| E hene, 14.04.2025, 06:53 PM |
Flet Prof. Dr. Lush SUSAJ:
Ja
përse qeveria duhet të zhdëmtojë fermerët e Maliqit, Dibrës dhe të Myzeqesë
menjëherë dhe pa burokraci e korrupsion!
Rënia
e temperaturave në Maliq dhe breshëri në Myzeqe ka dëmtuar rëndë fermerët
shqiptar.
-
Dëmi nuk ka ardhë nga fermeri, që nuk i ka shërbyer bimës, por ka ardhur nga
mungesa e rajonizimit shkencorë, e testimit fushorë të kultivarëve.
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Rënia e temperaturave si dhe një stuhi e
fortë breshëri ka goditur këto ditë (1-3 prill) disa zona të Shqipërisë
juglindore dhe të Mesme duke zbardhur rrugët dhe duke shkaktuar dëme të mëdha
né bujqësi. Sipas fermerëve të dëmtuar stuhia e breshërit me intensitet të
lartë ka zgjatur për disa minuta pa ndërprerje duke shkaktuar dëme të
konsiderueshme në nektarina , mollë, dardha, ullinj, spinaq, por edhe në serat
e mbjella me luleshtrydhe, ndërsa theksojmë që një breshër i tillë nuk ishte
parë në zonë prej 20 vitesh.
Fermerët
pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet,
ndërsa njëzëri kërkojnë mbështetje nga shteti për përballimin e situatës.
Ndërkohë
sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë dëmtuar
rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë pritet té
verifikojnë dëmet.
Nga
viti në vit fermerët në zonën e Maliqit dhe të Myzeqesë po përballen me fenomene
ekstreme té motit që po shkatérrojné prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma
dhe orientimi nga strukturat përgjegjëse të shtetit ende nuk po duket.
Rënia e temperaturave në fundt të marsit dhe fillim të prillit si dhe
breshëri i ditëve të para të prillit ka sjellë shumë dëme në bujqësi. Dhe këto
nuk janë dëme dosido, por dëme të mëdha, që kanë dëmtuar shumë ekonominë e
fermerëve shqiptarë. A jeni në dijeni të kësaj situate dhe si duhet vepruar nga
shteti në kësi rastesh?
Sikurse ka ndodhur edhe më parë, e sikurse pritej në çdo moment,
erdhi edhe kjo rënia e madhe e temperaturës së ajrit, ku sikurse jemi informuar
nga kolegët specialistë të terrenit, temperatura e ajrit gjatë natës zbriti në
Maliq deri në -60C.
Sikurse tregojnë studimet shkencore të kryera në vendet me klimë
më të ftohtë se sa klima e Shqipërisë, si Austria, Zvicrra, Gjermania,
Bullgaria, Rumania, etj, rënia e temperaturës nën -10C,
dëmton në mënyrë të pakthyeshme lulet e çelura të pjesës më të madhe të pemëve
frutore dhe hardhisë. Rënia e temperaturave nën -30C,
dëmton në mënyrë të pakthyeshme gjethet dhe lastarët e ri të bimëve (perimeve,
pemëve dhe hardhisë). Nga ana fiziologjike, dëmi vjen nga ngrirja apo formimi i
kristaleve të akullit nga uji, që ndodhet në hapësirat ndërqelizore dhe në
vakuolat e qelizës. Nga ku për shkak të zgjerimit të vëllimit dhe të
dehidratimit të mureve qelizore, organet e qelizës dhe qelizat pësojnë goditje
mekanike dhe vdesin. Në këto kushte, lulet, gjethët dhe lastarët e ri vyshkën,
marrin ngjyrë kafe e duken sikur të ishin zier në ujë të nxehtë. Rreziku më i
madh është për ato bimë me trup të ulët, ato me vegjetacion dhe lulëzim afër
tokës. Kryesisht dëmtohen llojet me origjinë nga vëndet e ngrohta, blloqet e
mbjella në lugina, pemëtorët dhe vreshtat si ato të Rahovecit të mbjella në
tokat me drejtim lindorë dhe veriorë, ku temperatura është rreth 4,40C ma e ulët sesa në faqet jugore e
perëndimore. E të mos harrojmë faktin se në të tilla raste, ndryshimin apo
dëmin e bën edhe ndryshimi në masën 0,10C.
