| E merkure, 23.04.2025, 06:58 PM |
Duke
shikuar një fotografi të bërë në ditët e bukura të Prillit në Restorant
"Internacional" të Hamburgut
Nga
Shyqyri Fejzo
Në
pamje është si cdo foto tjetër, ku tre persona
janë ulur të pinë kafe së bashku. Por, në thelb të tre personat i bashkon në
këtë tavolinë dhe në bisedë një tregues
shumë i rëndësishëm, që është faktori vendimtar i unitetit të kombit, gjuha e
bukur shqipe. Sadbere Emshiu me origjinë është shqiptare nga Maqedonia e
Veriut; Xhelil Musa me origjinë është shqiptar nga Kosova (Dardania, si ka
dëshirë ta thërresim) Shyqyri Fejzo nga Shqipëria. Ky nuk është takimi i parë i
tyre. Ata shpesh janë takuar në ngjarje dhe sebepe të ndryshme që ka sjellë koha,
si në përvjetorë të shpalljes së Pavarësisë e Ditës së Flamurit të Shqipërisë,
në 17 vjetorin e shpalljes së Republikës
së Kosovës, në ditët kur
patriotit Xhelil Musa ju akordua titulli "Ambasador për Paqen", kur u
promovua monografia e tij në një takim solemn, apo në datën 9 Mars kur Sadbere
Emshiut dhe Shyqyri Fejzos në qytetin e Hamburgut, me inisiativën e këshillit
të Federatës së Paqes Universale për Diasporë Berlin, iu dha titulli
"Ambasador për Paqen." Ata jo rrallë i ka bashkuar puna për fushatën
zgjedhore në Bundeshtagun e Hamburgut të deputetit shqiptar Sami Musa etj. Këto
takime e ngjarje, në koshiencën e mërgimtarëve lënë imazhe të paharruara duke
kujtuar me mall dhe nostalgji sejcili vendlindjen. Ndalim me theks në një
moment tjetër për sejcilin nga pjesmarrësit në foto.
Sadbere Emshiu. Është lindur më 26
Shkurt 1964 në fshatin Brodec, Tetovë në Maqedoninë e Veriut. Shkollimin fillor
dhe 8 vjecar e ka kryer në vendlindje. Vitin e parë të gjimnazit e ka kryer në
1980 – 1988 në gjimnazin "Kiril
Pejçinoviç", Tetovë. 1981 - 1983 Mësimi i gjuhës gjermane me integrim të
thelluar për gjimnaz.
1983
– 1988 Gjimnazi "Peter Petersen", Hamburg, Gjermani.
1989
– 1993 Universiteti i Hamburgut - Shkollimi i lartë: studimi elementar në
shkencat e pedagogjisë me pikëvëzhgim ndërkulturor (mit Schëerpunkt
Interkulturelle
Bildung); gjuhët(Sprachlehr-und Lernvergleich) krahasuese, gjermanistikë
(Letërsi dhe gazetari). Përfunduar me Magister Arturum. Vec gjuhës Shqipe dhe
asaj Maqedone, zotron gjuhën Gjermane si dhe gjuhën frënge. Nga viti 1993 e në
vazhdimësi ka punuar dhe vazhdon të punojë në sistemin arsimor gjerman,
kryesisht me gjuhën gjermane për të huajt dhe gjuhën shqipe.
Sadberja,
mbështetur në këto shkollime e kualifikime, si dhe në rolin aktiv të saj, mund
të quhet si njeri emblemë që ka ndikuar
fuqishëm në ngritjen dhe forcimin e urave të bashkëpunimit midis popujve
shqipfolës(Shqipëri-Dardani-Maqedoni e
Veriut dhe më tej) me Gjermaninë. Ajo, duke punuar fuqishëm, është bërë symbol
i afrimit dhe konsolidimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, nga rradhët
e femrave. Kjo përbën një gur të rëndësishëm kilometrik të historisë së
mërgatës e vecanrisht të femrës shqiptare.
Si
studente, përvec përkthimit të nevojshëm nëpër shkolla,punonte edhe në një
radio, ËDR me nën temën "Nga Bosfori deri në Gjibraltar".Po ashtu,
Sadberja ka qënë edhe në procesin e hapjes së emisionit të lajmeve në gjuhën
shqipe të "Radio Deutsche Ëelle"në shqip në Koln.
