| E enjte, 17.04.2025, 02:29 PM |
Thirrje për Përgjegjësi Politike – Formoni Qeverinë! Populli Nuk Është Më i Verbër!
Federata
dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin,
Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), në emër të mbarë shqiptarëve që e
duan këtë vend, që kanë sakrifikuar dhe kanë shpresuar në një Kosovë të drejtë
dhe funksionale, ju drejtohet me një thirrje të fuqishme dhe të ndershme:
Mjaft
më me lojëra politike! Mjaft më me inate, me përçarje dhe me pazare personale!
Sot,
përballë sfidave të mëdha ndërkombëtare dhe kërcënimeve të hapura ndaj
sovranitetit të Republikës së Kosovës – ju, përfaqësuesit e popullit, jeni duke
dështuar në mënyrë të turpshme në detyrën tuaj më të shenjtë: formimin e
institucioneve.
Në
vend që të bashkoheni për Kosovën, ju ndaheni për poste.
Në
vend që të reflektoni për të ardhmen, jeni të ngujuar në të kaluarën.
Në
vend që të bashkëpunoni për një qeveri që i shërben popullit, i shërbeni
interesave të ngushta.
Turp!
Kujt
i shërbejnë këto veprime? Popullit jo. Shtetit jo. Kombit – asesi!
Ndërkohë
që Veriu i vendit po minohet, që ndërmjetësit ndërkombëtarë kërkojnë lëshime
nga Kosova, ju – deputetë e liderë – jeni të zhytur në heshtje, në mungesë
vizioni dhe mbi të gjitha – në mungesë përgjegjësie.
Kosova
nuk ka nevojë për fjalë të bukura në fushata – por për veprim tani!
Kombi
është në rrezik – jo vetëm nga presioni i jashtëm, por edhe nga ju, që
gabimisht e keni marrë votën e popullit dhe aksidentalisht jeni ulur në
karrigen e deputetit.
Aty
ku duhet të jeni zëri i qytetarit, jeni bërë zëri i interesave personale.
Aty
ku duhet të mbrohet shteti, po mbrohen privilegjet tuaja.
Nëse
e ndjeni veten shqiptarë, nëse mendoni se i përkisni këtij vendi, atëherë
formoni qeverinë dhe ndërtoni institucione për të gjithë – jo vetëm për veten
tuaj!
________________________________________
Ftesa
jonë është për reflektim të thellë:
Uluni
me veten! Shikoni në pasqyrë dhe pyesni veten:
A
jeni aty për popullin, apo për veten? A jeni për Kosovën, apo kundër saj?
Sepse
koha e mashtrimeve ka përfunduar – populli nuk është më i verbër!
________________________________________
Me përzemërsi dhe
miqësi,
në emër të Federatës dhe
Platformës Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin
dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
17 Prill 2025