Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Feti Tunuzliu: Zëri i ndërgjegjes

| E shtune, 19.04.2025, 06:52 PM |


Feti TUNUZLIU

ZËRI I NDËRGJEGJES

(Anton Çettës)

Me urtësi puthi dhe vuri në ballë dëshirat rinore

për hirë të çrrënjosjes së zakoneve fisnore

për t’pajtuar gjaqe e ngatërresa faqebardhë

që t’mos ketë vëllëzër t’armiqësuar, as t’përçarë.

Kur të armiqësuarëve ua shtrinte dorën mes hasmërish

dhe me butësi e menquri iu fliste dashamirësisht,

o, farën  e shpresës me afsh n’zemër ua mbillte:

s’do luan më gishti i pushkës, që - vëllau-vëllan ta vriste!

N’shpirt ua skalite buzëqeshjet miradashëse dhe bujarinë

teksa priste lëvizje gjithpopullore për mirësinë

që t’mbërthejnë plagën shekullore të gjithë tok

me dorë pajtese e falje gjaku - pa ekuivok.

Ndaj, që t’mos jetohet me besë, ankth dhe erë gjaku fare

kryepajtimtari shoi grindjet dhe armët vrastare

sepse, s’ka akt më fisnik se sa të përtërish vëllazërinë

duke nderuar veten, familjen dhe shqiptarinë!