| E premte, 11.04.2025, 07:00 PM |
Rrugëtimi i gjatë i Ismail Qemalit nëpër Myzeqe dhe Mitingu i Fierit më 25 nëntor 1912
Ismail Qemali (1844-1919)
Myzeqeja
i priti me çetat e saj burrat e ndritur të Pavarsisë së Shqipërisë
Nga
Themi J. Tushe
Kur
Perandoria Osmane po numëronte ditët e
saj të fundit nëpër Gadishullin Ilirik dhe po tërhiqej e mundur dhe e turpëruar
prej këtij rajoni, më 14 tetor 1912-të në shtëpinë e atdhetarit tonë Sali Gjuka
në Shkup, u mbajtë një kuvend i jashtëzakonshëm i “Komitetit të Shpëtimit
Kombëtar“ dhe i shoqatës “Shoqëria e Zezë për Shpëtim Kombëtar”. Në këtë tubim
morën pjesë patriot të mëdhenj si Sali Gjuka, Bedri Peja, Mit’hat Frashëri,
Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga e shumë veprimtar të tjerë. Kjo mbledhje formuloi edhe një
shpallje (proklamacion) për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i
shteteve shoviniste ballkanike fqinje. Më 16 tetor 1912-të, ky dokument ju dërgua
edhe “Fuqive të Mëdha” europiane dhe konsullatave austro-hungareze, gjermane,
ruse, franceze dhe asaj italiane. Në fund të
këtij takimi u morë dhe një vendim, në të cilin thuhej se, shqiptarët
nuk do ti njohin kurrë krijesat “Stara Sërbija “, apo ”Epirin Grek”, që
pretendonin shovinistët e Athinës dhe ata të Beogradit. Kuvendi i Shkupit
dërgoi pavonesë edhe një delegacion që udhëtoi për në Tiranë, Durrës e Elbasan,
të cilit ju bashkuan edhe patriot të tjerë si Dom Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja
dhe Abdi bej Toptani. Këta atdhetar formuan edhe “Komitetin e Përkohshëm të
Shqipërisë”, që të përgatiste Kuvendin për
Shpalljen e Pavarsisë.
Në
këto momente, burri i lavdishëm i Popullit Shqiptar, Ismail Qemali, i cili gjithë jetën ja kushtoi
kombit të vet dhe shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, duke qenë gjithmonë në
lëvizje e udhëtime për realizimin e këtij misioni, ai pasi kryeu edhe punimet e Kuvendit të Dytë
në qytetin e Fierit, u nis përsëri për
në Stamboll. Lufta e parë ballkanike që kishte filluar pothuajse qysh në tetor të vitit 1912-të me krijimin e
“Aleancës Ballkanike” të shteteve ortodokse e përshpejtoi edhe më tepër
veprimtarinë e plakut të Vlorës, për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kështu Ismail beu, më 3 nëntor 1912-të e la Stambollin dhe shkoi në Bukuresht,
për të biseduar me shoqatat e zjarrta të komunitetit shqiptar të Rumanisë.
Patriotët tanë të Bukureshtit organizuan një mbledhje me Ismail Qemalin në
hotelin “Kontinental” dhe aty me insistimin e tyre u vendos unanimisht njëzëri,
që Ismail Qemali të kërkonte shpalljen e Pamvarsisë së Shqipërisë dhe jo
Autonominë e saj, nën vartësinë e Shtetit Turk. Kjo mbledhje e ngarkoi
gjithashtu diplomatin tonë, që të niset sa më parë për në Vjenë me delegacionin e tij dhe të siguronte atje
përkrahjen e Fuqive të Mëdha perndimore, për ta shpallur
Shqipërinë të pavarur. Me mbështetjen pa rezerva të Kryeministrit të Rumanisë Taqe Junesku dhe
ndihmën (dhuratën) e tij financiare prej
500 mijë franga ari, Ismail
Qemali u nis për në Hungari dhe Austri.
Gjatë
vizitës së tij në Budapest, më datën 8-të dhe 9-të nëntor 1912-të, burri ynë i
ndritur lab mori takime të rëndësishme me kontin, zotin Hadik nënsekretar i
shtetit dhe Ministrin e Jashtëm Austro-Hungarez zotin Graf Bertholf, të cil?t
me miratimin edhe të diplomacisë Italo-Gjermane, i dhanë atij një mbështetje të
fuqishme, për të kryer sa më parë shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë.
