| E premte, 02.05.2025, 06:53 PM |
Ai
ishte aktor o Petro
Apologji për vete dhe për të tjerët
(Pjesa
e pestë)
Nga
Kristaq Turtulli
"Çfarë është shënuar në monedhë"? – pyeti Jezu Krishti. "Koka e Cezarit",- i thanë. "Atëherë, jepini Cezarit, çfarë i takon Cezarit dhe jepini Zotit, çfarë i përket Zotit", u tha Jezui. E pra, siç ka thënë Jezu Krishti, këtu e dymijë vjet më parë. Le t'u japim secilit atë që u takon, pa mëdyshje, pa pasione, pa komplekse. Atyre personave që kanë luajtur dhe luajnë role të rëndësishme, për fatet e kombit shqiptar, përgjatë shekujve dhe diekadave, për mirë ose për keq. Ne që e kemi jetuar dhe parë kthjelltas me sytë
tanë,
e dimë mirë, dhe t'u themi atyre që vijnë pas, ashtu siç ishte në të vërtetë.
Një
moment me sinqeritet mendojmë se, kanë rrjedhur gjithë ky ujë nën urë dhe nuk
do të rikthejmë më kryet nga e shkuara. Do të ecim përpara, pa u ndalur. S'janë
pak, por 24 vjet, qysh atëherë, kur u mendua se ndodhi përmbysja. Dëshira për
një vështrim përpara,
për
një jetë të re demokratike. Me mendësi të reja progresiste.
Mes
nesh, e kësaj periudhe është rritur burrëruan në të tjera kushte dhe mendësi
një tjetër brez, qe nuk e njeh të vërtetën ashtu sic është. Me indiferentizëm e
merr, ashtu si ja thonë. Shpesh thuhet se nuk duan të dëgjojnë asgjë, për sa ka
ndodhur përpara
24
vjetëve. Ndërsa për brezin tonë e, ca më tej, pëshpëritet mes vedi; me thënë të
drejtën jemi lodhur. Sepse qysh në fëmijëri, na detyruan të mësonim, parulla
standarde, steriotipe; për partinë, për Enverin, për diktaturën dhe
internacionalizmin proletar.
Për
dhunën e pamëshirshme, ndaj klasës së përmbysur.
Nacionalizmin,
deri në asgjësimin e plotë të saj. I lexonim këto kudo të afishuara nëpër mure.
I përsëritnim këto çdo në mëngjes, çdo në drekë dhe çdo mbrëmje. Shpesh herë na
ngrinin në mes të natës dhe na urdhëronin të përsëritnim, t'i thoshim me zë të
lartë.
Na
trembej gjumi. Na regëtinte zemra, na këputej syri. Ne sy mbyllur, si
somnambulë, përsëritnim atë, nuk donin kurrë ta mendonin dhe jo më ta thoshim.
Na
i shurdhuan veshët për dyzetepesë vjet, të dëgjojmë si i binin fyellit në një
vrimë. Fatmirësisht edhe pse pak me vonesë, u kuptua prej të gjithëve, se
"fyelli" i vjetër, nuk paska vetëm një vrimë, por shumë vrima, ku
mund të vendosësh gishtërinjtë dhe të
lëshosh
të tjerë tinguj.
Por
ka nga ata që nuk lodhen dhe nuk mërziten. Ata, të djeshmit e pushtetshëm, që
tashmë janë të nginjur me para, duke e lënë popullin fukara dhe i kthehen dhe i
rikthehen me djallëzi, duke gjetur të tjera shtigje të verbëta, si rastësisht,
gjoja të paditura,
si
fjala vjen: "Nacionalizmit". Ti ngrenë më pas në skenën shqiptare. Ti
bëjnë të vërteta të padiskutueshme, dhe dalë ngadalë rivendoset ëndrra e tyre,
me xhepat e mbushura me para. Instituti marksist-leninist, është përmbysur, por
ekziston akoma në ata që
e
patën krijuar dhe në ata që u mësuan...!
Sot
në Shqipëri, me ndryshimin e kahut politik, ardhjes në pushtet të një partie
tjetër, u zgjuan nostalgjitë e patologjitë e strukura. Ato gjithnjë ngrihen e
ulen, dallgëzohen, vazhdojnë të përplasen në memorie dhe sot e kësaj dite.
