| E premte, 18.04.2025, 06:55 PM |
Lindur
në vitin 1908 në Jugosllavi. Kishte mbaruar në vitet 1924-1927 Akademinë
Tregtare. Në vitin 1929 njihet në Beograd me studentin Isuf Zija Toptani, me të
cilin martohet një vit më pas në legatën shqiptare atje. Menjëherë me
bashkëshortin shkuan në Kanë të Francë, vend ku Isufi u diplomua për
inxhinieri. Në vitin 1935 familja erdhi në Shqipëri. Isufi u vra në italianët
në kodrat e Fuat beut në Tiranë në vitin 1943 dhe Rumena mbeta e vetme me dy
vajza të vogla, Fani dhe Nermin. Pas vdekjes së të shoqit u detyrua të punojë.
Së fundmi ishte kujdestare materiali në spitalin civil në Tiranë.
U
arrestua më 14.3.1953. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 72/1 të Kodit Penal,
sepse: “Me rastin e sëmundjes dhe të vdekjes së shokut Stalin, ka komentuar në
elementin armik në mënyrë të poshtë dhe duke e lidhur këtë edhe me ndryshimin e
situatës në Bashkimin Sovjetik dhe në vendin tonë”. Kaq u desh për ta futur në
hulli të tjera, krejt pa lidhje. I shënohej se në origjinë ishte bejlereshë.
Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.98, datë 19.6.1953, me dyer të
mbyllura, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 15 vjet burgim, heqjen e të drejtës
zgjedhore për 3 vjet dhe pagimin e avokatit me 800 lekë. Konfiskim pasurie nuk
iu dha sepse nuk kish. U lirua më 25.11.1959 nga Punëtoria Qendrore e
Artizanatit në Tiranë.