Delegacioni ynë me në krye Ismail Vlorën, pasi u largua nga Budapesti shkoi për
në Vjenë, ku bisedoi edhe me diplomatët e lartë italian e anglez, duke marë
edhe pëlqimin e tyre për Pavarsinë, pastaj e la Austrinë dhe më 18 nëntor
1912-të arriti në Trieste. Nga ky qytet, mjekërbardhi ynë kaniniot, i dërgoi
urgjent një telegram “Komitetit Përgatitor për Shpalljen e Pavarsisë”, ku
kërkonte sigurimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesëve të popullit në “Mbledhjen e
Kuvendit Kombëtar” , që mund të mbahej në Durrës, apo edhe në Vlorë.
Shumë
atdhetar që ishin dëshmitar të këtyre ngjarjeve të mëdha e të vrullëshme, kanë
thënë, se me orientim të Ismail Qemalit “Kryetar i Organizimit të Mitingut të
Kuvendit për Shpalljen e Pavarsisë, në rast se ajo do të dështonte në Durrës
dhe do të bëhej në Vlorë”, u caktua
kollosi i zjarrtë i atdhetarizmit, oratori, politikani i guximsh?m,
diplomati i zgjuar, luftëtari trim dhe profesori ynë i ndritur nga Shën Pjetra e Fierit Jani Kostandin Minga dhe jo nipi i
tradhëtarit Esat Pashë Toptani, apo Xhemil bej Vlora.
Në
mbrëmjen e datës 19-të nëntor 1912-të, kollosët e mëdhenj të kombit tonë u
larguan nga Triesta me vaporrin austriak
“Baron Bruce”, që u kishin vënë në dispozicion autoritetet e larta shtetërore
të Qeverisë së Vjenës. Pas disa orësh udhëtimi nëpër valët e egërsuara të
Adriatikut, ata sëbashku me Ismail Qemalin në krye, zbarkuan në Durrës.
Patriot,
luftëtar, mësonjës, pavarsist, komandant i çetës së Ardenicës, priti në Durrës,
shoqëroi gjatë udhëtimit nëpër Myzeqe e Vlorë dhe mbrojti fizikisht Ismail
Qemalin kur shpalli Pavarsinë më 28
nëntor 1912-të. Fotografia është marë në internet.
Patrioti
Jani Minga, që i ndiqte me kujdes këto ngjarje nga Vlora, kishte siguruar informanta të sakta dhe tepër të
besueshme, se Ismail Qemalin nuk do ta lejonin forcat turke, klerikët islamik,
Kisha Greke dhe mercenarët e tyre shqipfolës, që të shpallte Pavarsinë në
Durrës. Me të marrë këto njoftime, ai patë biseduar me luftëtarin e shquar të
“Komitetit të Fshehtë të Fierit” Llazar Bozo nga Kolonja e Ardenicës, që të
nisej urgjent në Durrës dhe të merrte masa për pritjen dhe mbrojtjen fizike të Ismail Qemalit,
detyrë të cilën trimi myzeqar me dy kobure në brez e filloi menjëherë, sapo
plaku vlonjat zbriti nga vaporri austriak dhe i shkeli këmba në portin e Durrësit.
Këtë
natë diplomati ynë i ndritur me suitën e vet që
e shoqëronte, u strehua në hotelin “Kostandinopoja” të mikut të tij Aziz
Pashë Vrioni, që ndodhej në buzë të detit, nën masat e rrepta të sigurisë, që
ishin marë qysh më parë nga luftëtari trim i Ardenicës Llazar Bozo, por edhe
prej patriotëve Dom Nikoll Kaçorri, Abdi Toptani e të tjerë.
Më
datën 22 nëntor 1912-të, Ismail Qemali
mbajti edhe një fjalim me përfaqsuesit e
Durrësit, duke folur para tyre për vuajtjet e mëdha të popullit tonë gjatë pesë
shekujve nën pushtimin e egër osman dhe qëllimin e ardhjes se tij, për
shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë më datën 28-të të vjeshtës së tretë.
Forcat
turke, dhespoti grek Jakov sëbashku me
Myftiun, të cilët mbronin interesat e Stambollit e të Athinës dhe
zbatonin urdhërat e Qeverisë Osmane, nuk e lejuan kurrë mbledhjen e një kuvendi
të tillë në qytetin e Durrësit, ku mbizotëronte edhe një situatë tejet e
trazuar e gati në gjendje lufte.
Delegacioni
ynë, megjithëse u përpoq mjaft, që Pavarsia të shpallej patjetër në këtë qytet
të lashtë e me histori të ndritur, por duke parë edhe përgatitjet e
pamjaftueshme për kryerjen e këtij kuvendi, si dhe mësymjen e ushtrisë sërbe nga veriu, që i
ishte afruar Krujës, Ismail Qemali vendosi
të marrë shpejt rrugën dhe të udhëtonte sa më parë drejtë Vlorës, për
realizimin këtij misioni të shenjtë. Për
këtë qëllim thuhet se, në këto momente kaq të rënda e të pafavorëshme në
Durrës, arkitekti ynë i Mëvetsisë, si diplomat i një rangu të lartë që ishte,
me shpejtësi hodhi në veprim planin e dytë të tij, atë të Vlorës, duke
aktivizuar menjëherë shokun e vet besnik të idealit, myzeqarin trim erudit Jani
Minga, që të fillonte sa më parë
përgatitjet e nevojshme për organizimin e Mitingut të Shpalljes së
Mëvetësisë, të cilin e kishte caktuar qysh më parë si përgjegjës kryesor i
kësaj feste të madhe e mbarëkomb?tare.
