| E premte, 02.05.2025, 06:54 PM |
MASKARADA KUVENDORE TURPËRON OPOZITËN DESTRUKTIVE
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Vite më parë një deputet i Bundestagut
gjerman, i informuar bollshëm për përbërjen e Parlamentit të Kosovës, do të
alarmonte kolegët e tij, se "në Parlamentin e Kosovës janë 27 deputetë
kriminelë. Kur takoj zyrtarët e lartë atje, më duhet t`i lajë duart fort me
sapun, sepse i kanë të përgjakura deri në bërryla, me gjakun e bashkëkombasve
të tyre, kundërshtarë politikë...!"
Me gjithë thirrjet e përsëritura të
shteteve të Quintit dhe të ndërkombëtarëve tjerë, për pastrimin e listave
emërore të kandidatëve për deputetë të kriminalizuar, subjektet politike, pjesë
e PAN-it, sfiduan shqiptarët dhe ndërkombëtarët, duke e ndotur, sërishmi,
Parlamentin. Janë, pikërisht, këta deputetë, mbrojtës të krimit dhe të
kriminelëve, që sabotojnë vazhdimësinë e organeve përkatëse. Qëllimi është i
qartë: Pushtetin e humbur me votën e lirë demokratike, duan ta marrin dhunshëm
në tavolinë.
Edhe pse pozita e kryetarit të
Kuvendit, ligjërisht, i takon partisë fituese, respektivisht, LVV, e propozon
femrën më të votuar të këtij Parlamenti, Albulenë Haxhiun. Opozita nuk e
pranon, sepse ajo e paska "fyer" dikur, me thirrjen kriminel,
ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, duke qenë edhe kryetar i Organizatës
ilegale kriminale -SHIK-! Thënia e vërtetës nuk është as shpifje dhe as fyerje.
Përkundrazi, kryetari e ka fyer Albulenën, me shprehjen "ma hangsh",
duke çuar dorën mes këmbëve!
Deputeteti kontravers, një enverist i
kallur, Nait Hasani i PDK-së, edhe pas një dekade të dënimit nga shqiptarët e
përbotshëm, të filosllavit Enver Hoxha, për krime e tradhti ndaj shqiptarëve,
Atdheut, kombit, me një miting masiv të organizuar nga "gjeneralët"
të vetëshpallur, i thurte hymne dhe e quante hero!? I kthyer në Parlament për
të mbrojtur krimin dhe kriminelët, duke folur në emër të opozitës, deklaroi se
"pranojmë cilindo nga deputetët e pozitës, përkatësisht, LVV, me
përjashtim të Albulenë Haxhiut dhe Donikë Gërvallës!!"
Shtrohet pyetja: pse anatemohen dhe
përjashtohen këto dy femra deputete nga mundësia e të qenurit në krye të
Kuvendit?! Sepse në gjen kanë atdhetarizmin dhe të vërtetën e kanë thënë dhe
vazhdojnë ta përsërisin, pavarësisht nëse u pëlqen hipokritëve, horrakve dhe
zuzarve,
qofshin ata edhe deputetë aksidental,
mjerisht, të Parlamentit të Kosovës!
Sulmet e orkestruara kundër Donikës,
pse i dha emër krimit
Donikë Gërvalla, me dy vëllezërit e
saj, mbeti bonjake në moshën 10 vjeçare. Logjistikën për atentatimin e babait
të saj, Jusuf Gëevalla, me vëllanë Bardhoshin dhe shokun e tyre Kadri Zeka, e
përgatitën soji i këtyre LPK-ejsave, tani militantë të PAN-it. E sollën Kadriun
nga Zvicra, e shëtitën në klubet e Mërgatës për tri ditë, deri sa UDB-a e
organizoi ekzekutimin e tyre në grup.
Socialistët gjermanë në pushtet, me
ministër të Brendshëm, Kinkel, nuk u lodhën shumë, edhe pse u identifikuan
palët në krim. Por, marrëdhëniet me jugosllavët ishin pykë dhe lanë shteg për
të vrarë edhe veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare. Dhe, ashtu ndodhi.
Krejt njëjtë, siç vepruan UNMIK-u me ndërkombëtarët, me 40 mijë trupa në Kosove
pas luftës dhe vrasjet serike cilësore të listuara nga "komandantët"
kriminelë, me bandat e tyre, vazhdonin shpengueshëm. Ndonëse vrasjet politike
ishin një -e fshehtë publike-, hetoheshin, zbuloheshin, por, ose
dënoheshin simbolikisht, sikur të kishin vjedhur pula, ose liroheshin "për
mungesë faktesh!?" Fijet e krimeve makabre, i tërhiqnin agjentët
shqipfolës të Serbisë, nga LPK-ja, tani, anëtarë të partive të PAN-it; agjent
shqipfolës të Francës; të SHISH-i enverist; anëtarë të organizatave ilegale
kriminale SHIK, "Shqiponjat e Zeza" dhe "BIA" shqiptare!
