Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: Refren arbërie

| E merkure, 23.04.2025, 06:50 PM |


Mihal Gjergji

REFREN ARBËRIE

Shqipëria ime, si monedhë floriri!

Kush i vrau perënditë e tua,

ato që të rrinin mbi gju?

Pjella jote të braktisi,

varret mbetën këtu!

Të gjithë heshtin,

edhe barqet e zbrazura

Hesht dhe Tomorri hyjnor

Pse s’i mblodhi rrufetë,

t’i kishte në dorë?

Princat e tu ecin në këmbë,

shërbëtorët mbi kuaj me shalë,

sot e përherë…

Gjak të kullojnë plagët

Në kamaren e turpit asnjë kokë e prerë!

Tiranë, Prill 2022