E
punësuar në shkollë prej 27 vitesh-si ndërmjetsuese/përkthyese këshilltare
ndërkulturore-mësimdhënëse për gjuhën shqipe, jep dhe gjermanishten (DAF) si
lëndë për të huajt që mësojnë gjermanishten. Vec kësaj, punon në zhvillimin e
projekteve të ministrisë për arsimimin e emigrantëve, që migrimi të jetë sa më
i suksesëshëm. Një rol jo të vogël ajo
ka në shoqatën Gjermano-Shqiptare e cila vepron nëpër shkolla. Sadberja,
shqiptarja e parë e ardhur adoleshente nga vende shqipfolëse në qytetin e
Hamburgut, është kthyer në një euridite përsa i përket gjuhësisë e vecanrisht
asaj gjermane. Babai i saj, Xhevat Emshiu, shkollimin me sa duket, e ka quajtur
pasuri më vete. Ksisoj ai insistoi me këmbëngulje që Sadberja të futej në shkollë dhe të mbaronte
maturën. Ai e njihte mirë vullnetin dhe këmbënguljen e së bijës, ndaj kërkonte
më shumë nga ajo. Eveniment i rëndësishëm ishte dhe fakti që u hapën dhe
paralelet e shkollës së parë për mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Lidhur
me punën me emigrantët pengesat e vështirëstë janë paksuar sidomos ato që
lidhen me dokumentacionin. Por kërkesat për cilësinë e përvetësimit të gjuhës
gjermane janë rritur. Këto kanë bërë që për Sadberen e fuqitë e tjera arsimore
kërkesat e puna të shtohet.Po të bëhej një monitorim i kohës punës ditore të
saj, ajo pjesën kryesore të kohës do e
kishte në punën me nxënësit, studim e
përvetësim i mësimeve, pastaj puna me mërgatën.Sadberja ishte një nga
koordinatorët e cila mori pjesë aktive në
zgjedhjet që u bënë në parlamentin e Hamburgut, ku kandidoi dhe u zgjodh
për herë të parë shqiptari Sami Musa.
Me
euridicionin dhe kulturën e saj, tek Sadberja manifestohet një qartësi e lartë
mendimi, të cilën nuk e mban për vete por e ve në dobi të shqiptarëve të
mërgatës. Te ajo manifestohet një këmbëngulje për t'u admiruar në gjetjen e
rrugëve për realizimin e objektivave.
Sfidat përpara saj dhe femrave të mërgatës dhe atyre shqiptare,janë të
mëdha, kudo që ato ndodhen. Clirimi i gruas nga vartësia, nënshtrimi, shtypja e
paragjykimet, dhënia e të drejtave të barabarta me burrat në shoqëri,në punë
dhe në familje.
Xhelil Musa bën pjesë në
„kreshtat" e njerëzisë të kombit shqiptar që ka dhënë shumë për Dardaninë,
Shqipërinë e më tej. Njerëzit si Xhelili janë njerëz si gjithë të tjerët, por
ata dallohen sepse ata bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur. Energjitë,
parashikimet, dhe realizimet e tij të lënë pa fjalë, në krijimin dhe
konsolidimin e familjes, në ngritjen dhe funksionimin normal të biznesit, në
kauzën për çështjet e shqiptarëve, në krjimin e forcimin e urave të komunikimit
midis popullit shqiptar e atij gjerman, në humanizmin e bujarinë e tij. Ai dhe
familja e tij ngado për dekada rrezatojnë mirësi, vlerësohet si humanist, si
komunikues i cili tërë jetën ia kushtoi realizimit në jetë dhe vepër të
kërkesave humanitare dhe atyre kombëtare. Mbi ato tri këmbë bazamend-kala që
përmendëm më lart, dy shkrimtarët autorë të monografisë kanë ngritur portretin
e Xhelil Musës. Ndalim në disa momente që në libër janë analizuar me hollësi e
argumentim. Xhelili, me kurajo e vendosmëri krijoi familjen e vet me partneren
gjermane Silvia Magor, me të cilën lindën e rritën dhe edukuan dy djem të
cilët, në saje të edukatës dhe kulturës, që muarën, u bënë të mirë dhe të
vlefshëm për familjen dhe shoqërinë.
Në
këtë mes ata gjithnjë vlerësuan punën, e cila është baza e cdo zhvillimi dhe
rritje. Po nëpërmjet punës, ata rritën e konsoliduan dhe bisneset e tyre.
Krijimi i bisneseve, vec kurajos e besimit të plotë të tyre, kanë në themel
njohjen e mirë të gjendjes, kualifikimin dhe përshtatjen e bisneseve kërkesave
të kohës, si dhe punën e tyre që varjonte nga 10 deri 12 orë në ditë për
sejcilin.
Ai,
më shumë se kushdo i u ndodh Atdheut të vet dhe cështjes shqiptare në situatat
dhe momentet më delicate të saj, drejtim kryesor i punës së tij ka qënë krijim
i bindjeve tek autoritetet gjermane për statusin e shqiptarëve, vecanërisht
atyre të Kosovës, mbasi propaganda sërbomadhe i kishte paraqitur shqiptarët si
njerëz të rrëmujshëm, të pa bindur, separatistë, dembela dhe sherrxhinj. Puna e
Xhelilit në këtë drejtim ka qënë kontaktet me autoritetet gjermane, me ish
liderin Schroeder, me ministra, deputetë, e personalitete të gjithë kalibrave,
duke shfrytëzuar cdo takim, mbledhje apo aktivitete locale e nacionale.