Ndoshta dhe më tepër, paçka
e
kemi 24 vjet demokraci...! Tani kanë filluar të zgjohen e të dëgjohen të tjera
zëra të paqena, rreth "nacionalizmit" të Enver Hoxhës.
Sakaq,
u hap tjetër vrimë në "fyell", paçka se "fyelli" është të
vjetër, i krimbur prej kohës. Por ata kanë filluar t'i bien kësaj vrime. Çfarë
paradoksi?! Ndoshta nuk është paradoks, por kalë Troje. Kur vetë ai po të qe
gjallë, të dëgjonte një gjë të tillë,
do
të zemërohej dhe do të gjëmonte: "Kush guxon të më quajë mua nacionalit"?!
Ndoshta nuk dihet, sepse ai gjithnjë e dridhte.
Sigurisht
që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, se mund ta bënin të tillë. Ishte ai, që
me bindje dhe ndërgjegje të plotë, shfarosi me zjarr dhe me hekur, klasën
fisnike dhe nacionalizmin shqiptar, punoi e bashkëpunoi kundër popullit
kosovar. Ishte ai që
mbolli
tek ne, internacionalizmin proletar dhe diktaturën e proletariatit, eksperiment
alla-enverist. Nacionalizmi për të, ka qene si fantazma e përgjakur e Bankos,
që e ka përndjekur dhe munduar mbretin vrasës Makbeth.
Filozofi
empirik Tomas Reid, është shprehur: "Supozoni një oficer që është
fshikulluar kur ishte një djalë në shkollë, për vjedhje në një kopsht, të ketë
marrë një standard prej armikut, në fushatën e tij të parë, dhe që është bërë
një gjeneral në moshë të
përparuar,
mendoj, gjithashtu, e cila duhet të pranohet që të jetë e mundur, që, kur ai
mori standardin, ai ishte i vetëdijshëm, që ka qenë i fshikulluar në shkollë,
dhe që kur ai u bë një gjeneral, ai ishte i vetëdijshëm për marrjen
standardeve, por kishte
humbur
absolutisht vetëdijen e rrahurës së tij".
Reid
vazhdon të argumentojë, se në kriterin e identitetit personal që fliste Jon
Locke, gjenerali është i njëjti person, si oficeri, dhe oficeri është i njëjti
person, si ai djali, por meqenëse nuk ka asnjë lidhje psikologjike ndërmjet
djalit dhe gjeneralit,
del
që gjenerali dhe djali, nuk janë i njëjti person.
Fuqia
e argumentit, nuk është vetëm që ne mendojmë intuitivisht; që djali dhe
gjenerali, janë i njëjti person. Një mbrojtës i Locke-ut mund thotë, se në një
kuptim shumë të vërtetë, gjenerali është person shumë ndryshe nga fëmija. Në të
vërtetë, argumenti i
oficerit
trim, qëndron duke treguar se pozicioni i Locke-ut, rezulton në një
kundërshtim, që shkakton, si Reid e vë atë, se; "gjenerali është, dhe në
të njëjtën kohë nuk është, i njëjti person me atë që fshikullohej në
shkollë".
Ky
rezultat ndodh për shkak të një parimi logjik i njohur si transitivitet i
identitetit. Shkurt, transitiviteti i identitetit është principi që është A = B
dhe B = C , atëherë A = C. Argumenti "oficerit" i Reid-it tregon se
kriteri i Locke-ut i identitetit
personal
është në kundërshtim me këtë rregull. Si rezultat e kësaj kontradikte, ajo hedh
poshtë kriterit e Locke-ut, si një kusht i nevojshëm ose i mjaftueshëm të
identitetit.
Mu
kujtua një kushëri i babait, Aleko Turtulli. Atëherë isha i vogël. Ai kishte
qenë bashkë student në liceun e Korçës, të cilën ia dhuroi qytetit familja
jonë. Aleko ishte gjithashtu bashkë student në Monpelje me Enver Hoxhën.
Njëkohësisht ne si familje, i
kemi
përkrahur studentët e huaj prej trevave të ndryshme të Shqipërisë dhe me
rezultate të mira në mësime. Me ndihmë materiale, po ashtu dhe me drekë
tradicionale në familje.
