| E shtune, 19.04.2025, 06:46 PM |
Vetëm një herë në historinë tonë patëm një
udhëheqës të bekuar edhe nga qielli, e ky ishte Gjergj Kastrioti, i cili jo
vetëm diti të bëjë shtet(mbretëri) ,por edhe ta mbajë shtetin dhe ta bëjë të
respektuar kudo në Europën e kohës së tij.
Sot, jemi në shekullin XXI ka pushtetar që jo
vetëm se nuk din me bë shtet, por as edhe me mbajtë shtet dhe me bërë shtetin e
tyre të respektuar dhe krah kombeve të civilizuara, por e kanë sulltanizmin nën
lëkur. Kosova ende është nën masa apo sanksione dhe pa orientim të qartë
europian.
Nuk duhet harruar se në Dardani pos presidentit
dr.Ibrahim Rugova nuk patë tjetër që të kishte urtësi, vizion dhe ai edhe pse
në ato kushte arriti ta bëjë dhe mbajë Republikën e Dardanisë (Kosovës).