| E hene, 14.04.2025, 06:57 PM |
Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe
shpikjeve të veta. Ai duhet të gjunjëzohet nga shqiptarët e
vërtetë sa më parë. Qëllimi i tij kryesor është shpopullimi i vendit nga
shqiptarët dhe ndryshimi i demografisë së Shqipërisë, duke i zëvendësuar me
afrikanë, aziatikë dhe arabë; ashtu si komandon Soros.
Ai nuk duhet të marrë (blejë dhe vjedhë) një
mandat të katërt. Nëse kjo ndodh, Shqipëria do të na lërë...
***
Përshëndetje vëllazërore të nderuar bashkëkombës! Duhet t’ia mohosh lirinë më të rrezikshme hajdutit,
vasalit të armiqve tanë, anëtarit të mafies dhe tradhtarit më të rrezikshëm të
vendit dhe kombit. Trojet shqiptare janë duke u përballur me një shpopullim të frikshëm, vdekjeprurës: Shkaku: humbja e
shpresës, imponimi i varfërisë së qëllimshme nga mafiozi kryesor, dhe mbushja e
Shqipërisë me azilkërkues nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme; shumë prej tyre
kriminelë që Evropa, sidomos Italia nuk i do). Njerëzit në Shqipëri duhet të hapin sytë ndaj
politikave të këqija që po kryejnë ata që janë në pushtet në këto 12 vitet e
regjimit tiranik të „rilindjes“.
Tirania, është një term që përdoret sot për
të përshkruar një formë qeverisjeje ku një person (një tiran) kontrollon i
vetëm kufijtë e ushtrimit të tij të pushtetit dhe mund të sundojë gjithçka
sipas interesave të tij. Me një pushtet të tillë të pakufizuar, kreu i shtetit
mund të përcaktojë vetë se cilat ligje dhe rregulla do të zbatohen në shoqëri,
por në të njëjtën kohë mund të zgjedhë të neglizhojë nga ana e tij udhëzimet që
ai/ajo ka vendosur për të tjerët dhe të ndryshojë udhëzimet në mënyrë arbitrare
sipas gjykimit të tij.
Despotizmi, presupozon një shoqëri të
paligjshme ku një despot sundon në mënyrë arbitrare ndërsa tirania ka një
diktator që sundon pa marrë parasysh ligjet.
Diktator, përdoret si një term më neutral për
një sundimtar absolut, ndërsa tiran tani përdoret si një term negativ.
Aristoteli e përkufizoi tiraninë si: "Çdo
despot që nuk ka nevojë të justifikojë veten dhe që sundon mbi të barabartët e
tij dhe ata më të mirë se ai sipas interesit të tij dhe jo të tyre, mund të
sundojë vetëm me tirani."
Sot, kjo fjalë lidhet me një despot të etur
për pushtet që i pëlqen të sundojë brutalisht, ose me një person tepër të
uritur për pushtet. Fjalë të tilla si autokrat,
diktator dhe despot shpesh konsiderohen sinonime të termit tiran.
Çfarë nënkuptohet me tirani?
Tirania është një formë qeverisjeje ku një
person në parim ka të gjithë pushtetin dhe sundon në mënyrë arbitrare. Një
tiran sundon pa bazë në ligjet e njohura publikisht dhe me përdorimin e gjerë
të mjeteve ekstreme si dhuna. Tirania është një term që përdoret sot për të
përshkruar një formë qeverisjeje ku një person (një tiran) kontrollon i vetëm
kufijtë e ushtrimit të tij të pushtetit dhe mund të sundojë gjithçka sipas
interesave të tij.
Nuk jam politikisht korrekt (as që jam
vulgar), por i them gjërat ashtu siç janë apo siç mendoj unë se janë. Ai që
sillet në mënyrë të hijshme me kriminelët, indirekt i motivon ata të vazhdojnë
me fëlliqësitë. Pse vazhdojnë? Sepse ju nuk reagoni (ata hajdutë e kuptojnë
vetëm shkopin prapanicës), vazhdojnë me fëlliqësitë sepse nuk frikohen nga pasojat
që nuk ekzistojnë. Frika i ruan
vreshtat.
I madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu tha: "Lirinë
nuk jua solla unë, atë e gjeta midis jush!"
Vogëlsia ime thotë: Nuk ju solla unë despotët, diktatorët,
tiranët, robërinë, mafinë, hajdutët, pedofilët, vrasësit me pagesë, kriminalitetin
(sidomos atë ekonomik), vasalitetin, tradhtinë ndaj vendit, uzurpimin (grabitjen
e paligjshme të tokave dhe pasurive tjera shoqërore), trafikimin e qenieve
njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore, shitjen tek të huajt (thënë
ndryshe, dhurimin e tokës, ujit të pijshëm, detit, diellit, qiellit) dhe
çmendurinë e mos-reagimit të juaj ndaj së keqes, ato i gjeta midis jush!