Por
më shumë prej të tjerëve, familja jonë përkrahu djaloshin delikat Enver Hoxhën,
meqenëse Alekos iu duk një djalë i dobët, i brishtë, i sinqertë. I cili
qëndronte i mënjanuar, i ndrojtur, disi i trembur në cep të murit, të liceut.
Aleko e mori pranë, e inkurajoi
dhe
u miqësua me të. Në momente të vështira e mbështeti moralisht dhe materialisht.
Më të shumtën e herës, për nevoja të ndryshme, i jepte të holla borxh, por që
kurrë nuk iu kthyen.
Me
vendosjen e diktaturës në Shqipëri, Aleko u dënua dy herë me burg. Dhe kur doli
prej burgimeve të gjatë, në burgjet famëkeq, burri shtatlartë, shëndetshëm, i
pashëm ishte krejtësisht i shpërfytyruar, një kufomë e gjallë. Ai vinte
gjithnjë për vizitë në shtëpinë
tonë
dhe ishte jashtëzakonisht korrekt. Çdo të shtunë, fiks, në orën tre pas dite. I
kërrusur, mbështetur pas një ombrelle të zezë, të cilën nuk e hiqte nga dora
dimër dhe verë. Ngjiste shkallët me vështirësi, duke marrë frymë me zor dhe
trokiste lehtë në
derë,
me gishtin tregues te përthyer.
Hyrja
e tij në dhomë, ishte krejt ndryshe nga të gjithë ardhësit në shtëpinë tonë,
dhe njerëzit që kam njohur në jetën time. Ai zgjaste kryet, më pas gjysmën e
trupit, pastaj hynte gjithi në dhomë. Trupi i Aleko Turtullit, nuk ishte si
gjithë të tjerët, por
qe
i sakatuar. Ai qe i përthyer më dysh, shkaktuar prej qelive të lagështa dhe
prej torturave të pandërprera. Babai dhe Aleko, tërhiqeshin në cep të dhomës
larg dritareve, sepse gjithnjë poshtë dritareve, do kish ndonjë që përgjonte.
Ata rrufitnin kafen e
nxehtë
dhe flisnin zë ulët me njëri tjetrin.
Çfarë
thuhej tek 'Zëri i Amerikës' dhe pastaj fjala shkonte atje ku dhembte shpirti: "Si
e ndihmoje o Leko, – i thoshte babai, – – kur e shihje se çfarë njeriu
ishte. Shiko çfarë na bëri, na shkuli me
kuç e maçkë dhe tani na ndjek hap pas hapi dhe po na shfarosen
të
gjithëve. Aq me keq kur ai e di shumë mirë si dreqi, se çfarë ka bërë familja
jonë për Korçën dhe Shqipërinë". Aleko rënkonte, rrufiste kafen e zezë dhe
mërmëriste: "Po ai është aktor bre Petro, aktor dhe shkuar aktorit. Ta
dredh, ta bën të pabërën të bërë,
të
lë dopoi gjashtën në dorë.
Natën
të vret, ditën të qan dhe pas shpine të kërren...! Shiko mua, shokun e tij të
rinisë e të studimeve, si më katandisi. Të kujtohet kur erdhi për vizitë tek ne
në Korçë. Unë kisha disa muaj që kisha dalë prej burgut dhe punoja bojaxhi. Atë
e shoqëronte Myftar
Grabocka,
kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Korçës, si dhe shumë pushtetarë të
tjerë. Me sa më kujtohet, unë po suvatoja murin e në godine të re. Myftari
ndaloi këmbët dhe tregoi me gisht andej nga punoja unë, hipur mbi shkallë. –
'Një prej klasës
së
deklasuar, e kemi vënë të lyejë muret,' i tha.
–
'Shumë mirë ia keni bërë, kështu e meriton klasa e përmbysur,' i tha Enver
Hoxha. – 'Po kush është ai?' e pyeti. 'Aleko Turtulli, ju e njihni mirë atë,' –
iu përgjigj Myftari. Korçarët e njihnin miqësinë që kishte pasur ai me mua. –
'Ashtu, ah po, dhe lyen
muret,
ia bëri Enver Hoxha, dhe hodhi një vështrim të turbullt mbi ndjekësit e shumtë
përreth tij, pastaj shtoi: 'Hiqeni prej aty dhe vëreni në një vend më të mirë'.
