Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit

| E merkure, 23.04.2025, 06:57 PM |


Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Populli i Kosovës u çlirua dhe ndihmua nga bota perëndimore e krishterë.

Pas çirimit nga robëria shekullore serbe,ka vite që Kosova është robëruar mendërisht e shpirtërisht nga ideologjia islamike.

Deri më sot shteti i Kosovës nuk e ka trajtuar këtë dukuri negative me anë të ligit e rendit, duke ia shkul rrënjët e helmuara kësaj ideologjie nga trojet e Dardanisë, edhe pse që në fillim vazhdimisht pata shkruar që të ndërmerren hapat e duhur dhe të ndalet kjo e keqe, dhe ja tani ku ka mbërri vendi mjerisht.

Është koha që t'i shkulen rrënjët helmuese kësaj ideologjie në Kosovë, nëse shteti nuk ndërmerr hapat menjëherë, shqiptarët e vetëdijshëm me gjak të Gjergj Kastriotit duhet të zgjohen me anë të një kryengritje që do t'ia tregonte përgjithmonë vendin kësaj të keqe që ka hyrë brenda në çdo pore të jetës dhe që ka për qëllim shkatërrimin e familjes, shoqërisë së lirë, shtetit dhe të ardhmen e vendit i cili nuk ka tjetër të ardhme pos rikthimit në familjen e natyrshme europiane.