| E premte, 11.04.2025, 07:43 PM |
Ç’DJALL E SJELL, NGA Ç’TERR
E
TURP?
-
në 40 vjetorin e (mos)ikjes
së
diktatorit -
Nga
Visar Zhiti
…për
enverin vetëm nga burgu mund të klithje të vërtetën, dhe me zë të dënuari, edhe
pse në heshtje për botën…
Ta
kujtojmë apo t’ja lëmë në harrim më mirë? - pyes veten. Ujku mjegull do, thonë,
po ashtu ai dhe rivjen…
Gjithsesi
më duket se ndjej detyrimin të sjell sot një anti/poezi, nga ato që kisha bërë
me mend në qeli, ku shpesh na linin me duart e prangosura e nuk lejohej madje
as të ëndërroje, - e kam treguar në burgologjitë e mia. Për të mbijetuar
shpirtërisht, sa do pak, që të mos çmendesha, bëja çmendurinë tjetër, krijoja
poezi, pa i shkruar dot, ashtu me mend… Kur më çuan në burgun e Spaçit, gjithë
ankth arrita të guxoj dhe t’ua tregoj poezitë disave prej bashkëvuajtësve,
miqve më të ngushtë, që munda të kem ndër ato vite.
…gjithmonë
dua të tregoj mirënjohjen time të përhershme per ata djem guximtarë,
qendrestarë deri në heroizëm, që morën pjesë dhe revoltat e mëdha në burg, por
donin dhe… poezinë, sidomos të bashkëvuajtësit, pra të tjetrit, si asgjëkundi
tjetër.
Mua
me të më shkarkuar në burg, së pari ia mërmërita në terr poezitë e mia çamit
Bajo, kishim qenë bashkë studentë në Shkodër e ai më tha:
-
Shkruaji, duhen si dëshmi, se ti mund të vritesh në minierë, por këto duhet të
mbeten, i ruajmë ne, i mësojmë përmendësh...
Ishte
ai që më nxiti dhe më mbrojti… më pas po ai ia tregoi poezitë e mia shkrimtarit
Zyd Morava e ai kapitan Maks Rakipajt, me të cilin u bëmë shumë miq, i njohur
tani si përkthyes i qindra poezive në shumë libra, po keshtu dhe (Is)Lam
Spahiut, përkthyes veprash të mëdha, dhe shkrimtari tjetër Halil Laze, të tjerë
që shkruanin fshehurazi e që do të botonin më pas, Ahmet Kolgjini, Astrit
Xhaferri, Robert Vullkani, po kështu dhe Inxhinier Ismail Farka, mësues Roni,
miqtë e internimeve të Lushnjës, të sjellë në burg, Dine Dinia, Lek Mirakaj,
Esat Çoku, Naim Staravecka, trimat e çartur Prendi, Landi e Mirushi... Ilir Malindi - që mezi pres
ta takoj per kritikat e tij si brilantë të mynxyrshëm… po edhe ca shokëve që
s’janë më Adriatiku, Vasoja, Linci, që dritë paçin!
Dhe
atëhere besoja ashtu si dhe tani se poezia lind nga dashuria, - kam shkruar,
por ja, që ndodh të derdhen në të mllefe dhe pakënaqësira të mëdha, urrejtje
për diktaturën dhe dhunuesit. Urreja poezitë për tiranët, jo vetëm ato që i
himnizonin, por dhe për poezitë politike, kundër, nuk i dua, seç japin një
ndjesi qe s’eshte e poezise.
Hiqe
nga libri, do më thoshte miku im, bashkëvuajtësi piktor Valer Dyrzi Tarasov,
hiqe, dëgjomë mua, - e kushte fjaken per poezinë kundër enverit, - se ata janë
aq të poshtër, sa u vjen mirë që edhe i shan, mjafton që i kujton. Ja, ju kemi
bërë që të shkruani për ne, mburren, hiqe, mos ua jep këtë kënaqësi të ligë. Në
pikturat e mia nuk ka fare as burg e as diktaturë, qëndro mbi to, injoroji, kjo
i trullos. Po të trullosur janë […].
Valerit
i jap të drejtë, “est-etikisht”, - kështu kam shkruar në një nga librat e mi,
“Si na erdhi ai, i ndaluari”, por po e risjell këtu atë poezi edhe si
kundërshti per gjera të tjera më pas të shokëve te tjetë…
E
kam botuar disa herë dhe së fundmi dhe si faksimile në librin tim anastatik
“Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Unë isha dhe jam mes atyre që e pësuan të
keqen dhe e tregojnë… me libra.
MEDALIONI
I DIKTATORIT
- antibaladë -
Ku
bëhen medalione diktatorësh,
ç’djall
i sjell, nga ç’terr e ç’turp?
Ashtu
me ndryshk si me përbuzje
kohësh
ti
i mbërtheve nëpër trup:
Gojë
të Stalinit, dafina të Qezarit,
Hitleri
të dha histeri dhe humbje.
Të
ruan ty garda e Çingis Khanit,
në
tribunat që (s’)dihet pse janë
të kuqe.
Triumfator
rri mbi poltrone
dhe
derdh fjalimet e tua shterpe.
Po
si kështu, ne na rrënove,
fatkeqësira
kudo si monumente?
Kaq
dëm këtu s’kanë bërë
përmbytjet,
as
edhe luftrat, jo asnjëherë,
u
prish njeriu, u prishën virtytet,
nga
humnerat e diellit biem në ferr.
Shpif
armiq, gjendje bllokade,
që
turmë e trembur nga pas të vijmë.
Medalionet
e tua si luspa kafshe
në
trupin e shtetit rrezëllijnë.
Kur
te ty ngjallej Mao Ce Duni,
me
mur kinez lidhe atdheun.
Ali
Pashë Tepelena nga bodrumi,
me
shpatën tënde (e) vret të vdekur.
Triumfator
fle mbi poltrone,
magnetofoni
lexon fjalimet shterpe.
Po
si kështu, ne na rrënove,
revoltat
ngrijnë si monumente.
Më
e rëndë gjendja se e rëndë,
kur
zgjidhje bëhet vdekja jote,
se
për At-dheun dhe Ne-dheun është
medalion
flakja e medalioneve.
Visar Zhiti
————————————
Poezia në “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, Shtëpia Botues
“Onufri”, Tiranë 2021.