Pas
disa ditësh çuditërisht, më caktuan të punoja ekonomist në ndërmarrje.
Fluturoja, filloi të më vinte shëndeti dhe me vete thosha qe shyqyr zotit paska
dhe shpresë, paçka se vazhdonim të jetonim te 'Kulla e hirit'. Por puna ime si
ekonomist, nuk e pati jetën
e
gjatë, zgjati vetëm disa muaj. Në mesnatë bie zilja në zyrën e Myftarit. Ishte
ai. Mes të tjerave e pyeti dhe për mua. – 'E kemi vënë të punoje ekonomist në
një ndërmarrje', sipas porosisë suaj shoku...'! 'Porosia ime'?! ia bëri me habi
ai.
'Si
urdhëron'! 'Ç'më thua more! Mos ma tarnanisni, gjejini një shkak dhe rraseni
brenda, kjo është porosia ime'. Ti e di mirë, për të na dënuar ne, gjendet
shumë lehtë shkaku. Të nesërmen u gjenda në pranga. Dënimi dhe burgimi i dytë,
ishte më i egër se i pari.
Më
katandisi në këtë gjendje. Ç'pret prej tij që urdhëroi të vritet dhe i kunati,
Bahri Omari, një nacionalit i kulluar". E mbaj mend fort mirë, se si
dridhej kur fliste e rënkonte dhe si zverdhonin rrudhat e munduara të Aleko
Turtullit.
Vit
pas viti i shkreti Aleko Turtulli u kërrus, u mblodh, deri sa u tret. Por si
mundimi dhe torturimi i njeriut tonë, ndodhi me qindra dhe mijëra nacionalistë
të prej shtresës fisnike shqiptare. Mund të përmend, shpirt-kulluarin,
mendimtarin, fisnikun, nacionalistin
e
flaktë, Xhevdet Kapshtica. Ai rridhte nga një familje e shquar shqiptare, që
jetën e tyre e lidhën me interesat e kombit. Xhevdeti u përndoq egërsisht, u
burgos familjarisht, si rrallë të tjerë.
Madhështorin,
komitin sypatrembur, patriotin papërkulur Koli Rodhe, kryengritës i shquar, i
cili përshkroi më këmbë natë e ditë male dhe ngrehina, kaloi mes përmes hafije
turke, mbajti të fshehur në gjoks flamurin e shenjtë kuq e zi, për ta ngritur
në ditën
e
madhe të pavarësisë, në Vlorë. Koli Rodhja u përndoq si asnjë tjetër, me
'mëkatin' e vetëm, që ishte shqiptar i dhe nacionalist i kulluar. Për këtë
'mëkat', se ishte nacionalit u arrestua, u dënua dhe u burgos në burgun famëkeq
të Spaçit.
Por
ai besonte me sinqeritet, se një ditë do të vërtetohej pafajësia e tij, ndaj
mbante kostumin e zbardhëllyer poshtë jastëkut dhe fshehtas e shtrinte të mos
zhubrosej. Me shpresë që kur të dilte prej burgut, të takonte gruan, fëmijët
dhe miqtë, të paraqitej
i
veshur dhe i mbajtur mirë. Po ëndrra e tij e lirimit, u varros në qershizën e
oborrit të burgut Burrelit, pa nam e nishan. Në atë burg famëkeq komunist,
shumë hynin, po fare pak dilnin. Familja, gruaja, fëmijët e tij, vuajtën dhe u
përndoqën, gjithë jetën.
Dhëndri
i tij Genc Leka, ishte njëri prej martirëve, poetëve të Librazhdit.
Thoma
Orogollain, personalitet klasi, fjala e tij në prag të pushtimit prej
fashizmit, është madhështore, prej një patrioti dhe nacionalisti të vërtetë.
