me të njejtin fillë, ku mbeten skllevër te opinionit dhe mendimit të gjithkujt.

Në një nga elementet, si në të shkruar të fjalës dhe të parit hyn termi krahësimit, që zhvillon ekzistencën kohore me të gjithë elementet sidomos konflikti. Kjo krijon fushën e veprimit të dramës, ku në mjaftë raste tejkalon superfuqinë që ajo mbart në skenar, ose që mund të dalin gjatë xhirimëve. Kam vënë re se në shumë episode konfliktuese kanë më shumë se një opsion për zgjidhje pa arritur në zënka fjalë, apo fizike, sidomos ne filmat me tirazh të gjatë mujore dhe me vite. Këtu nuk ekziston, falja edhe, kur kjo fjalë magjike kërkohet, por, në pak raste, që të mos e ekzagjiroj vetëm e zbut konfliktin, që vlerësohet më tepër sa duhet në të vërtetë. Në filmim “Njëriu me top”marrë nga romani Dritëro Agollit me të njëjtin titull. Personazhi kryesor Agushi nuk mundi të triumfojë mbi egon e vet. Për të hakmarrja ishte në plan të parë, ku dhe e realizoj, por që u pasua me dështim. Gjylja e topit që ai tentoi të qëllonte kullën e hasmit, devijoi drejtim të mullarëve të barit. Gjakmarrsi nuk çlirohet, tenton rishtas të godas, por këtu hyn fjala, duke ndërprerë veprimin. Kjo lidhje magjike midis letërsisë e kinemotografisë i dha filmit një arritje, kënaqësi tek spektatori dhe fitojë madhështinë e vet. Po, kështu në një tjetër film me tirazh të shkurtër, marrë nga nje ngjarje botuar në gazetën “Times”, ku konflikti midis një puntori, i cili vrau punëdhënsin e vet për hakmarrje:”Ditën e ekzekutimit tek ai shkojë prifti zonës, por puntori vrasës, duke qëndruar i qetë, nuk tregoi asnjë interes për lutjet e tij. E vetmja gjë që kishte përzemër ishte se si mund të sillej me një guxim të tepëruar përballë publikut që do të merrte pjesë në fundin e tij të turpshëm. Dalldia e tij, jo shumë emocionale nga pjesëmarrsit, nxirrte në pah budallallëkun e vet, se ai po shkonte drejt trekëmbëshit për tu njohur me misterin e madh”, ku edhe mori duartrokitje të zjarrta nga turma. Kjo krenari e shthurur tregon qartë zbrzëtinë dhe vogëlsinë e përmbajtes të saj. Këtu, duhej të kishte ndërhyrje në skenar nga produksioni, ku të dilte në pah forca e ligjit mbi fajsinë dhe, kjo dramë të shuhej para se të zhvillohej. Të kishte fjalë pendese, pa i kapërcyer kufijtë e arsyes. Ky ishte një shëmbull i shkëlqyer kotësie, pra, të habit fakti, që personazhi nuk ka asnjë llojë tjetër shqetësimi, veçse të çudisë pjesmarësit, duke kërkuar një opinion abstrakt për vete. Ndëhyrja e fjalës ndryshe do t’a bënte më emocionale skenën, ku edhe turma mund të kërkonte faljen e jetës për atë vrasës të “penduar”. Në një tjetër vepër filmike tepër e sukseshme që po serviret sot për shikuesit shqiptarë në ekranin televiziv, ”Dhoma Kuqe”telenovelë Turke, ku spikat vetëm fjala e mençur, tepër emocionues nga fillimi episodit deri në fund. Me shumë pak sheshe xhirimi, që tregojnë shumë. Mbizotrojnë fjala e urtë e psikonalistëve, ngjarje episodike të të gjithave zhanëreve jetsore të individëve, të cilët luftojnë me veten, çlirohen nga e kaluara dhe marin udhën e lumturisë, pasi kanë nderuar të tjerët dhe kanë poshtruar veten. Të mbysin emocionet deri në lotë, krijon urrejtje për të poshtrin, por lumturohesh ku çdo gjë merrë sqarimin e duhur. Ka shumë pak dhunë, konflikte të arrira me finesë, ku hera-herës janë më së shumti me veten. Pra në çfardo lloji forme shfaqet, superioriteti që nxit kundërveprimin e masës të mediokërve në aleancën e nevojtarit, për t’i mbytur ata nën parrullën”Poshtë vlerat”, duke komanduar e kontrolluar jashtë një llogjike njerzore. Këtu del bukur midis emocionëve lindja e një njeriu te ri, pra një yll vezullues, që do të zhbëj shkëlqimin e yllit të vjetër. Dhe, mbas kësaj drame çlirohet edhe shikuesi, duke pritur me padurim episodin e ardhshëm.

Filmi dhe letërsia tregojnë se gati të gjithë krijimet më të larta të mendjes njerzore, nuk janë pritur në shumë raste mirë dhe është dashur të vinin mëndje të ndritura, për t’i ngritur në stadin e duhur, duke krijuar një farë përsosmërie dhe kanë krijuar personazhe të mbetura në kujtesën e spektatorit. Arti letrar me batutat e shumëllojshme përdoren gjerësisht nga masat të mëdha shikuesish, duke u dhënë kënaqësi e argëtim. Këto janë krah i fortë lëshuar nga personazhe të ndryshme, që shtojnë lëvizshmërinë, në mënyrë që këto thënie të mençura të fluturojnë larg dhe të qëllojnë shpirtin e ndërgjegjen njerzore. Kjo tregon se loja e aktorëve mund edhe të harrohen në disa episode, ndërsa vepra letrare mbetet, madje duke krahasuar edhe veten me atë çka ke marrë nga filmi. Natyra ka shënuar mes njerzëve dallime të mëdha, qoftë në planin moral ashtu dhe në atë intelektual, shoqëria i vendos të gjithë në të njëjtin rrafsh, ndërsa skenografia merrë parasysh dhe ndryshuemëshmërinë ose duke zvendësuar me dallime artificiale, sipas pozitës shoqërore, por pa shkelur diametralisht të kundërtat me rendin e natyrës. Këto skenare sociale, që pëlqehen nga spektatori, duhet të përshkojnë te shikuesi forcën emocionale dhe të sjellin pompozitetin e personazhit dhe duke shfaqur në terësi pozivitetin në masat e gjera popullore. Pra, filmi dhe letërsia mënjanon njerzit e mëdhenjë, ku mbizotron mediokriteti i pamatë, bëhet barazia e të drejtave dhe si rrjedhim, vë në dukje të gjithë meritat, përveç dhuntive shprtërore, të cilat kalojnë kontrbandë, por që luftohen me artin e fjalës dhe me pamjet e kujdesshme të të parit. Kinematografia ecën me të shkuarën dhe të ardhmen. Koha vetë përkujdeset të gjejë kopetentët, të cilët do të japin shikuesëve e pasardhësëve të tyre ndjenjat dhe historitë të epokave të ndryshme.