| E enjte, 17.04.2025, 02:50 PM |
V
E Ç. . .
Kujtimit
të babait im, HAZIS HYSI që tregonte aq bukur!
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Qe
një mbasdite vjeshte, me diell të ngrohtë si në
verë, ku nga rruga pranë shtëpisë,
na për shëndeti XHELALI. Babai jo vetëm
ia ktheu përshëndetjen, por edhe e ftoi që të shkëmbenin dy pare
muhabet. Hyri në oborr dhe së bashku me timatë, u ulën mbi një stol të gjatë
aty, në oborr. Unë isha i ri dhe po
qëndroja në këmbë.
Ore
XHELO, -i tha babai, -por si o derëmbyllur shkove e bër shtëpinë, andej larg të
tjerëve.A ke dëgjuar ti atë thënien që delen që ndahet nga tufa, e ha ujku?
Xhelua e priti me të qeshur thënien e timeti, por babai, për t'i mbushur
mendjen, vazhdoi:-Zot na ruaj se mos do të gjejë si ai boti që tregojnë...
Xhelua, nga mosha, qe paksa më i
madh se unë(atëhere isha 40-vjeç dhe sot
që po tregoj, jam plot 82-vjeç) dhe e
dëgjoi me politesë "sulmin" e timeti. Si për t'i treguar se nuk i
mbetej qejfi, i tha:-Po si është
historia e atij"botit" që paska jetuar veç?
Dhe
babai, filloi:
Shkoi
dhe e ndërtoi shtëpinë larg shumë nga fshati. KIshte të shoqen dhe një çupë.
KIshte një pendë qe dhe një lopë. KIshte ç'kishte kollondrisej aty, në shtëpi.
Në fshat zbriste kur i duhej kripë, vajguri apo pak sheqer. Me fshatin, si ndarë për së gjalli. Kishin
kaluar ca vjete dhe i thotë të shoqes:- Nesër është ditë pazari dhe do ta
nxjerrë lopën për të shitur, se ka dy vjet që as qumësht nuk ka, por as nuk
mban dem. Vetëm na ha zahirenë e qeve. Dhe kështu bëri. Të nesërmen, me lopën
për dore drejt e tek pazari i bagtive.
* *
*
Sa
filloi pazari, blerësit u lëshuan andej dhe ja tek erdhi blerësi i parë.
-Ka
qumësht lopa?-pyeti
Ai:-Po
të kishte qumësht nuk e mbaja dot vet
unë?
Po
mirë, -tha blerësi, - ndoshta është barsë dhe pjell së afërmi?
-Ka
tri vjet që nuk mban dem dhe po më ha zahirenë e qeve kot së koti. Blerësi iku,
i çuditur. Erdhi dhe tjetri dhe po kështu u përgjigjej të tërëve që pyesnin.
Për
fat, kur po u tregonte të vërtetë blerësve, dëgjoi dhe Dalipi, bashkëfshatar i tij. Vërtet
qe bashkëfshatar, por ta shkonte ujtë nën rrogos dhe i thotë:-Ore Petref (se
PETREf e quanin atë "botin", kështu do ta shesësh lopën ti?
-Pse,
-i tha PETREFI;duhet t'i gënjejë njerëzinë unë?
Lëma
lopën mua dhe bëj sehir, -i tha Dalipi. Kur ta shesë, do më japësh pjesën.
Pranoi dhe, kur u afrua një blerës që pyeti Dalipin. dëgjoi:
-Ka
qumësht lopa?
-Po
i afrove kusinë, e mbush plot!!! Po barsë a është?-Për tri muaj pjell!! Bën
pazarin dhe lopa u shit. I dha Dalipit "pjesën" dhe iku në shtëpi.
* *
*
Kish
kaluar ca kohë dhe çupa e PETREFIT që rronte veç, qe rritur.Gati me këmbë në
yzengji. Një ditë prej ditësh një mbles(shkes)
së bashku me "krushkun"
kandidat trokitë si miq tek PETREFI. U shtruan brenda dhe shkesi i tha:-PETREF,
kemi ardhur se duam çupën për djalin e këtij, krushkut.
Jam
dakord, - u tha PETREFI se nuk gjeni kund si çupa ime, se, po t'i afrosh kusinë
e mbush me qumësht dhe mbarsë është dhe për tri muaj pjell!!! Shkesi me
"krushkun" u larguan të tmerruar dhe PETREFI u çudit. Po ç'patën
këta?Ç'më bëre, DALIP?!!! Xhelua u shkul së qeshuri, u përqafua me tim atë dhe
iku po duke qeshur.Kurse unë vazhdoj të qeshë duke e sjell për ju.
Tiranë, 15 prill 2025