Llazar Fundo, shkurt Zai, i cili ishte ëndërrimtar, idealist dhe një intelektual
i shquar, njohës i shkëlqyer
i
nëntë gjuhëve të huaja. Kur ishte në Moskë, pa me sytë e tij varfërinë dhe
hipokrizinë e sistemit komunist. U trondit dhe u zhgënjye. Protestoi për këtë
gjendje. Stalini kur pa mendimet dhe problematikën që përbënte ky person, dha
urdhër të arrestohej. Një
prej
miqve të vet të ngushtë, e lajmëroi Zain për rrezikun që i kanosej.
Zai
braktisi Moskën, duke kaluar natën, përmes ujërave të zeza të qytetit. Më vonë
për bindjet e tij, u dënua nga fashistët në Ventotone, ishull i largët, vend
internimi i Italisë. Zai Fundo u bind më në fund se çlirimi i vërtetë dhe
bashkimi i Shqipërisë me
të
gjitha trojet shqiptare, ishin nacionalistët dhe forcat e djathta, u lidh me
familjen e madhe të Kryezinjve. Enver Hoxha, duke parë rrezikun dhe
reputacionin që kishte Zai Fundo dha urdhër, të arrestohej me çdo kusht. Zai u
kap tradhtisht dhe u dënua, duke
u
tërhequr zvarrë, i lidhur pas bishtit të kalit në shkrepat dhe gërxhet e
Kolesjanit të Kukësit, ku dhe dha shpirt.
Kujtojmë
këtu se kompleksiteti i verbër, çoi që eshtrat e të madhit Gjegj Fishta të
hidheshin në Bunë. Poeti i madh, nderi i Kombit, i këndoi atdheut me aq
madhështi dhe dashuri në 'Lahutën e Malësisë'. Mund të përmend patriotin e
dalluar, Kristo Kirkën, vuajtjet
dhe
persekutimin e tij. Studentin ëndërrimtar Sami Repishti, i cili vuajti burgun,
se donte në Shqipëri të vërtetë, etnike, ai është një histori e gjallë.
Samiu,
edhe pas daljes nga burgu, arratisjes, mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, punoi për atdheun dhe kombin me mish e me shpirt. Sami Repishti dhe
sot e kësaj dite edhe pse i moshuar nuk reshtën, bën një aktivitet të dalluar
për kombin. E të tjerë,
e
shumë të tjerë patriotë dhe nacionalistë, të vrarë, të persekutuar, të
gjymtuar. Lista e nacionalistëve mëdhenj, nuk ka fund.
Enver
Hoxha, nuk ka menduar, nuk i ka pëlqyer dhe nuk ka mbajtur asnjëherë kostumin e
shenjtë të nacionalistit, mbasi nuk i shkonte për shtat. Po të ishte i tillë,
nuk mund të jetonte aq gjatë në majë të Olimpit, në pushtet. Ai krijoi çka
desh. Ai ishte i pakundërshtueshëm.
Ai
ishte absolut. Vrau, burgosi, internoi e mbretëroi, për më shumë se dyzetë
vjet, në një Shqipëri të varfër. Me parullën e tmerrshme; "Sikur bar të
hamë, parimet nuk i shkelim". Për çfarë parimesh bëhej fjalë?! Për të
mbajtur pushtetin e tij, sepse populli,
në
kushtet e një diktature ekstreme, është jashtëzakonisht i bindur.
Sepse
përpara i është servisur kulaçi dhe kërbaçi, çfarë t'i thuash, bën populli!
Populli nën trusni, kur i fshihet truri, do të ketë vetëm një kafshatë bukë,
dhe një dritë të vakët dhe beson verbërisht nën demagogji, se; si ai, nuk ka të
tjerë në botë! Sepse
vetëm
ai është fanar ndriçues në botë. E plot marrëzi të kësaj natyre. Se populli
është popull. Brohorit se dua unë dhe me barkun bosh. Por varfëria e popullit,
ishte e tejskajshme, me triska dhe tallona, thika po shkonte gjithnjë e më
tepër me palcë. Më kujtohet
se
nuk gjeja një kokërr limoni, për të njomur buzët e zhuritura të tim ati, kur u
sëmur dhe u operua.
Prandaj
ndodhi shkërmoqja dhe përmbysja e sistemit në Shqipëri, paçka se ishte me
vonesë. Çelja e disa luleve të para të pranverës demokratike...! Kuptohet se,
as nuk mund të mohohet, ai në një mënyrë ose në tjetrën, është ngulur në
histori, siç janë ngulur:
Ali
Pashë Tepelena, Princ Vidi, Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani. Avni Rustemi.
