| E shtune, 10.05.2025, 11:39 AM |
 E SHKRUAR MË 5 MAJ
E SHKRUAR MË 5 MAJ
Lavdi
Dëshmorëve! Mallkuar Hipokritët!
Albert HABAZAJ 
Më falni, o të ndritshmit dëshmorë
Që sot në Datën tuaj të shenjtë 
Tek më dhembin vargjet, me zemër në dorë 
U përulem juve, por do t'i shaj qentë.
Jo qentë e stanit, as qentë e shtëpisë,
Por ata zagarët, langaraqët
Ata që llagëmin e hipokrizisë
Na e shesin si punë të fisme, të paqtë...
Nga varaka e fasadës lumturore 
Të verbuar, të vyshkur, të vrazhdë,  
Maskat e fëlliqura marrin për dore
Harrojnë që ne shohim tej fasadës.
Vërshojnë vandakët me premtime legjendare
Sa që vetë premtimeve u bie të fikët,
Maskat e virtytit na u bënë si varre
Lavdi Dëshmorëve, mallkuar hipokritët!
Vlorë; e hënë, 5 Maj 2025