| E diele, 13.04.2025, 06:55 PM |
Ndër figurat që shquhen më së shumti në Gadishullin ilirik për rezistencën e tyre heroike kundër barbarisë pushtuese otomane, në rangun e parë qëndron kryheroi ynë Gjergj Kastrioti. Ai është përfaqësuesi i fundit i iliro-arbërorëve të vërtetë e që deri më sot figura të rangut të tillë dalin gjithnjë e më pak.
Fati
i Arbërisë dhe i Europës do të vendosej në brendësi të trojeve iliro-arbërore,
një betejë e rëndësisë historiko-politike me ndikim të madh sikur ishte Beteja
e Albulenës, mund të thuhet se do të vendoste gjithçka në rrjedhat e mëpasme të
politikës së brendshmë dhe asaj të jashtme të shtetit të Arbërit.