Donikë Gërvalla, si studente në
Universitetin e Tiranës përqafoj pluralizmin politik, duke u bërë pjesë e
grevës studentore. Në viti 1992 vazhdoi studimet në një fakultet të dytë në
Gjermani. U bë anëtare e LDK-së, më vonë nënkryetare e saj. Punoi në Zyrën e
LDK-së, në Shtutgart, me Sali Çekaj, sot, Hero i Kosovës. Përshkoi anepërtej
Gjermaninë dhe shtetet fqinj të Evropës, për begatimin e Fondit të 3 %-shit si
dhe në aksionet tjera, për mbijetesën ekonomike të Kosovës.
Donika e përjetoi rëndë represionin e
pushtuesit serbo-sllav në Kosovë. U angazhua në debatet ndërkombëtare, për
trajtimin e egër e kriminal të bandës shtetërore të Millosheviçit. Njohëse e
shkëlqyer e gjuhës gjermane dhe angleze, ajo përballej, në televizionet
prestigjioze të Evropës me gazetarë, politikanë, gjeneralë, zyrtarë të lartë,
ministra, kryeministra dhe gjithherë ishte fituese e debateve, sepse
përfaqësonte dhe proklamonte të vërtetën absolute, duke demantuar, madje
bindshëm, lehaqenët serbosllav dhe dostat e tyre rrast të paguar. Megjithë këtë
bagazh veprimtarie atdhetare, në shërbim të luftës, të UÇK-së dhe të Kosovës,
lukunia shpifarake e PAN-it, me degëzimet servile e hiqe të tij, e akuzojnë
vajzën dinjitoze e krenare të Jusuf Gërvallës, se, kinse, na qenka kundër
UÇK-së!
Dega e LDK-së në Gjermani, i bëri
thirrje Donikë Gërvallës për ta drejtuar partinë. Ajo, duke parë se LDK-ja
ishte bërë bisht e patericë e PAN-it, kryesisht, e PDK-së dhe me ndryshimin e
statutit e rregullores zgjedhore, po devijonte rrugën regoviane, bëri thirrje
të korrigjohej lidershipi i saj, me dyshimin e bazuar se po e shpiente partinë
e Rugovës drejt humnerës. Qendra e LDK-së, në vend që të reflektonte, rrethi
vicioz i kryetarit filloi të intrigonte përmes individëve në Mërgatë. Kulmoi me
mbylljen e derës të Kuvendit të 8-të zgjedhor, të delegatëve të Degës të
Gjermanisë dhe të Zvicrës, më 25 maj 2015. Ndërsa tërheqja zvarrë e Donikës,
nga salla e Konventës të LDK-së, në Prishtinë, nga bodiguardët e ministrave të
Isa Mustafës dhe heshtja qyqare e qindra delegatëve në sallë, largoi nga LDK-
ja mijëra anëtarë njëherësh!
Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla
nismuan ndryshimin
e domosdoshëm të skenës politike të
Kosovës
Vendimi i Vjosa Osmanit dhe Donikë
Gërvallës, për ta bërë ndryshimin, jo vetëm brenda LDK-së, por në të gjithë
skenën politike të Kosovës, ishte mençuri dhe guxim intelektual. Anatemat sharjet
dhe ofendimet pa fije mbulese objektive, ishin injorancë, me elemente të
bollshme të rrugaçërisë. Nga ky rebelim intelektual, e fituar ishte LDK-ja,
sepse duke qenë patericë e PDK-së, rrezikonte që në zgjedhjet e radhës, të mos
e kalonte pragun. Klani rreth kryetarit, nuk pyeste më elektoratin,
anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje as vetë
Kryesinë e partisë. Vjosa dhe Donika ruajtën anëtarësinë e LDK-së dhe ia kthyen
Lidershipit të ri qysh në zgjedhjet lokale, me shpresë të ringjalljes, më
saktë, ringritjës të partisë.
Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla bënë
ndryshimin e madh, shporrjen nga pushteti satanik i "komandantëve"
mëkatarë të krimit të organizuar, të hajnisë zyrtare, të haraçit të
përgjakshëm, shtetarëve dhe të pushtetarëve të pazareve të pista, deri në
tradhti të ndarjes të Kosovës. Lista GUXO dhe Alternativa, të bashkuar në
koalicion me LVV, parësi të pushtetit të tyre kishin vënien e sovranitetit në
veriun e Mitrovicës, nga ku kishin hequr dorë të gjitha qeveritë paraprake, me
vulën e dhënë nga ish presidenti i shantazhuar me dosje faktike.
Albulenë Haxhiu e denjë për postin e
Kryekuvendares
Albulenë Haxhiun shqiptarët e njohin
nga protestat e demonstrimet, të organizuara nga LVV. Shumë aktive dhe e
guximshme. Luftarake u tregua Albulena edhe në përballjen fizike me deputetët
mujsharë të PDK-së, të cilët provokuan, pa shkas, kuvendarët e LVV. Ajo ka një
përvojë parlamentare prej 12 vjetësh në opozitë. Një bashkëshorte ideale, një
nënë e kujdesshme, një bashkëpunëtore e harmonishme partiake, por e rreptë ndaj
"komandantëve", sa mujsharë, aq edhe lakmitarë të pa merituar për
pushtet.