Ditën e shtunë, më datën 23 nëntor 1912, para hotel “Kostandinopoja”, ku ishte strehuar arkitekti ynë i Mëvetësisë me shpurrën e tij, qysh herët në mëngjes ishin grumbulluar mjaft njerëz e sehirxhinj, një grup xhandarësh që mbronin rendin, disa kuaj të shaluar dhe një qerre e mbuluar me rrogoz sipër rrapinave, para së cilës qendronin dy buaj të mbryer, të cilët ishin bërë gati për të marrë rrugën e gjatë drejtë Myzeqesë.
Patriot,
mësonjës, luftëtar, Kryetar i Komisionit të Organizimit të Mitingut për
Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, firm?tar i Deklaratës së Shpalljes së
Pavarsisë së Shqipërisë.
Jani Minga, pasi mësoi se në Durrës ngjarjet nuk po shkonin mirë, ai qysh më datës 21 nëntor 1912-të dërgoi menjëherë një lajmëtar në fshatin Shën Pjetër të Fierit dhe thirri urgjent për takim në Vaun e Mifolit dy nga komandantët e çetave myzeqare, Llazi Spiron dhe mësonjësin at Kozma Dhimën. Profesori urdhëroi dy luftëtarët, që të ngrinin katër çetat e bregdetit të Myzeqesë dhe të shkonin me urgjencë në Shkumbin, për të pritur Ismail Qemalin me shokët e tij dhe ti sillnin ata shëndosh e mirë në Vlorë. Këta dy kapedanë fierak, pasi morën urdhërin nga Kryetari i Komisionit të Organizimit të Mitingut të Vlorës, profesori Jani Minga, ata u kthyen përsëri nxitimthi në Myzeqe dhe pa vonesë filluan kryerjen e detyrës së tyre luftarake në bazë të porosive të marra prej tij.
Patriot,
luftëtar, këngëtar, poet, komandant i çetës së armatosur të Pojan-Shën
Pjetër-Boçovë. Me çetën e tij, ai shoqëroi dhe mbrojti Ismail Qemalin në dy
kuvendet e Fierit dhe gjatë udhëtimit të tij nëpër Myzeqe e Vlorë kur shpalli
Pavarsinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912-të. Po kështu ai ruajti fizikisht edhe ndërtesën ku zhvilloi
punimet Kongresi i Lushnjes më 21-31 janar 1920-të. Ish komandant i batalionit
“Myzeqeja” që luftoi me trimëri të rrallë për çlirimin e Vlorës më 1920-të, ku
edhe u plagosë gjatë betejave që drejtoi në këtë luftë.
Ja
si i përshkruan Andy Apolloni në një nga poemat e tij përpjekjet e profesorit
tonë Jani Minga dhe të patriotëve myzeqar me katër çetat e tyre të bregdetit që
shkuan në Shkumbin dhe morën në mbrojtje flamurtarin e lirisë, duke e prurë atë
në Vlorë dhe ruajtur fizikisht deri sa shpalli
edhe Pavarsinë.
Llazi Spiro e shaloi kalin.
Shkoi të pres Ismail Qemalin.
1.
Kishte javë të tëra, shi
rridhte nga qielli
Dymbëdhjetë seneja,
vjeshtë e tretë po dilte
Për çdo ditë pritej, që
të hapte dielli
Bënin zjarr rrufetë,
kudo shkrepëtinte
2.
Që nga Skelë e Vlorës,
lajmëtari erdhi
Anës së Lumit të Vdekur
dhe një kartë po sillte
Shumë i rëndësishëm, na
kish qenë haberi
Te Kishë e Shën Pjetrës,
u pa që po vinte
3.
Llazi Spiro trimi, se çi
hipi kalit
Nëpër shi e breshër edhe
vetëtima
Fluturoi shpejt, si
shqiponjë e malit
Në Kolkondas shkoi, për
te Kozma Dhima
4.
Të dy bashkë i ranë,
mespërmes gjolit
Dyfekët në krah, qeset
plot me plumba
Bënë larg tutje, nga Vau
i Mifolit
Se atje i priste,
urgjent Jani Minga
5.
