| E merkure, 07.05.2025, 06:55 PM |
NË
SONATORIUM
Nga
Neki Lulaj
Këtu
ditët plaken
Në
mëshirën e bluzëbardhëve.
Dhembja
po bredh
Si
ujku i tërbuar nëpër stane
Po
bie
Në
kurthin e ilaçeve
Po
e merr me vete vetëm harresën vrastare!
Rreth
kësaj parajse
ecin
haprënduar këta të sëmurë.
Ca
disi të kërrusur nga dhimbja
Ca
me karroca , kukëza e bastunë.
Ca
me sy ku loti merr faqe
shoqëruar
shpesh nga psherëtima.
E
unë jam mbështjellë me çarçaf të bardhë
tres
dhembjen në heshtje.
Me
një vullnet e dashuri të madhe
Për
ta mundur sëmundjen
Për
ta luftuar lëngatën në prag.
Këtu
shpresat i varin në ajër, në qiell
Ligjërojnë
në heshtje me Biblën e lashtë
Luten
për kokën e engjëjve
Që
kurrë nuk i kanë parë.
Në
sanatorium çdo gjë është kaluese
Askush
këtu nuk e përsërit këtë klasë.
Schwarzwald, maj 2025