| E marte, 22.04.2025, 06:57 PM |
KIDNAPIMI I PRESIDENTIT RUGOVA DHE DËRGIMI DHUNSHËM NË BEOGRAD
(Pjesa
III)
-Gani Mehmetaj: "Rugovën, si e kam
njohur" - pasqyrë e një epoke të trazuar-
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe
dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës
qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për
rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim
me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë
në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës! Disa syresh ishin agjentë të
hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Sekret të filosllavit Enver Hoxha. Rishtazi,
u vunë edhe në shërbim të francezëve, duke i bërë gjemën Kosovës, për të
mbyllur ura, hapë bisedime politike dhe nënshkruar marrëveshje fatale për
vendin. Përflitej edhe për rënien e shpejtë të Presidentit Berisha. Dhe,
"ku ka zë, nuk është pa gjë",- thonë vëllezërit tanë jugorë.
Gazetari Mehmetaj e përshkruan me
dhimbje shkërmoçjen e shtetit shqiptar. Kur u kthye nga Tirana, Rugova i
mërzitur tha se "punët janë keq, lamë thiu do të bëhet në Shqipëri".
Thuhet se Rugova ishte ndërmjetësi i fundit në mes SHBA dhe Berishës, i cili
nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona të dyshuara për parregullësi.
Komunistët që kishin përgjakur popullin shqiptar, për afro gjysmë-shekulli, me
një fashizëm klasik, donin sërishmi pushtetin. Krejt njësoj vepruan edhe "komandantët"
kriminelë të LPK-së, alias PAN-it të sotëm, në Kosovë! Largimi nga puna i
strukturave të Sigurimit, oficerëve të ushtrisë, policëve, të lënë me një
pension qesharak, përbënin armatën e të pa kënaqurëve në Shqipërinë e asaj
kohe.
Fajdet-piramidat i projektuan dhe i
organizuan komunistët. Ishin më të shkolluar dhe e dinin se diçka e tillë
kishte ndodhur në vitin 1920 në Angli, më vonë në Slloveni e Maqedoni, por e
hetuar dhe e ndaluar me kohë. U përflakë gjithçka, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat.
U hapën dhe u grabitën magazinat ushqimore dhe të tjera, përfshi edhe armët në
qindra magazina, që përdoreshin për "zbor", stërvitje ushtarake të
popullatës. Bandat grabitëse, në rivalitet për trofetë, u përgjakën mes veti,
duke zënë hapësirat masive në varreza. Akuza të rënda Berishës, për këto
vrasje, pothuaj se, numerike.
Burgaxhiu veteran politik, me 29 vjet
të vuajtura, kryesisht, në Burgun e Vdekjes, siç njihet në Shqipëri dhe botë,
Burgu politik i Burrelit, Pjetër Arbnori, qetësoi Parlamentin: "Viktimat
nuk janë popull, janë banda grabitëse në rivalitet plaçkash të grabitura!"
Çështja u mbyll, pa asnjë gjyq! Berisha bëri faj, kur arsyetoi paratë e futura
në bankat-piramidale, se "janë djersë e shqiptarëve!" Në fakt ishin
para të pista të drogës, trafikimit të njerëzve tej Adriatikut, me gomone, të
prostitucionit, duke shkelur mbi shenjtërinë e kodeve të nderit e të traditës
shqiptare!
Publicisti Gani Mehmetaj jetoi disa
vite i dyzuar, në Tiranë dhe Zvicër, redaktor dhe drejtor i dy gazetave
qendrore të Kosovës, "Rilindja" në Tiranë dhe "Bota sot" në
Zvicër, njohu nga afër burra dhe djem të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfshirë
edhe mërgimtarët në Evropë." Djemtë e çajit të rusit", quheshin
bjerrakohësi, të cilët filozofonin kafeneve të Tiranës dhe djemtë që ushtronin
ushtarakisht kazermave ushtarake shqiptare dhe ushtrimorët e organizuara nga
Kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, me ushtarakët profesionistë, të cilët
u larguan nga Armata Jugosllave dhe iu bashkuan luftës çlirimtare. Dhe, vetëm
ata arritën ta organizojnë luftën ballore, madje të suksesshme kundër
pushtuesit.