Gjithmonë flas për specialistët që besojnë në shkencë dhe teknologji, e jo
kurrë për të vërbërit e as të korrupsionit e partisë, që kurrë nuk ditën e që
kurrë nuk mund të bëjnë as rajonizime, as testime fushore e as seleksionim
klonal shkencor. Servilët e të korruptuarit dinë vetëm për të kopsitur dosje
fiktive, e për të vjedhur projektet dhe fondet. Bujqësia mund të zhvillohet
vetëm mbi baza ligjore (ligjet janë forca dhe zëmra e bujqësisë dhe shtetit),
dhe mbi baza shkencorë, e ku protokollët janë koka e bujqësisë. Një organizëm
pa kokë dhe pa zëmër, ka ardhur puna deri në atë grade, sa nuk mendoj se i
shërben, apo që i duhet më as mafies së korrupsionit me projektet e shkencës
dhe teknologisë, që nuk shkuan për bujqësinë. Në këtë situatë që e kanë
sjellur, nuk mund t'i shërbejnë më as mafies së pronave, e as ekspert
gjilpërave të partisë, që si zgjidhje tani po na japin ndezjen e zjarreve për
tym, apo ujitjen me shi hedhje, e cila njihet si zgjidhje e vogël, por jo për
sipërfaqe e rajone të mëdha.
Pothuajse njëlloj sikurse
na urdhërohej edhe në kohën e komunizmit kur ishim të izoluar, e që vërtetë
kujtonim që duke djegur për 30 minuta ca grumbuj me shkurre, do të mund të
mbronim pemët për një periudhë 2-3 ditore me ngrica. O Perëndi sa mbrapa, që
kemi ngelur në mendësinë e shfajësimit apo zgjidhjeve me djegie e me tym.
Sikurse unë e di, jo me djegë shkurre e fierë, po as me djegë naftë e mazut,
nuk e mbron dot specien, as kultivarin e mbjellur e të paçërtifikuar jashtë
zonës së vet të kultivimit. Studentëve që mezi po i përgatisim deri në mastër
shkencorë, e që më pas korrupsioni shtetërorë e politikë po na i len edhe pa
punë, ose në detyra të parëndësishme e pa asnjë mundësi reagimi, ua kemi mësuar
me shpirt dhe me përvojë se si ndikon origjina dhe gjenotipi, pjerrësia dhe
kundrejtimi, lugina dhe shpatina, lartësia mbi nivelin e detit dhe lartësia e
trupit dhe kurorës në përshpejtimin apo në vonesat në lulëzim. Këto mësime dhe
përvoja, korrupsioni i ka goditur e zhvlerësuar me kohë. Të gjithë ata që
kërkuan, apo që kërkojnë që të zbatojnë shkencën dhe ligjshmërinë, sot ose janë
pa punë ose janë nën shantazh dhe intimidim për të mos hapur gojën. Puna ka
shkuar deri aty sa patronazhistët jua përmëndin edhe bukën e gojës, me atë
shprehjën denigruese se "të mora në punë, e po të mbajë me bukë".
Shikoni pasojat e
neglizhencës me rajonizimin, me seleksionimin dhe përmirësimin gjenetikë, e mbi
të gjitha me testimin fushorë të strukturës varetore.
Këto janë punë që nuk i bën
dot kurrë politika e as kafkat e politizuara e të korruptuara të strukturave
politike e shtetërore, që pushtuan edhe institucionet. Këto janë puna e
specialistëve, të cilët duhen me i lënë të lirë të punojnë e duhen mbrojtur nga
hakmarrja e verbër politike.
Këto punë mund t'i bëjnë
vetëm ata që janë bërë vetë, e që nuk i ka bërë partia dhe as tarafet nepotike
të çunave të katundit e as qytetit.