Profesori foli dhe dha
porositë
Duan të na ndajnë, o ju
toskë dhe geg
Mëmëdheu është, në
rrezik këto ditë
Kërkojnë të na coptojnë,
sërb, turq e grek
6.
Por ne do ti mbrojmë,
trojet nga hordhitë
Dhe po qe nevoja, do të
bëjmë dyfek
Ti tregojmë tërë botës,
prap trimëritë
Se asnjë i huaj, ato
s’mund ti prek
7.
Në Pojan e Seman, sapo
që të vini
Ngrini të gjithë burrat,
në tërë Myzeqenë
Me të katër çetat, në
Shkumbin të dilni
Dhe te Vau i Kishës,
prisni Ismail ben
8.
Ndaj jeni të lutur,
shumë mos u mbodhisni
Se me Llazar Bozon, nga
Durrësi po vjen
Dhe shëndosh vëllezërit,
në Vlorë të mi sillni
Që ta shpëtojmë bashkë,
sot mëmëdhenë
9.
Në Shën Pjetër prap, si
rrufeja mbriti
Dhe shkoi e takoi, papa
Iraklinë
Pastaj të dy çetat, në
këmbë se çi ngriti
Fluturim u nis, drejt
për në Shkumbin
10.
Në Çiflig ndali, kalit
se çi zbriti
Dhe e poq me mall, vet
Ismailnë
Retheqark tij, rojet se
çja qiti
Me dyfek në dorë, kobure
e martinë
11.
Ja mirë se na erdhe, se
çi the o burrë
A të lodhi rruga e gjatë
nëpër dete
Ty të ruajtë Zoti,
ç’lajm që na ke prurë
Shqipërinë tonë, për ta
bërë më vete
12.
Edhe myzeqarët, s’të
harrojnë ty kurrë
Se ke hequr shumë, halle
edhe derte
Për të na mbrojtur
nderin, komb edhe flamur
Brodhe tërë Europën,
luftë me dyzet shtete
13.
Urove të parin, Spiro
Saqellarin
Dhe pastaj me rradhë,
tërë burrat e tjerë
Erdhi koha jonë the,
vakti për shqiptarin
Vendin errësira, dritës
do t’ja lerë
14.
Sot është ditë e madhe
dhe për myzeqarin
Që luftoi pesë shekuj,
me turq e asqer
Ardenicë e Shenjtë po
pret flamurtarin
Prandaj le të shkojmë sa
më shpejt në Fier
15.
Në Fier Tonç Kilica,
bashkë me njerëzit doli
Dhe të gjithë
vëllezërit, po i përshëndet
I gëzuar shumë para tyre
foli
Ismail Qemali, të paçim
për jetë
16.
Na e morë të keqen, për
jetë Anadolli
Asqerët e fundit, i
mbytëm në det
Bashkë me të e thyeu,
qafën dhe Stambolli
Tani punët tona, do ti
bejmë vet
17.
Nga çdo anë trimat,
takijet si borë
Priftërinjtë me Plakun,
se çi vunë në mes
Të gjithë gati rrinin,
me armë në dorë
Sepse tradhëtisë, nuk i
vihej besë
18.
Llazi Spiro trimi, e
priu këtë tabor
Por askush s’guxoi
rrugën që t’ja pres
Dhe shëndoshë,
v?llezërit i pruri në Vlorë
Një nder shumë të madh,
i la Myzeqesë
Kështu,
karvani i pavarsistëve, i p?rbërë nga 20-30-të burra trima, me plakun tonë
legjendar në krye, e lanë Durrësin herët dhe nisën udhëtimin e tyre të
lavdishëm e historik drejt jugut, për ta shpallur
Shqipërinë më vete dhe krijuar Shtetin Shqiptar, pas pesë shekujsh të okupuar
nga Perandoria Osmane. Thuhet se gjatë rrugës, duke kaluar nëpër Kavajë,
tabori i shpresës tonë të madhe, u
sulmua nga disa ekstremist islamik të paguar, të cilët kanë qëlluar edhe me gur
në drejtim të tij, por ndërhyrja energjike e patriotit dhe e luftëtarit tonë të
shquar nga Ardenica Llazar Mihal Bozo dhe e Luigj Gurakuqit, bëri të mundur
largimin e tyre dhe shmangëjen e një konflikti të armatosur. Duke parë motin e
keq të asaj dite, plot me reshje e furtuna shiu, bagazhet e rënda që kishin me
vete dhe vështirësitë e mëdha të rrugës, Llazar Bozo takoi disa miq të tij vlleh (çoban) në Kavajë, të cilët ishin
mjaft të njohur për veprimtarinë e tyre patriotike. Ai sëbashku me ta shkoi për ndihmë te karrocieri
atdhetar Qazim Merhori dhe i ka kërkuar atij, që të vinte në dispozicion të taborit
kaloshinën e tij të vogël, kundrejt edhe një pagese deri në lumin Shkumbin. Ky
burrë i nderuar e pranoi me kënaqsi një
propozim të till dhe me dëshirë të zjarrtë ju bashkua menj?herë karvanit
të Mëvehtësisë, duke prirë në ball të tyre drejt Rrogozhinës.