Djemtë e djeshëm, heronjtë e sotëm,
Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Haxhija, me përkujdesjen e
Presidentit Rugova dhe LDK-së në Mërgatë, në koordinim me Presidentin Ramiz
Alinë, oficerët elitë të Ushtrisë Shqiptare, i përgaditën për luftë në fshatin
Surrel të Dajtit, afër Tiranës. Një e treta e tyre hynë ilegalisht në Kosovë
dhe organizuan guerilen zonale: Dukagjin, Drenicë, Llap dhe Ana Moravë. Autori
shkruan "për luftën vetmitare" të Adem dhe Hamëz Jasharit, me babën
Shaban e dajën Osman Geci. Sot falsifikohet, nga profiterët e luftës, të
ashtuquajtur "komandantë" pa ushtarët, por me banda të organizuara,
gjatë dhe pas luftës, i ekzekutuan komandantët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim
Rugovës, për t`i përvetësuar betejat dhe luftën e tyre. Dhe, këta janë nga ata
"Djemtë e çajit të rusit", të cilët i ironizon autori Mehmetaj.
Është falsifikim grotesk, i sajuar nga
profiterët, por, tashmë, i bërë falsifikim zyrtar, nën emërtesën "Epopeja
e UÇK-së". Në fillim të marsi nuk kishte -epope të UÇK-së", sepse nuk
ekzistonte. Ishte përballja e vetmuar e Familjes Jashari me pushtuesin. Kjo
"UÇK-e e LPK-së", guerilasit trima, Hamzën dhe Ademin" i quanin
bashibuzukë dhe jo vetëm që i sabotuan me armë, por grabitën edhe markat e
dërguara për ata nga Mërgata. Për arsye krejt politike e ndanë Hamzën nga
Ademi, edhe pse ishin të barazvlefshëm. Dhe, kjo përbënë krim! Nuk e di pse e
heshtë këtë ndarje kriminale shtylla e Familjes Jashari, vëllai i madh, Rifati,
me djemtë e familjes?! "Secili ka të drejtë të mbrojë pragun e
shtëpisë", e thoshte dhe e përsëriste -Komandanti Rugova-, siç e quante
Ademi Presidentin Rugova.
Autori i librit i jep mjaft hapësirë
kidnapimit të Presidentit Rugova nga policia e Millosheviçit dhe dërgimin e
dhunshëm në
Beograd. LPK-ja e djeshme
enveriste-staliniste, alias -PAN-i i sotëm, me ekzekutimet e kundërshtarëve
politikë, u kthye në një bandë vrastare, e instruktuar nga Sigurimsat e
regjimit fashizoid të Enver Hoxhës. Akuzave të rënda, sa të poshtra, aq edhe
kriminale e rrugaçërore, kundër pengut Rugovë, iu bashkua edhe Tirana zyrtare,
social-komuniste, Me armiqësinë dhe paturpësinë klasike, kreu i shtetit shqiptar,
Rexhep Mejdani, e quajti -tradhtar-! Në mbrëmjen e së nesërmes, zëdhënësi i
"UÇK-së", Jakup Krasniqi, nga TV shqiptar, e përsëriti atë që tha
shefi i tij komunist!
Forcat ushtarake të NATO-s, me urdhër
të Presidentit amerikan, Bill Clinton, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, filluan
bombardimin e caqeve ushtarake dhe objekteve vitale në Serbi, Kosovë, Mal të Zi
e deri Ambasadën kineze në Beograd. Bombardimi zgjati 78 ditë. Më 9
qershor 1999, me marrëveshjen e bërë në Kumanovë, në mes NATO-s dhe Serbisë,
Serbia nënshkroi kapitullimin turpërues dhe filloi tërheqjen e ushtrisë dhe të
policisë pushtuese nga Kosova. Me marshimin e tankut të parë të NATO-paktit, në
kufirin Maqedoni-Kosovë, më 12 qershor 1999, dëbuan pushtuesin serbo-sllav dhe
çliruan Kosovën.
Datimet fiktive, të rrjeshme, kinse,
çliruese të komunave, nga 9 deri më 21 qershor 1999, janë organizime
provokative, të disa "komandantëve" lokal, ndonëse të dështuar në
luftë, duan të promovohen si çlirues në paqe. Maskaradat e tyre festive, duhet
të ndalohen me ligj, si falsifikatorë të historisë dhe prishës të qetësisë,
duke humbur ditë pune dhe orë mësimi të nxënësve. Mjaft është toleruar mujshia
dhe rrugaçëria e "komandantëve" dhe "gjeneralëve" të
vetëshpallur, shumë syresh rrast të kriminalizuar me vrasje, hajni, haraç dhe
të gjithë katalogun e poshtërsive, që përmbanë fjalori i shqipës!
