| E diele, 27.04.2025, 06:52 PM |
Vargu poetik i poetit Zeqir Kurti, përveç atij letrar e poetik, është shndërruar edhe si varg historik në vlerat që sot edhe në të ardhmën do t’i bëjnë ballë kohës.
…shkruan ndër të tjera në recensën e tij z.
Hysen Ibrahimi.
Sot
mora librin me postë (nga autori) i titulluar ”QËNDRO KOSOVË QËNDRO”, me autor
Zeqir Kurti, titull ky i cili është bazuar në monodramën ”QËNDRO KOSOVË
QËNDRO”, autor Zeqir Kurti. Kjo monodramë është realizuar disa herë gjatë
festave kombëtare në Suedi (1996-1998) në praninë e qindra bashkatdhetarëve
duke përfshi edhe shumë suedezë, duke lënë gjurmë në mendjet e të gjithë atyre
që e kanë ndjekur.
Në
këtë monodramë kanë luajtur kryesisht fëmijët (nxënësit e Zeqir Kurtit) e
përkaditur po ashtu nga Zeqir Kurti. Përveç mërgimtarëve shqiptarë që e kanë
ndjekur këtë monodramë, pjesëmarrës ka pasur edhe shumë miqë tanë suedezë, si
një dëshmi e luftës në Kosovës dhe sakrifica e popullatës shqiptare në veçanti
e Familjes së Shaban, Hamzë e Adem Jashari. Kjo monodramë është vlerësuar lartë
nga të gjithë ata që e kanë ndjekur duke u njoftuar me realitetin i cili ishte
në Kosovë si një luftë e pabarabart me okupatorin serbosllav.
Libri
i autorit Zeqir Kurti, që përfshinë kryesisht poezi, prozë dhe monodramë, marrë
në përgjithësi bën prezentimin e poezive të tij shkruar shumë kohë më heret,
kemi parasysh faktin se libri në fjalë arrin mjaft mirë t’i përfaqsojë
rezultatet poetike të autorit Zeqir Kurti, madje madje mund të themi se
mundëson të ruhet pasqyra e një krijuesi në kohë duke u ballfaquar me
realitetin si një mërgimtar intelektual. Me këtë rast mund të them se autori
përmes poezisë, prozës dhe monodramës ka senisiblizuar çështjen reale të luftës
në Kosovë para opinionit suedez dhe atij shqiptar në mërgim me mesazhin se
kërkohet për një angazhim të përgjithshëm për shpëtimin e popullatës shqiptare
nga një regjim kriminal i Serbisë.
Nëse
e marrim parasysh krijimtarinë e poetit Zeqir Kurti, na del se janë të pashmangshme
poezia, monodrama, proza për të komunikuar me popullatën suedeze si një zë i
arsyes, i cili ka arritur në organet më të larta shtetërore të Suedisë, që
kërkon me çdo kusht për ndërhyrje për prandalimin e vrasjeve dhe spastrimeve
etnike të popullatës shqiptare.
Libri
fillon me recensen me një titull vërtet të qëlluar e Redaktorit të librit Prof.
Zymer Mehani i cili recensën e tij me të
drejtë e titullon, citat ”Poezitë e Zeqir Kurtit – trinom i dashurisë për
familjen atdheun dhe kombin”, fund citati.
Jo
rastësisht autori fillon me poezinë e titulluar ”AS NË VENDLINDJE, AS NË
KURBET”, poezi kjo e cila shkruhet nga autori sipas logjikës reale, gjë që
nxjerr në pah qëndrimin e tij personal, por që ngjanë me mërgatën shqiptare me
pikëpamje kuptimore të vargut, lexo strofën e parë:
E
pakuptimtë qenka kjo jetë
Jemi
humbur e jemi tretë
Herë
në mërgim e herë në atdhe
Nuk
po dimë ku kemi fole.
