| E shtune, 26.04.2025, 06:51 PM |
Është
keqpërdorim të venodësh flamurin e Gjergj Kastriotit vetëm sa për sy e faqe, të
deklarohesh ndaj atdheut dardano-arbëror vetëm me dorë e gojë, ndërkohë që
refuzon rikthimin te rrënjët dhe rruga e Gjergj Kastriotit,pastaj lejon të
njollosen dhe refuzohen me tallje figurat më të rëndësishme të kombit si:
Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani etj.
A
nuk është kjo hipokrizi, mohim dhe devijim nga rruga e natyrshme e kombit që e
ka trasuar përgjithmonë kryezoti ynë Gjergj Kastrioti.
Dashuria
e pastër, e sinqertë për atdheun, për Dardano-Arbërinë europiane, Gjergj
Kastriotin, Nënë Terezën etj, është tjetër nga pseudopatriotizmi.