Kur veprimtarja unike, e paqes dhe e
luftës, Donikë Gërvalla, denoncoi falsitetin e vtëgradimve të këtyre
mburracakëve, u organizua e gjithë propaganda lehaqeve e opozitës servile e
destruktive, në mbrojtje të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës,
sikur kjo luftë të kishte ndodhur në lashtësi! Ligji duhet të vëjë
rregull. Më 12 qershor është e vetmja datë e çlirimi të Kosovës,
festimin e të cilës duhet ta organizojë shteti, përmes pushtetit
qendror dhe lokal.
Disa grupe guerile, pothuaj se,
bashibuzuke, hidhnin ca krisma në ajër dhe iknin, por e pësonin qytetarët e
pambrojtur. Rrezikonin luftë civile, siç vepruan emisarët jugosllavë më
1944-45, i grupit famëkeq Enveri-Mugosha-Milladini, me shokë.
"Komandantët" vetëlavdërues zhurmonin sikur UÇK-ja e çliroi vendin!?
Dhe, në emër të luftës së pabërë arsyetonin plaçkitjet, zhvatjen e pronave dhe
të pasurisë kombëtare, trashigimi e brezave shqiptarë. Ata krijuan gjendje
terrori me kërcënime, maltretime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.
Guerilja shqiptare, me siglën e UÇK-së,
nuk arriti të formonte ushtri, armatë. Për këtë, grupi themelues i asaj UÇK-je
të LPK-së, akuzojnë për tradhti SHTAB-istët e Rogner-it, me emër përmendin:
Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas pozitave që
mbanin në atë kohë, se sabotuan luftën, flirtuan me SHISH-in shqiptar si dhe
Shërbimet Informative DGSE franceze dhe UDB-në serbe. Rrjedhimisht, UÇK-në e
LPK-së së tyre, kurrë nuk arritën ta fusin në luftën e Kosovës! Këtë të vërtetë
absolute e kanë bërë publike një grup nga themeluesit e -UÇK-së të LPK-së-, në
gazetën "Kosova Sot", më 2018.
E thonë dhe e faktojnë themeluesit e
UÇK-së të LPK-së se Hashim Thaçi: nuk është pjesë e themelimit të UÇK-së;
askush nga strukturat partiake apo ushtarake të LPK-së, nuk e zgjodhi drejtor i
Drejtorisë Politike të UÇK-së; askush nuk e zgjodhi kryesues të Delegacionit të
Kosovës të Konferencës të Rambujesë. Ashtu siç nuk e caktoi skush Hashim
Thaçin, për ta lexuar, dhunshëm, -Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë-,
ndërkohë që nuk i takonte, sepse nuk po shpallej e pavarur Qeveria, por Shteti,
pasi në sallën kuvendore ishin Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, të cilëve
u takonte kjo detyrë.
Të gjitha këto "ofiçe",
grada, emërtesa, ia dha Hashimit shefi i tij Arnaud Danjear, agjent i Shërbimit
Informativ DGSE franceze. Kalemxhinjtë e fletushkës kundra kombëtare, përçarëse
të shqiptarëve, sabotuese të luftës, "Zëri i Kosovës", e dominuar nga
gazetarët ideologë të Shqipërisë enveriste, i plasonin gradimet e Hashimit! Që
këtej, i transmetonte Radio Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e cila
u pushtua, dhunshëm, nga komandantët banditër, të LPK-së, të cilët
mrizonin nën pishat e Bllokut të Zi, në Tiranë. Dhe, ky skenar banditesk, u
përsërit siku atëherë kur policia serbe pushtoi, përdhunshëm, Radio Televizionin
e Prishtinës!
Ishte agjenti Danjear, i cili i ishte
bërë pullë Hashimit tonë në Rambuje, dhe nuk e lejonte atë ta firmoste
Marrëveshjen, duke ia faturuar këtë Demaçit dhe komandantëve lokal në Kosovë,
sikur ai dhe ata nuk po e lejonin të firmoste. Edhe udhëtimi i Hashimit në
Slloveni, tek Demaçi, ishte kamuflim i kësaj intrige të agjentit freng,
dhendërr i Serbisë dhe në familje flasin serbisht! Për këtë dhe rekrutimin e
Thaçit agjent të Francës, i thotë, në Canal + (të shënuar edhe në You Tube),
kryeshefi i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, i cili shton:
"Gjithçka çfarë duhet të dijë
agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton". Dhe,
Hashimi me shokë kanë dosje të bollshme.