Pra dëmi
nga vegjetacioni dhe lulëzimi i hershëm i specieve është problem gjithmonë
evident në bujqësinë shqiptare?
Dëmi nga vegjetacioni dhe
lulëzimi i hershëm i specieve dhe kultivarëve të kultivuar në kushtet e fushës
së hapur, është gjithmonë prezentë. Të tilla dukuri mund të parandalohen dhe
zgjidhen vetëm në mënyrë shkencore e kudo vetëm përmes rajonizmit shkencorë të
specieve dhe kultivarëve, të kulturave bujqësore. Parandalohen përmes
seleksionimit dhe përhapjes së gjenotipeve me vegjetacion dhe lulëzim të vonë,
e të qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulëta. Si dhe përmes teknologjive të
mbjelljes dhe ekspozicionit të vreshtave dhe pemëtoreve në shpatina (pjerrësi)
dhe tokat me kundrejtimin e përshtatshëm. Pa harruar edhe rëndësinë që ka
lartësia e trupit dhe e kurorave në drejtim të përshpejtimit të vegjetacionit,
lulëzimit dhe pjekjes. Të tilla situata parandalohen përmes testimit të
detyruar ligjorë e paraprak të kultivarëve të struktures varietore, sikurse
udhëzojnë protokollët e BE, e sikurse ndodh në të gjitha vëndet e botës ku vlerësohet
puna dhe prodhimi nga bujqësia.
Sa prodhim
bujqësor është dëmtuar nëse flasim me gjuhën e shifrave dhe të fakteve?
Të tilla dëmtime masive,
sikurse ndodhën këtë vit ku është dëmtuar deri në 90% të prodhimit të pritshëm
të patates, të pemëve frutore bërthamore dhe të disa kultivarëve të rrushit me
pjekje të hershme, ndodhin me patjetër sa herë që speciet dhe kultivarët i
mbjellim apo përhapim jashtë vatrës së tyre të origjinës, dhe jashtë kushteve
ekologjike, për të cilat janë testuar dhe janë çertifikuar. Kam me qindra raste
që fermerët më vijnë me lastarë të vyshkur e të tharë në dorë, e me thonë se
çfarë sëmundje ka vreshti im, edhe pse temperatura nuk është rritur as deri në 50C, kushte kur nuk mund të bëhet fjalë për
infeksion e as për sëmundje.
Kur shoh me vëmëndje, kuptoj se si edhe kultivarin e rrushit
"Sublima Sidllës" e kanë mbjellur në Zadrimë, e ku habitem me guximin
e matrapazëve, pasi ai lastarizon dhe e lulëzon herët, e ku temperaturat e
pranverës e pamundësojnë kultivimin në fushë të hapur.
Mirëpo, tani që dëmi ka
ndodhur, them që koha na dha të drejtë për të gjitha ato që kemi ngritur e që
kërkuar me modesti dhe me sinqeritet shumë të lartë. Ndërsa klanët e
injorancës, korrupsionit dhe hajdutërisë na goditën e na persekutuan vetëm se e
parashikuam, e që nuk e deshëm kurrë këtë situatë. Madje, para një muaji, mua
me kërkuan që të isha pjesë e një projekti për rajonizimin e vreshtave në
Shqipëri. Një projekt që është bërë shkel e shko e pa specialistë të mirfilltë
të fushës edhe para 15 viteve, e që mendova dhe thashë me vete që shyqyr që si
profesor vreshtarie dhe ampelografie, do të mund të ndihmoj që vreshtarët të
mos dështojnë.
Endrra zgjati shumë pak,
sepse më erdhi lajmi se unë dhe as universiteti, nuk do të jemi më pjesë e
këtij projekti. Kjo sepse edhe 200000 euro të tjera projekt që do të
shpërndahen sikurse edhe 15 vite më pare, që tani janë destinuar pa efekt dhe
pa produkt real. Mendoj se përsëri nuk do të ketë produkt tjetër veçse një
dosje fiktive, e që do të vazhdojë përsëri ai kaosi me rajonizimin dhe me
strukturat varietore. Sikurse kemi 20 vite që nuk arrijmë të marrim as edhe një
financim për seleksionimin klonal të gjenotipeve të qëndrueshme, nga ku buron
gjithë prodhimi dhe suksesi në përpunim dhe nëprodukte.