Po
këtë ditë, patrioti lushnjar Nebi Sefa, ish anëtar i “Komitetit të Fshehtë të
Fierit” i njoftuar nga Llazar Bozo prej Durrësit dhe Jani Minga prej Vlorës,
sëbashku me nipat dhe miqët e tij të armatosur Sefer, Mesut dhe Nuri Murrizi
nga Shën e Premtja e të tjerë, shkuan urgjent drejt Kavajës dhe te ura e
Draçit, në fshatin Gosë u bashkuan me pavarsistët, duke u prirë atyre rrugën drejt Myzeqesë.
Ja si paraqet në poemën”Pavarsistët Myzeqar” patrioti dge firmëtari i Deklaratës së Pavarsisë Nebi Sefa, që kontribuoi aq shumë për çështjen tonë kombëtare dhe shkollën Shqipe:
Patriot,
pavarsist, firmëtar i Deklaratës së Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë.
Fotografia është marë në internet.
63.
Dhe ky Nebi Sefa, na
kishte qenë burrë
Trimëri të rrallë, në
çdo vend rrëfeu
Nga Lushnja në Kavajë,
me kalë çu turrë
Në Çermë Biçak, këtë
natë e zbreu
64.
E poqi vet plakun, tonë
me flamur
Dhe në kuvend me të, dy
fjalë këmbeu
Ne pas i tha, s’do të
shkojmë më kurrë
Tashti shpëtohet, nga ne
Mëmëdheu
Shumë
myzeqar kanë treguar, se pavarsistët tanë, kur i janë afruar Rrogozhinës e cila
ishte e mbuluar plot me ujë, ata u
ndalën larg saj, zbritën prej kaloshinës dhe ju drejtuan lumit në këmbë, ndërsa
karrocieri Qazim Merhori është kthyer përsëri në Kavajë dhe nuk ka udhëtuar me
karvanin e tij nëpër Myzeqe. Pamvarsisht se në ndonjë shkrim të kohëve të
fundit, ku pretendohet, sikur ky karrocier ka rrugëtuar gjer në Vlorë, duke
shoqëruar taborin e Pavarsisë, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk duhet besuar si
e till, pasi kaloshina e tij nuk mund të kalonte mbi një lundër të vogël lumin
e egërsuar të Shkumbinit, por edhe atë të Semanit e Vjosës së atyre ditëve, që
kishin vërshuar dhe dalë prej shtratit të vet.
Ismail Qemali mysafir në odën myzeqare të Dërvish Biçakut
Me
të mbritur në Rrogozhinë, tabori i shpëtimit kombëtar e hodhi edhe lumin
Shkumbin me sandall(lundër) në Vaun e Kishës. Pasi bënë një copë rruge të
shkurtër, të gjithë trimat këtë mbrëmje, më 23 nëntor 1912-të, ranë si mysafir
për darkë në Çermë Biçak, te sarajet e
Dërvish Biçakut. Një pjesë e pavarsistëve tanë gjatë kësaj nate u strehuan edhe
tek shtëpia e patriotit tjetër çermanak
Behxhet Hydi. Të dy këta myzeqar fisnik, të përmendur edhe për mikpritje
e bujari të rrallë në odat e tyre me zë
të asaj kohe, i bënë një respekt të madh diplomatit tonë të shquar Ismail
Qemali dhe shokëve të tij, të cilët kishin ardhur nga larg, plot mundime e
sakrifica, për të shpëtuar popullin dhe Shqipërinë, që vuanin për pesë shekujsh
nën robërinë turke.
Në
poemën “Pavarsistët Myzeqar” kanë zënë një vend të nderuar edhe patriotët tanë
myzeqar Dërvish Biçaku dhe Behxhet Hydi, që pritën si mysafir, këta dy viganë
të popullit tonë, në ato ditë të mëdha nëntori të vitit 1912-të, gjatë
udhëtimit të tyre nëpër krahinën e Myzeqesë.
43.
Qe burrë edhe trim, ai
Dërvish Biçaku
Fis plot me zë, ky ish
në këtë nahije
Të gjithë i priste,
mjaft mirë çermanaku
Dhe për çdo natë, kish
miq shtëpie
44.
Po lum cilin mik, ai pat
tek oxhaku
Ky myzeqar fisnik dhe
derë bujarie
Plot me dritë e lezet,
ju mbush konaku
Kur na i shërbeu, me
zemër këtij zotrie
45.
