| E marte, 22.04.2025, 06:52 PM |
Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar
Nga
Nue Oroshi
Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e zogjëve shtegtarë
bashkohen me palljet e gomarve apo magarve koktula dëgjohej një zë i veçantë.
Ky zë i veçantë e ka tingëllimën sikur te jenë gurët që përplasen në natën e
errët për të ndëgjuar këngën e pakënduar. Kënga e pakënduar është përplasja në
mes të marrëzisë dhe djallëzisë. Aty në një skaj ku zërat që lëshohen me shumë
zhurmë janë zëra që as nuk i ngjajnë zërave të kukuvajave por as zërave të
veçantë që pshtillën mbrenda një zone të padëgjuar deri më tani. E sikur nga
majekrahu ta ndëgjonim këngën e padëgjuar deri më tani do të na përzihen
veprimët e njohjës së realitetit dhe veprimet e mosnjohjes së suitës e cila
përcjellë fuqinë diellore skaj një tufe lulësh të cilat duke u përplasur me
njëra-tjetrën ta kujtojnë dashurinë e Filip Shirokës për Lulën e vyshkur.
E lulja e vyshkur nuk është as lulja e kujtimit ajo nuk i ka as
shenjat e përbuzjes përkundër aromës së këndshme e cila është e përhapur rreth
e rreth shtëpisë. E nisi këngtari për ta kënduar atë këngën kur ta ktheva moj
Kosovë shpinën e lashë borë e gjeta dimër. Por malli për ta ndëgjuar këngën e
pakënduar sjellë edhe kujtimet e mirësisë por edhe pshtjellimët e njerëzimit të
cilët po mundohën të mbesin këngë e pakënduar e në anën tjetër janë lagur aq
shumë nga pabesia, nga pakujdesia dhe nga babzia sa nuk ju ka mbetur asnjë gjë
që nuk e kanë shkelur me këmbë dhe asnjë koc që nuk e kanë hangër me dhëmbë.
Lepirja e kocave për fat të keq nuk është traditë e shqiptarit ajo është
traditë e xuxarit. E sot janë përzi zuzarët dhe kanë harruar së dikur gjërat
kanë qenë të ndara, ose ke qenë me atdheun ose ke qenë me arushën.
Pra, sot janë përzi atdheu me arusha e arushana sa që nuk janë
duke e shijuar as aromën e luleve që po i shohin rreth e rrotull. Po skaj një
murrizi të mbushur përplotë ishte therruar një kulsheder endacake e cila në
përpjekje për ta ndaluar drangonin nuk e kishte verejtur fare orën e shtëpisë.E
dikur shtëpia shqiptare kishte orën mbrojtëse të shtëpisë. Kishte Penatët dhe
Larotë që i mbronin dhe ju jepnin bekimin shtëpisë i jepnin bekimin tokës dhe i
mbronin në mënyrë hyjnore antarët e familjes.
Sot aq është pshtjelluar lëmshi sa edhe këngen e lanë të
pakënduar, edhe mallin për të pambërrishmen e shëndrrojnë në theqafjen e një
histerie apokaliptike që tallën edhe zogjët shtegtarë duke e ndalur
zërin karrshi mjellmave dhe pllumave hallegji të cilët fluturojnë në motin me shi
por nuk ja japin njëri- tjetrit shikimin se janë koncentruar në ulurimat e
ariut plak që ka mbetur duke i numruar vitet, e pa e bërë asnjë hap është duke
e pritur preminë e ndarjes së katrorëve magjikë. Buzë një lumi i cili është
tharë i tëri dhe shihen edhe përmbajtja e gurëve vendorë ndëgjohet një zë që ja
kishte marrë këngën majekrahu.Apo ngoni more njerzi na ka mbetë politika në
fmi....Nuk janë fmi por janë të rritur...e kanë trurin te grabitur.Prej atëherë
kur ju hyri terpia—ju ka humbë nderi e burrnia.
E këngtari e ndali këngen,bilbilat e ndalën cicërimën, ushujzat
kanë mbetur të ngulitura në trupin e uritur të skamnorit, kurse vaji i fëmijes
së sëmurë dhe të uritur është gjama që e thanë edhe gurin. Është koha që po na
i vizaton pikturat në mur kurse ne nuk po ndalemi që ti analizojmë asnjëherë
piktorët çka po pikturojnë. Nuk po i lexojmë poetët çka po shkruajnë. Nuk po e
shohim dritën e diellit kur intelektualët po na tregojnë. Ndëgjone orë njerëzi,
nuk ecët duke u mbathur më kepucët e kalit dhe duke brohoritur me zërin e lartë
të magarit.
Duhet të keni mendjën dhe trurin ta vendosni në funksion për të
mos e parë prapë gangrenën e tokës që na u coptua në çdo shekull. E në momentin
që kam mallë për ta ndëgjuar këngën e pakënduar në mendje me sillën dy gjera.
Hyrja ne uji pa e ditur notin dhe hyrja në politikë pa e pasur mendjën. Edhe
njëra edhe tjetra i sjellin dëm njerzisë.Por e para është dam që i shkakton
vetvetës sepse mundesh ta rrezikosh jetën kur hyn në ujë pa e ditur notin.Por e
dyta është me e rrëzikshme. Është më e rrezikshme për faktin se të futësh në
politikë pa e pasë trurin atëherë nuk je kah përpjekesh për ta qarë drurin. Por
e lënë mbrapa një popull të tërë. E lenë një popull në greminën e përplasjes i
mbetur në ajër në mes të tokës dhe qiellit. E duhet një shekull vetëdije
intelektuale , kombëtare dhe politike për ti përmisuar gabimët që po na i
shkakton politika.
A nuk u ngitë ende me pesë shekuj robëri otomane dhe një shekull
robër serbianë. Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar me mbeti në fyt. Kurse
deri sa kaloja skaj një rruge me kujtohët ajo kënga e mbetur në mes. "O
Prenush - Prenushi i nanës tuj pre dru nër hije të hanës"....E pastaj
mirditorja e zgjuar dhe atdhetare do të vazhdonte : " tkcej sakica e tra kamës"...i
kajte vetit rrakatelin e samës. E si dukët politika jonë shqiptare është tash
në këtë nivel të këngës se mirditorës. Kurse mua më mbeti kënga e pakënduar se
nuk e dëgjova asnjëherë...atë këngë që nuk ishte këngë që nuk këndohej për
heronjët tanë...Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar është malli për ta
parë shqiptarinë ashtu siç kam dëshirë ta shohë e jo ashtu siç është sot.