Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Edukim i vetëdijes

| E marte, 22.04.2025, 06:46 PM |


Atdhe Geci

EDUKIM I VETËDIJES

Lirisë ju dha vendi    delikat  në jetë

ju dha udha e përballjes  me  të këqijtë

mbrojtja saj  është dëshirë e natyrshme

liria për çmim  nuk guxon të mposhtet.

Në luftërat për  liri  u  mundën burgjet

me luftë u çlirua  dhe Kosova dardane

atdheun tonë  vet  duhet ta modelojmë

na thoshte  mësuesi  i  Gjeostrategjisë,

Mësimin si fitohet liria duhet  ta  dimi

shpopullimi atdheut është rreziku ynë

pesë krahina i kemi në burg te fqinjët

kjo plagë  na  i shumëfishon dhimbjet.

Gjuha shqipe  është  gjuhë e vlerësuar

ka dhënë poema  dhe  tekste  këngësh

ka dhënë vepra të artit dhe të kulturës

sot kemi një letërsi nga më të bukurat.

Alfabetit pellazg-ilir  me 54 shkronja

i ruan ca fjalë të hershme    shqipes

i gjithë alfabeti është dëshmi e kohës

që më të vërtetën të ndriçohet Atdheu.

Atdhe Geci - Poezi nga dorëshkrimet