Mysafir na priti dhe Behxhet
Hydi
Për ta të hapur e mbante
portën
Brenda në shtëpi, të
gjithë miqtë i futi
I mbushi plot, dy
konak?t dhe odën
46.
Të tërë pranë vatrës, me
rradhë i ungji
Dhe zjarr u ndezi, që na
u ngrohën
Pastaj zotrinjtë, të
gjithë se çi bujti
Që t’ja begenisnin,
pakëz dhe sofrën
Pa
përfunduar mirë përshëndetjet midis burrave të shtëpisë dhe miqëve të ardhur
nga Durrësi, përpara portës së patriotit
çermanak, ja behu kaluar edhe kasneci lajm?tar nga Lushnja. Ai i zbriti shpejt
kalit të tij dhe i dorëzoi mësonjësit
trim Llazar Bozos, shoqëruesit të Ismail Qemalit dhe Nebi Sefës
telegramin e ardhur prej Janine, në të cilin ishte shkruar:
“Ismail
beun me gjithë shokë, të gjallë, ose të vdekur ta shtini në dorë “.
Kush
ta dha këtë telegram i tha lajmëtarit kapedani i Ardenicës?
Kasneci
rreth të pesëdhjetave tha se:
“…Këtë
kartë mua ma dhanë komandanti i xhandarmërisë së Lushnjes Ibrahim Borshi,
sëbashku me Emin bej Vokopolën”.
Pasi
patrioti myzeqar njoftoi plakun tonë mjekërbardhë Ismail Qemali, ai u shpreh:
“Pa
dëgjo, pa dëgjo…unë erdha këtu për një ide, që të shpëtoj Atdheun tonë prej
skllavërisë së armiqëve…Në qoftë se unë kthehem prej këndej dhe futem në
konsullatë, ose iki e shpëtoj jetën time, ideja ime për shpëtimin e Atdheut
fluturon dhe ikën bashkë me mua. Në qoftë se ja mbrrijmë Vlorës, dëshira jonë
plotësohet. Po qe se do të vritem, le të mbetem dëshmor e therror për Atdheun e
dashur. Pra, hajde nisemi tha Ismail beu”.
Kjo
gjendje e nderë e krijuar nga ky njoftim, që fliste qart për futjen në grackë
dhe eleminimin fizik të prijsit tonë të kombit, bëri të mundur që karvani i
pavarsistëve tanë të ndryshoj drejtim dhe të merrëte rrugën e gjatë, të
vështirë dhe plot me rreziqe të Divjakës, për të shkuar në Fier dhe Vlorë. Këtë
mbrëmje, gjer në orët e vona të natës, ku qenë prezent edhe patriotët Halit
Libohova dhe Teki Halit Libohova, si dhe delegatët e Durrësit e të Krujës,
pranë sofrës bujare të odës së Dërvish Biçakut, diplomati ynë i ndritur
kaniniot foli gjatë për vuajtjet pafund, mjerimin e madh dhe skllavërinë 500-të
vjeçare të popullit tonë, që i shkaktuan atij okupatorët osmanllinj të
Anadollit dhe sulltanët vrastar turq. Ai akuzoi rëndë gjithashtu edhe armiqët
tanë fqinj sërbo-malazez e greko-bullgar, që
nuk e dëshironin kurrë Pavarësinë e Shqipërisë dhe i demaskoi ashpër
qëllimet e tyre keqëdashëse, për të na coptuar dhe për tu privuar dëshirën
popullit tonë, që të jetonte në liri.
Komandanti
i xhandarmërisë së Lushnjes Ibrahim Borshi, i njohur si një oficer tepër besnik
i okupatorëve osman dhe organizator i pritave vrastare, filloi operacionin e
tij të dyshimtë, për futjen në kurth dhe arrestimin, apo asgjësimin fizik të shenjtorit tonë Ismail Vlora. Nga njera anë, ai dërgoi
telegramin për të vërtetuar ardhjen dhe vendndodhjen e diplomatit tonë të
shquar, ndërsa nga ana tjetër në fshehtësi të plot e pabesi, ky zabit urdhëroi
togerin Mefail Aga dhe dy taborët me asqer e radif, të cilët i vendosi si kusar në katundin Gramsh,
që ta fuste në grackë e vënë në pranga plakun tonë të urtë vlonjat. Kjo lojë
kriminale e kryexhandarit turkoshak Ibrahim, u zbulua shpejt nga populli ynë
vigjilent myzeqar i këtyre katundeve. Kështu këtë mbrëmje plot me shi mbi 40
patriot lushnjar, rrokën armët, shkuan rreth sarajeve të Dërvish Biçakut dhe e ruajtën Ismail Qemalin
gjithë natën deri në mëngjes sa zbardhi dita. Thuhet se këta myzeqar atdhetar
kishin prurë me vete edhe dy varka druri, të cilat i kishin bashkuar me
breza(binar) të gjatë, duke krijuar kështu një platformë monolite lundruese,
për kapërcimin e valëve dhe dallgëve të kënetës. Kur plaku ynë i ndritur
vlonjat u informua rreth kësaj ngjarje, për të cilën nuk kishte dijeni askush,
ai ishte gëzuar aq shumë nga ky akt i
lartë heroizmi, saqë i shkuan edhe lot
gëzimi përmbi faqe. Ai donte ti takonte e falenderonte të gjithë këta trima
myzeqar, por koha e kufizuar nuk e priste, se duhej nisur sa më parë drejtë
Divjakës e megjithatë, ky tribun popullor, tepër mirënjohës e la amanet që t’ja
kryenin këtë porosi kaq humane, veprim
të cilin e bëjnë zakonisht vetëm liderë të mëdhenj dhe me virtute të larta.