Lexuesi
do të bindet se çfarë e mundon poetin mërgimtar dhe se çfarë vargu poetik ka
shkruar? Vargu poetik i poetit Zeqir Kurti, përveç atij letrar e poetik, është
shndërruar edhe si varg historik në vlerat që edhe sot edhe në të ardhmën do
t’i bëjnë ballë kohës. Sikundër mund të shohim se poeti Zeqir Kurti është i shfaqur
me poezitë e tija të shkruara që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri në ditët
e sotme.
Në
poezinë e dytë të librit autori shkruan për tre dëshmorët, poezi kjo e
titulluar ”TRE DËSHMORËT” (Ranë për Lirinë brenda një jave), siç ishin Elfete
Humolli, Selman Vojvoda e Abaz Ibrahimi. Poeti Kurti në këtë poezi shprehet me
prirje në drejtim të lëvizjes, trajton edhe problemin që lidhet ngusht me
situatën e viteve të 90-ta. Nga kjo poezi po shkëpusim disa vargje nga disa
strofa:
Si
në Llap dhe n’Mitrovicë
Tre
dëshmorë humbën rininë
Në
Llapin heroik, populli foli
Ra
dëshmor Ylfete Humolli
Në
demostrata shumë të forta
Ra
dëshmor Selman Vojvoda
Kudo
u përhap zjarri dhe tymi
Ra
dëshmor Abaz Ibrahimi
Brenda
vargjeve letrare e artistike të poetit Kurti, të cilat shkrihen në tërësi duke
përdorë rimë poetike, dallohen për kah vlera artistike, nga shumë poezi tjera,
dallim ky për nga koncepti ideor që ndryshon prej vjersha në vjershë, varësisht
nga ngjarjet në vendlindje.
Duke
e lexuar librin, lexuesi do të hasë në poezinë e titulluar TVP. Poeti shkruan
citat: TVP (Kushtuar TVP-së Televizioni Prishtina, që regjimi serb e pat
mbyllur në vitin 1990, sa isha në Kosovë), fund citati. Sigurisht se poeti
Kurti këtë veprim kriminal të regjimit serbosllav e ka përjetuar shumë rëndë.
Janë të rralla poezi të tilla sikurse poeti Kurti që shkruan për mediat a
athershme në Kosovë, poezi të cilën e shndrron në monolog:
Lëshoj
muzikën, s’më dëgjohet
Zemra
thërret dhe më përvëlohet
Me
vetveten njeriu hidhërohet
Vallë,
kështu a mund të jetohet!?
(Poezia
vazhdon ka gjithsej tetë strofë, e shkruar në Mitrovicë më 1990)
Duke
u nusur nga këto vargje që dëshmojnë për një krim mediatik nga pushtuesi serb,
poezia merr funksionin e dialogut historik, po ashtu edhe të monologut letrar
që don t’i tregojë botës se me çfarë po ballafaqohet populli shqiptar.
Pra,
pjesa dërmuese e teksteve të poezisë së autorit Kurti, kanë një mënyrë se si
janë ideuar dhe si janë të lidhura në mes tyre. Janë vargje me ide të ngjarjeve
që e kanë lëndruar poetin dhe që i ka përjetuar shumë rëndë. E gjithë kjo
gjendje e vështirë, poeti duke qenë edhe punëtor arsimi, e ka bartur nga
vendlindja e ka sensibilizuar opinionin suedez përmes vargut poetik, monodramës
dhe manifestimeve kulturore shqiptare të mbajtuar për nder të festave kombëtare
shqiptare në Suedi.
Natyrisht
se krijimtaria poetike e pasur poetit Kurti, i ka shërbyer çështjes kombëtare
duke shfaqur qëndrim atdhetar, ke realizuar shumë veprimtari kulturore
kombëtare.
Në
në këtë libër të titulluar ”QËNDRO KOSOVË QËNDRO”, të autorit Zeqir Kurti, në
një kohë kur poeti është në thellësi të preokupimit të fatit njerëzor dhe me të
cilin ai arrin që të ç’liron shpirtin e tij sado pak nga obligimi që duhet të
kryejë në ndajnë ndaj vendit ku ai ka ardhur.