PS: Trafikimi
i qenieve njerëzore përfshin njerëz që detyrohen, shfrytëzohen ose nxiten
në forma të ndryshme të punës/shërbimeve, prostitucionit, qëllimeve të tjera
seksuale, krimit, lypjes, shërbimit ushtarak ose marrjes së organeve nëpërmjet
përdorimit të dhunës, kërcënimeve ose abuzimit të një situate të cenueshme.
Kontrabanda e qenieve njerëzore po ndihmon të
huajt të udhëtojnë ilegalisht nga një vend në tjetrin. Trafikimi i qenieve
njerëzore shpesh ndodh në mënyrë të organizuar, për pagesa të larta dhe në
kushte kërcënuese për jetën.
Ai që shet vendin e tij, shet edhe
shpirtin e vet.
Prej vitit 2002, me shkrimet e mia që botohen
nga gazetat (portalet) vërtetë kombëtare, mundohem të jap kontributin tim shumë
modest në përfaqësimin e shqiptarizmit të vërtetë që frymëzon patriotizmin
(atdhedashurinë) nga brenda dhe nuk ndikohet nga presionet e jashtme.
Gjëja e trishtueshme për shumicën prej nesh
është se ne më mirë do të shkatërroheshim nga lavdërimet sesa të shpëtonim nga
kritikat.
Unë dhe anëtarët e familjes sime të ngushtë,
përkundër faktit se me gjenerata kemi lindur dhe jetojmë jashtë trojeve shqiptare
dhe Evropës, nuk kemi aq simpati për kokëtulët kozmopolit që e urrejnë atë që
përfaqëson tradita, kultura dhe zakonet e mirëfillta shqiptare. Dhe, nuk kemi
asnjë simpati për ata homo sapiens që kanë shkatërruar tokën e paraardhësve tanë,
që mbështesin dhe marrin pjesë në tradhti ndaj vendit, krimit ekonomik (Pas çdo pasurie të lehtë fshihet një krim
i rëndë), pedofilët, përdhunim dhe vrasje të të pafajshmëve (kriminelët
kryejnë (sidomos masakrim të grave shqiptare). Mjaft gjumë, zgjohu dhe vepro!
Shqiptarët, jo vetëm ata të Shqipërisë
londineze por edhe të Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera nën okupim, janë në prag
të vdekjes, si vend dhe komb, zhdukjes përfundimtare. Nëse duam të mbijetojmë
si Komb dhe Vend, përveç tjerash, duhet të denoncojmë,
bojkotojmë dhe dënojmë mediumet e tradhtarëve gjysmë-analfabetë shkatërrimtarë,
që për qëllime djallëzore (të paguar-financuar nga armiqtë e kombit tonë) ngatërrojnë
(hutojnë) popullin me gënjeshtra dhe
gjysmë të vërteta në shkrimet dhe
llomotitjet e tyre të ndyra. Pra, portalet (gazetat) dhe televizionet e tyre me
themelues analfabet por profesional kriminal, financohen nga armiqtë e
brendshëm dhe të jashtëm të popullit tonë, nga ata që mashtrojnë e punojnë që
ne të mos ekzistojmë.
“Nëse nuk mund t'i bindni,
atëherë ngatërroni (hutoni) ata.”- Harry S. Truman, Kombësia:
Amerikane. Titulli: politikan. Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Jetoi:
1884-1972
Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta, gjenealogjinë,
gjakun, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, historinë,
traditat, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë,
cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
Pra, për shqipfolësit problematikë duhet ligje
të posaçme.
Ne duhet të godasim ashpër kriminelët.
Ne duhet të dyfishojmë dënimin nëse krimi
kryet në zonat e cenueshme. Nëse autori është anëtar i një bande, dënimi duhet
të katërfishohet. Nëse autori është politikan ose zyrtar shtetëror, dënimi
duhet të dhjetëfishohet. Nëse autori është shefi i shtetit (dhe bashkëpunëtorët
e tij më të afërt) dënimi duhet të jetë
me burgim të përjetshëm, ose edhe më ashpër.
***
Një studente psikologjie 19-vjeçare nga Shkodra kontakton
motrën time dhe më pyet diçka për profesionin tim, unë i them:
Në Forcat e Armatosura (ushtri), oficer është termi për një drejtues (komandant)
ushtarak me arsim akademik dhe ushtarak në nivel të përgjithshëm dhe arsim në
drejtim (komandim). Oficerët e Forcave të Armatosura ndahen në grada nga
flamurtari deri te gjeneral/admiral.
13.04.2025