Moti
vazhdonte të ishte shumë i keq. Kishte javë të tëra që shiu binte papushim dhe
herë herë v?rshonte edhe me rrebeshe e shtërngata të furishme. Këneta e
Tërbufit atë fund nëntori ishte fryrë shumë nga ujët dhe i ngjasonte një deti pafund, plot me dallgë të harbuara,
që shkonin me rrëmbim drejt perëndimit. Dërvish Biçaku, Behxhet Hydi dhe Sefer
Murrizi nga Shën e Premtja, i dërguan
menjëherë haber patriotit Vasil Lala në
Bishçukas, që të vinte urgjent e sa më
parë në Çermë Biçak.Të tre këta burra
atdhetar të nderuar, që ishin edhe paria e asaj zone, nuk vunë gjum në sy fare
këtë natë vjeshte të shënuar, që pritën
mysafirët e tyre kaq të lartë, të kryesuar nga Ismail Qemali i Kaninës dhe
Luigj Gurakuqi i Shkodrës. Ata biseduan
sëbashku deri vonë atë mbrëmje dhe rrahën mendimet midis tyre, për të gjetur
mënyrat dhe mjetet e nevojëshme, sesi dhe ku mund ta kalonin të nesërmen Tërbufin, duke i prirë vet taborit të
pavarsistëve.
Kapedani
Vasil Lala nga katundi Bishçukas i Divjakës, një pinjoll i luftëtarit trim
Trifon Lala, që drejtoi kryengritjen antiturke të Karatoprakut në Myzeqe më
1840-të, qendronte vazhdimisht në pritje, që të merrëte ndonjë haber nga shokët
e tij patriot të Kolkondasit, Ardenicës
e Fierit, për të mësuar se si po shkonin punët në Durrës, mbi fatin e
Shqipërisë me mbritjen e Ismail Qemalit. Me të marrë njoftimin, ky myzeqar i
përmendur për atdhetarizëm, vuri koburen në brez, mbreu dy buajët e tij në
qerre, hodhi rrogozin e kashtës mbi rrapina, çau gjithë dallgët e Tërbufit në
Vijën e Ngjalës dhe pa zbardhur dita, më 24 nëntor u gjend përpara sarajeve të
Dërvish Biçakut, rrëfejnë edhe sot stërniprit e tij, por edhe populli i Biçukës
e i Divjakës. Ata përmendnin shpesh edhe fjalët e këtij atdhetari të pashoq në
të gjallë të tij, kur u thoshte me modesti dhe shkurt bashkëfshatarëve të vet:
“Afër Çermë Shkumbinit i vajta në ndihmë grupit të patriotëve, duke shtruar edhe lesën për të kaluar qerret me Ismail Qemalin e shok?t e tij, ku i rashë disa herë me qerren time edhe Vijës së thellë të Ngjalës…”.
Myzeqarët
gjithashtu rrëfenin, se plaku vlonjat, që ishte aq shumë i shqetësuar dhe
mendohej vazhdimisht, se qysh do ti
hidhte dallgët e kënetës, kur e pa atë mëngjes burrin trim Vasil Lala, nga
gëzimi e takoi me mall dhe e falenderoi së tepërmi për korrektësinë, guximin
dhe gadishmërinë që tregoi ky myzeqar,
duke i shërbyer vatanit të vet në atë kohë të vështirë, të një moti të egër dhe
plot me rreziqe të mëdha. Në poemën “Pavarsistët Myzeqar” është përshkruar edhe
ky moment, kur diplomati ynë e takoi dhe u përshëndet me këtë myzeqar të
dëgjuar, të këtyre anëve të bregdetit, në grykëderdhje të lumit Shkumbin.
85.
