Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Çadrat që i shkuli Gjergj Kastrioti u rikthyen sërish në shekullin XXI

| E diele, 04.05.2025, 06:52 PM |


Çadrat që i shkuli Gjergj Kastrioti u rikthyen sërish në shekullin XXI mu përballë statujës së Atletit të civilizimit Europian.

Dhe rikthimi i tyre u bë sigurisht me ndihmën e mbetjeve dhe renegatëve pushtetarëve të Kosovës. Prandaj, sikur kam thënë shumë kohë më parë se vetëm ata që nuk janë gjak i pastër dardano-arbëror, pra nuk janë gjak i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), por mbetje otomane, bëjnë gjëra të tilla.

Mjerë për Dardaninë (Kosovën) që po mbanë në kurrizin e saj llojë llojë poshtërimi.

A nuk patë vend diku tjetër me i vendos ato çadra ,por mu para statujës së Gjergj Kastriotit, kjo tregon se ka qenë e qëllimshme dhe me tendenca të errëta ideologjike.

Me të drejtë thoshte Gjergj Fishta i cili është aktual edhe sot: "O Perëndi, a ndjeve, Tradhëtaret na lanë pa Atdhe, e ti rri e gjuan me rrufe Lisat n'për male kot..."