Anëtarësia e tij në SPD (Partinë Social-Demokrate) për të do të krijonte
mundësitë e një pune të thelluar e të vazhdueshme, duke ndryshuar krejt
opinionin e gjermanëve për shqiptarët e cështjen e tyre të shenjtë. Ai nuk e la
punën me aq por e vazhdoi më tej duke shfrytëzuar takime si atë me rastin e 100
vjetorit të
Pavarësisë
së Shqipërisë, ku muarën pjesë në festën që organizoi vetë Xhelili, rreth 70
politikanë të rangut të lartë Gjerman, në 50 vjetorin e ardhjes tij në Gjermani
etj. Nuk është rastësi që Kancelarja Merkel në vitin 2020 u shpreh se:"
"Shqipëria dhe shqiptarët, është i vetmi shtet në botë i cili kufizohet
nga të gjitha anët me bashkëkombasit e vet." Kancelarja Gjermane deklaroi
se "shteti Shqiptar duhet të punojë fort për mbrojtjen e kombin shqiptar
në çdo anë të kufirit duke mos lejuar që shtetet e tjera të përfitojnë ashtu
siç po bën Turqia me shekuj, duke i mbështetur financiarisht dhe politikisht
shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe Luginë." Kancelarja u shpreh se dëshira
e saj është ta shohë një Shqipëri ashtu siç e ka krijuar zoti, të bashkuar dhe
të fortë e natyrale drejt BE-së." Kur një gazetar e pyeti: - "Pse ky
qëndrim ndaj Shqipërisë"?; ajo u përgjigj: "Sepse ja kemi
borxh"!
Xhelili
është unik, nuk mund ti gjesh dot "binjakun" në të gjitha drejtimet,
si njeri, si karakter, politikan, prind dhe atdhetar klasi. Vështirë se mund të
gjendet një i dytë për nga intesiteti, gjërësia dhe thellësia e ngjarjeve që
përbëjnë jetën e tij. Një jetë gjithnjë në ngjitje me synime për të ardhmen e
në më të mirën e mundëshme. Mesazhet dhe shqetësimet e z.Xhelil Musa janë të
lidhura me kompaktësimin e kombit Shqiptar, unitetin e tij dhe synimet e qarta
për perspektivën. Të bashkuar, të pamundurën e bën të mundur.
Shyqyri Fejzo. Në se do futeshim në një analizë të mërgatës shqiptare, për vetë
kushtet historike të krijimit të saj, vemë re se ajo në Gjermani është më e re,
konkretisht në brezin e parë dhe të dytë. Kurse shqipfolës nga Dardania dhe
Maqedonia e Veriut etj. janë në brezin e katërt e të pestë,mbasi kanë emigruar
shumë më përpara. Megjithë atë ecuria, përshtatja e njerëzve, pjesë e mërgatës
po bëhet me hapa të shpejtë.
Për
vetë kushtet e krijuara Shyqyri Fejzo jeton në Gjermani. Aty, megjithë moshën e
vet, është përpjekur dhe vazhdon, midis të tjerave dhe me krijimtarinë e vet në
fushën e gazetarisë dhe të letërsisë. Penës tij në Gjermani i përkasin
monografia "Magjistari që gërshetoi
lindjen me perëndimin, Xhelil Musa."Shkrime për dietarin Frederich
Markgraf, për shkrimtaren Waltarug Bejko Tuger, për Peter Latuzen, për sopranon
me famë Elbenita Kajtazi "Mirushja e Mitrovicës" etj. si dhe persona
e personalitete të tjera si nyje lidhëse midis shteteve dhe popujve. Është
shpallur "Ambasdor për Paqen"si dhe disa krijime të tij janë botuar
dhe po përgatin për botim në letërsinë gjermane.
Ky takim i thjeshtë, ashtu si thotë e shkruan Sadberja, është me domethënie, është dëshmi e gjallë se identiteti shqiptar jo vetëm që mbijeton në mërgatë, por lulëzon përmes njerëzve që e jetojnë atë çdo ditë, me dinjitet dhe përkushtim. "Dija është ura më e fuqishme që mund të ndërtojmë mes njerëzve, kombeve dhe brezave," thotë znj. Emshiu, ndërsa rrëfen se pasioni për arsim e ka ndjekur gjithmonë, kudo që ka qenë. Me këto rrjeshta kemi dëshirë të mbyllim edhe këtë shkrim.
Shyqyri Fejzo Hamburg-Prill 2025.