Gjë
që edhe ia ka arritur me plot botëkuptimin e fjalës. Si? Dy janë format më
kryesore të poetit për realizimin e sensibilizimit të Kosovës te shoqëria
suedeze dhe puna me nxënësit shqiptarë nga autori:
-identifikmi
i popullit shqiptar përmes organizimeve kulturore shqiptare me poezi, dramë,
prozë, valle dhe me veshën kombëtare shqiptare, për të dalluar popullin
shqiptar nga ai sllav;
-identifikimi
i frymës historike me organizimin nëpër shumë vende të Suedisë për
sensibilizimin e gjendjes së Kosovës, me figura kombëtare si Gjergj Kastrioti
Skenderbeu, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Nënën Terezë, Familje e Adem
Jasharit, Dr.Ibrahim Rugovën etj.
Poeti,
me punën e tij atdhetare, poetike, kulturore e arsimore, është shndërruar në
unifikime nëpër të gjitha ato vende ku ai ka banuar apo ka marrë pjesë në
menifestime kulturore shqiptare si në vendlindje po ashtu dhe Suedi.
Në
krijimtarinë e tij, padyshim se donimon fiksimi i tij i qartë vendeve
historike, figurave kombëtare dhe dëshmorëve të çështjeve kombëtare.
Po kush është
Zeqir Kurti? Zeqir Sinan Kurti u lind më 05. 05.1951, në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën normale, "Hasan
Prishtina", në Mitrovicë e Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Punoi si
mësimdhënës në Bukosh të Suharekës, në vitin shkollor 1973/1974, pastaj edhe në
vendlindje.
Gjithashtu ka punuar edhe në KK të Mitrovicës 11 vjet. Në vitin 1991, pas
largimit nga puna, Zeqir Kurti mori rrugën e mërgimit për në Suedi. Me të
arritur atje, në qytetin e Kalmarit, organizoi mësimin e nxënësve shqiptarë në
gjuhën amtare. Në fillim kishte 70 nxënës. Në atë kohë mësimin e mbante
vullnetarisht, pa pagesë, meqë nuk kish lejeqëndrim të rregulluar. U zgjodh
kryetar i komisionit për 3% dhe këtë punë e kreu me sukses, për çka dëshmojnë
materialet që disponon. Organizoi shumë programe muzikore për familjarë dhe për
shkollat suedeze, me kërkesë të këtyre të fundit. Pastaj shpërngulet në komunën
e Alvestes, ku edhe aty organizoi mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Në këtë
komunë ishte kryetar i komisionit të 3%, pastaj formoi Shoqatën Kulturore
Artistike “Skënderbeu”, ku pati shumë sukses. Thuaja për çdo festë kombëtare
mbaheshin programe festive, me programe muzikore, recitime dhe drama të
shkruara kryesisht nga ai vetë. Në vitin 1997, festa qëndrore për krejt Suedinë
u mbajt në Alvesta. Gjatë luftës u formua dhe këshilli organizativ për
percjelljen e gjendjes në Kosovë. U bënë ndihma për Kosovë si: Për shkolla; 3%;
Vendlindja Thërret”, Drenicë, UÇK, për minatorët, për të sëmurët, për studentë,
të cilët vinin nga Kosova për të studiuar këtu në Växjö etj. Këtu në Växjö dhe
në komunën e Rydit punoi si mësimëdhënës i gjuhës shqipe, asistent i nxënësve
të tjerë. Edhe këtu përgatiti shumë programe muzikore, recitale etj. Gjithsej
në Suedi si mësimdhënës punoi mbi 26 vjet. Është anëtar i Shoqatës së
Shkrimtarëve Shqiptarë, "Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Ka në
dorëshkrim edhe disa vepra të tjera.
Hysen Ibrahimi, Recensë
Suedi/Förslöv, 24.04.2025