Mbreti Zog, Fan Noli, Qemal Stafa e, të tjerë. Mund ta përmendim për të tjera
gjëra, por kurrë për nacionalist. Pra, ky kostum i kushtueshëm, nuk mundej dhe
nuk i ka shkuar asnjëherë
për
shtat...!
U
tha se Enver Hoxha, na paska menduar dhe është përpjekur me mish e me shpirt,
për vëllezërit kosovarë dhe Kosovën. Tashmë dihet fort mirë, që ideatorët për
krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare u bën të dërguarit e jugosllavëve,
Miladin Popoviçi me të tjerë.
Ishin
ata që nxitën luftën vëllavrasëse në Shqipëri. Sepse dihej po të fitonin forcat
e djathta, të cilat e kishin në program, në Dekalog, pikë të parë; Do të
luftonin pa kompromis për një Shqipëri etnike, ku në të futeshin të gjitha
trojet shqiptare, etnike,
të
marrë padrejtësisht me përdhunë. Serbet e dinin fort mirë, kështu do t'u ikte
Kosova prej duarsh. Kujtojmë këtu Rezolutën e Bunjajt (1943-'44).
Kjo
rezolutë ka pasur për qëllim, krijimin e Kosovës si njësi të Federatës
Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj, është aprovuar Rezoluta, në të cilën është
thënë: "... arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të
Kosovës me Shqipërinë...."! Kjo rezolutë,
është
e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është
dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës, ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme
me idenë e forcave të djathta shqiptare, si 'Balli Kombëtarë',
NDSH-eja
etj., për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike.
Një
muaj pas mbledhjes së Bunjajt, politbyroja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë,
i ka shpallur të pavlefshme këto vendime. A mund të ngrihej Enver Hoxha me
komunistet e shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë, për masakrat që i bënë
serbo-malazezet vëllezërve tanë
të
një gjaku, kosovarëve? Demagogjitë dhe hipokrizitë janë ngritur dhe ulur në
bazë të situatave, po asnjë masakër nuk është guxuar të dënohet, e sidomos ajo
e Tivarit! Masakër kjo e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë
masakër, si dhe shumë
masakra
të tjera, Enver Hoxha heshti. Gjenocidi ndaj mijëra shqiptarëve, të mobilizuar
dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave.
Persekutimi
ndaj vëllezërve kosovarë, ka qenë i tejskajshëm prej serbëve dhe mekanizmave të
tyre. Kosovarët e vuajtur, patriotë, me gjithë familje arratiseshin, kapërcenin
kufirin, me shpresë së do të gjenin mbështetje në Shqipëri, në atdheun amë.
Shumë prej
tyre
arrestoheshin dhe dënoheshin, familjet e tyre vuanin përndjekjen.
Sigurimi
Shtetit nuk mjaftonte me kaq, por u vinte pas këtyre familjeve, punonjës
Sigurimi, djelmosha ashikë, për tu a shkatërruar, jetën e, bërë dhe më të zezë.
Aso kohe vetë shteti shqiptar, e kishte krijuar gjendjen, të endej si një hije
e zezë, e të pëshpëritej;
se
në përgjithësi, kosovarët që vijnë në Shqipëri, janë spiunë të UDB-së
Jugosllave, prandaj porositej t'u qëndrohej larg dhe të kihej kujdes.
Kosova
dhe vëllezërit tanë kosovarë, me gjak dhe sakrifica dhe me ndihmën e pakursyer
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e morën më në fund mëvetësinë. Kjo është
një ngjarje e shkëlqyer në historinë e kombit shqiptar. Ëndrra e qindra e
mijërave patriotëve,
martirëve
u bë realitet. Në Shqipëri e njëjta gjendje rrodhi nga viti në vit. Shqipëria
ishte ajo që ishte, dhe është ajo që është...! Prandaj nuk mund të flitet për
këtë kostum të kushtueshëm, sepse asnjëherë nuk i ka shkuar për shtat Enver
Hoxhës, një prej
diktatorëve
më gjakatar, që ka parë njerzimi!
KRISTAQ TURTULLI
30 prill 2014