Duke qenë në krye të Ministrisë të
Drejtësisë, institucioni më i degraduar dhe i abuzuar nga "komandantët"
pushtetarë, në përpjekje për ta vënë institucionin në binar, provoi ta
aktivizojë Vetting-un, për testimin e kuadrit dhe sferat të tjera. U pengua
ndër vite dhe vazhdon të pengohet. Byroja për Verifikimin e Pasurive të pa
mbulesë financiare, themelimi i saj i një rëndësie të veçantë për shtetin
ligjor. Por, hajnorët duan ta bllokojnë dhe ministren ta largojnë, së bashku me
partinë e saj. Për 4 (katër) vjet radhazi, opozita PAN-iste u bë palë me
Serbinë dhe miqtë e saj, për ta luftuar pozitën, respektivisht, Albin Kurtin me
LVV të tij.
Për çudë, Kadri Veseli drejton
Organizatën ilegale kriminale SHIK, sinonim i krimit vrastar të kundërshtarëve
politikë bashkëkombas. Një krim dhe turp i madh kombëtar, tashmë, i provuar.
Shefi i SHIK-ut ka provuar ta legalizojë këtë krijesë monstër, duke e lutur
Presidentin Rugova, i cili njihet për prudencë, urtësi. Por, ky rast e ka
zemëruar me tepëri dhe përgjigja ka qenë e rreptë: "Kam një kusht "të
vogël" për
kërkesen tuaj: Më parë - i ngjallni të
vrarit, pastaj bisedojmë!"
Krimet numerike të SHIK-ut janë aq të
vërteta e faktike, sa tmerrohet edhe zyrtari i Shtëpisë të Bardhë, amerikani
Richard Hollbrooke:
"E kemi ditur që shqiptarët në
Kosovë, duhet t`i mbrojmë nga kriminelët serbë, por nuk e kishim paramenduar se
do të na duhej t`i mbronim edhe nga vevetja - shqiptarin nga shqiptari!"
Pyetja, nëse Albulena shpifi kundër
Shefit të SHIK-ut, apo e tha një të vëtetë në shkallën sipërore.
Sigurisht, qëndron e dyta. Pra, nuk kemi të bëjmë as me shpifje dhe as me
fyerje. Deri sa Kadriu është pranuar dhe votuar, paradoksalisht, me një barrë
mëkatësh, kryetar Kuvendi! Atëherë, pse të mos pranohet një vajzë-nuse-nënë e
dinjitetshme, siç është Albulenë Haxhiu?! Deputetët e Kosovës kanë votuar
president edhe Hashim Thaçin, i cili, për t`i shpëtuar burgut, u rekrutu nga
francezi Arnaud Danjear, kryesisht, në favor të Serbisë. Për rekrutimin e tij,
flet edhe kreu i Shërbimit Sektret francez, Pierre Siramy, në Canal +, bisedë e
regjistruar në You Tube.
Krejt i ngjajshëm është edhe rasti i
Donikë Gërvallës, të cilës po i vriteshin, në paqe e liri, pas luftës, kolegët
e babait, Jusuf Gërvallës, bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës dhe të Sali
Çekaj, por edhe të vetë Donikës, e cila komunikonte me ata, nga Zyra e LDK-së,
në Shtutgart, e udhëhequr nga kryetari i Degës të LDK.së, Hafiz Gagica. Donika
i dha emër e mbiemër krimit dhe apeloi të ndalonin vrasjet e burrave dhe
të djemve të Kosovës, të cilët e bënë rezistencën aktive dhe luftën e
armatosur,
Albulenë Haxhiu, me simotrat e
sivëllezërit e saj partiakë, të organizuar në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë
reaguar dhe kanë rrezikuar jetën e tyre rinore, në mbrojtje të Kosovës, nga
shtetarë e pushtetarë të shantrazhuar, si rrjedhojë e veprave penalizuese, të cilët
kanë dëmtuar dhe vënë në pazar pjesë të territorit të Kosovës, fqinjëve
lakmiqarë.
Kërkesa, sa absurde, aq edhe
rrugaçërore, e opozitës destruktive, që të mos pranohet kandidatura e deputetes
më të votuar femërore, Albulenë Haxhiut, për kryetare të Kuvendit, është
cinike. Zërat të çjerrë, komentues budallenj, analistë të paguar, mbështesin
opozitën. Por, LVV, me asnjë kusht, madje edhe me asnjë çmim, nuk duhet të
bëjnë kompromis me këtë opozitë dështake dhe tërësisht të çakorduar.
Opozita nuk ka arritur të bindë askënd
në kërkesat e saj absurde. Suksesi i LVV është besimi i krijuar se mbonë
sovranitetin e Kosovës, gjë që dyshimi për PAN-in, tashmë, është i bazuar.
Një selame dëshpëruese e kam për
LDK-në. Me qëndimin e saj ndaj opozitës të kriminalizuar PAN, dha shpresë se
rrugët janë ndarë dhe kurrë më patericë e tij. Por, së fundmi, kabllat janë
ngatërruar dhe dyshoj se do t`i kushtojë në një të ardhme të afërt. Uroj të jem
i gabuar.