Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: 6 Maji të shpallet ditë feste mbarëkombëtare, si ditë e bekuar e kombit tonë

| E marte, 29.04.2025, 06:16 PM |


Tani kur po afrohet dita e festës dhe gëzimit mbarëkombëtar të ditëlindjes së shpëtimtarit tonë, kryeheroit Gjergj Kastriotit, do të ishte mirë ashtu sikur e kam përsërit me vite që të shpallet kjo ditë (6.Maji) festë e bekuar në kalendarin kombëtar,si festë mbarëkombëtare.

Sepse në këtë ditë lindi shpëtimtari i Arbërisë dhe i dardano-arbërorëve si dhe mbrojtësi i palëkundur i qytetërimit të përbashkët të familjes europiane.

Është bekim i madh për ne arbërorët e tij besnik që patëm një shpëtimtar, udhëheqës, gjeneral e strateg sikur ishte Gjergj Kastrioti. Ai është themeli i kombit dhe historisë sonë.