Punët që duhet t'i bëjnë
specialistët, profesorët dhe universitetet, korrupsioni i ka dërguar në dorën e
shokëve, njerëz pa përvojë, pa njohuri e pa çertifikim shkencorë.
Në këtë mënyrë u është
hapur dera fatkeqësive nga ngricat, nga përmbytjet, nga zjarret, që të gjitha shkaktuar
nga njerëzit. Tani përballë këtyre të vërtetave shkencore e botërisht të
njohura, duket që me qëllimin e mbrapshtë e çnjerëzorë, thjeshtë për të
shmangur përgjegjësinë dhe detyrimin e shtetit për të kompensuar fermerët me
patjetër, menjëherë e jo më pakë se 70% të prodhimit të parashikuar, po bëhët
një propagandë që nuk shërben për asgjë, e që nuk nderon askënd. Idjotësia dhe
idjotët e kësaj propaganda, duket që po përdorin edhe disa specialistë të
vjetër të prodhimit bujqësorë, që duket se janë totalishtë të painformuar për
sfidat e bujqësisë dhe për problemet e shkaktuara nga korrupsioni dhe degradimi
ligjorë e shkëncorë në çdo hallkë dhe në çdo nivel të sistemit të sajë.
-Në këtë
situatë po vetë fermerët a kanë faj?
Megjithatë, në këtë
situatë, mendoj se duhet të sqarojmë e të ndajmë faktin që fermeri i dëmtuar,
nuk ka asnjë faj, e që duhet të zhdamtohët sa më parë e pa burokraci.
Sepse dëmi nuk ka ardhë nga
fermeri, që nuk i ka shërbyer bimës, por ka ardhur nga mungesa e rajonizimit
shkencorë, e testimit fushorë të kultivarëve, e seleksionimit të gjenotipeve të
qëndrueshme, me lulëzim dhe vegjetacion të vonë. Që të gjitha këto janë
detyrime kushtetuese të shtetit ndaj banorit dhe fermerit të Shqipërisë. Për
shkak të dështimit të shtetit në detyrimet e veta, përse u dashka rënduar
fermeri me burokraci dhe vonesa të tilla sikurse janë kërkesa për zhdëmtim në
bashki, pastaj për të pritur komisionin e vlerësimit të bashkisë, e pastaj për
të pritur sa lekë do zhdamtohet nga ai fondi i 4% të nevojave civile, sipas një
ligji të vitit 2019, e që çuditërishtë i referohet një ligji të vitit 2012,
labyrinth dhe kaos. E pastaj përsëri ngarkohet fermeri për të plotësuar një
dosje me akte pronësie e me letra pa fund. Duket një kalvarë për ta vonuar,
mohuar e stresuar pafund dhe pa arsye fermerin. Shteti duhet me pasë
funksionale kadastrën dhe strukturën e shërbimit bujqësorë. Në këto kushte,
menjëherë mund të bëjë zhdamtimin sipas raportit apo kolaudimit përfundimtarë
të departamentit të bujqësisë. Propaganda jo fermeret ishin të siguruar apo jo,
duhet përbuzur me neveri, sepse shkaku real i mungesës së siguracionit në
bujqësi është vetë shteti. Kjo punë duhet të ishte zgjidhur e kohë, të paktën
sikurse e ka zgjidhur Kosova që mbulon 70% të primit të siguracionit. Për ta
mbyllur me faktin se, sipas mendimit dhe gjykimit tim, fermerët e damtuar,
duhet të zhdamtohën menjëherë e pa u vonuar as ngatërruar me pengesa
burokratike e korruptive. Prandaj apeloj për përgjegjëshmëri shtetërore e
shkencore ndaj fateve dhe problemeve të bujqësisë shqiptare.