Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Çuditërisht!

| E enjte, 08.05.2025, 06:52 PM |


Neki Lulaj

Çuditërisht!

Derisa ne humbim kohë

Dhe grindemi mes veti

Armiqët i fërkojnë duart,

nga gëzimi

Dhe i thonë njeri- tjetrit

Shifi të marrët

Ju ka hyrë mes veti grindja

Djalli e Naleti.

Ata nuk kursejnë

Ata japin para e lira

E për ne hartojnë planeplane ugurëzeza

Kurse ne me  fudullizëm e kryeneqësi

E kemi zënë presën e jazit

Dhe e kthejmë ujin

Në mullirin e vrasësit…