Dhe ky Vasil Lala, që
prej Bishçukës
Një emër i ndritur, i
tërë k?saj dere
Qe trim, me besë dhe
burrë i pushkës
Se çi mbreu të dy buajtë
e tij në qerre
86.
E vuri shpejt dhe
rrogozn’ë e truskës
Lart mbi dy rrapinat,
njësoj si çadere
I çau gjithë dallgët dhe
valët e Tërbufës
Në Çermë na u gëdhi
brenda një ore
89.
Ti rrofshë i tha plaku,
o more Vasil Lala
Që këtu më erdhe, mu në
mes të flakës
Edhe mua më solle, kaq
shumë të fala
Nga të tërë vëllezrit e
tanë të Divjakës
90.
A të lodhi more burrë,
ty rrug?s shumë vala
Kur hodhe kënetën, në
vijën e Ngjal?s
Por ty për kuvend, të
qenka dhe fjala
Njësoj porsi princat e
tuaj të Matrangës
Ndërsa
tabori i pavarsistëve tanë me në krye diplomatin tonë Ismail Vlora u nisë
drejtë Divjakës, patrioti i shquar Nebi Sefa, pasi i përcolli edhe ata deri në
afërsi të Vijës së Ngjalës u kthye me urgjencë për në Lushnje. Me të mbritur në
qytetin e tij, i revoltuar sëtepërmi nga burgosja e delegatëve të Kosovës, ai i
vuri koburen në kokë kapitenit turk
Pertev beut dhe i nxori nga burgu vëllezërit tanë Bedri Pejani e Rexhep
Mitrovica, me të cilët sëbashku udhëtuan për në Vlorë.
Nisja nga Çerma drejt
Shën e Premtes, Duvjakës dhe Libofshës
Pas
takimit edhe me patriotin Vasil Lala atë mëngjes të datës 24 nëntor
1912-të, mjekërbardhi ynë vlonjat, i
priu vet taborit të tij në krye dhe nëpër atë mot të keq e me reshje shiu të
mëdha, u nis nga Çerma në rrugën e vështirë të kënetës së Tërbufit, të mbushur
plot me ujë.
Të hipur përmbi rrema dhe lundra të volga, nën drejtimin e patriotëve myzeqar Sefer, Mesut dhe Nuri Murrizi e Vasil Lala, pavarsistët tanë u ndeshën me dallg?t e egërsuara të Vijës së Ngjalës dhe pas shumë vuajtjesh e sakrificash, ata i mposhtën valët e harbuara dhe më në fund dolën në fshatin Shën e Premte.
Stërnipi
i këtyre patriotëve, atdhetari dhe
ushtaraku shënepremtas Bashkim Murrizi, tregon se Ismail Qemali u ftua edhe për
një vizitë në shtëpinë e të parëve të tij me emër të dëgjuar në këtë zonë. Për arsye kohe, plaku i
ndritur lab, nuk ka mundur t’ja u realizoj dot dëshirën këtyre myzeqarëve tepër
fisnik e bujar dhe ka vazhduar rrugën drejt
Divjakës. Me të mbritur në perlën e bukurive të mëdha, me emrin Divjakë,
që ato ditë në prag të atij dimri të ashpër ishte zhytur e gjitha nën ujë,
diplomati ynë afër kishës së Shën Mërisë së këtij katundi, u prit me gëzim të
madh nga myzeqarët e këtyre anëve. Mjaft Myzeqar nga Divjaka e fshatra të tjera
si Themi Profi Mali, Ristan Veliu, Bushi Tasi Pope, Pandi Kokoneshi, Llambi
Trungu, Lili Rrëza, Nasi Hila, Jorgji Prifti, Pilo Gixho e të tjerë rrëfenin se
pavarsistët kanë pushuar për drekë rreth gjysëm ore në hanin e patriotit Tonçi
Rrudha, i cili kishte dalë për ti pritur ata me një nga djemtë e fisit Xoxi,
qysh në fshatin Shën e Premte. Në këtë katund, Luigj Gurakuqi takoi
përzemërsisht edhe dy mësonjësit trima të shkollës shqipe, vëllezërit Simon e
Koli Profi Sako. Ai i përgëzoi ata për punën e tyre të ndritur, që po i
shërbenin kaq shumê popullit të kësaj treve e gjithë kombit tonë në ato kohëra
tepër të vështira dhe i ftoi këta patriot në Kuvendin e Shpalljes së
Mëvetësisë. Të dy këta mësonjës u ndanë me nxënësit e tyre, mbyllën dyertë e
klasave, dhanë porositë e nevojëshme për ruajtjen e shkollës nga ndonjë akt i
dhunëshëm prej elementëve turkofil e grekoman dhe u bashkuan me taborin e
pavarsistëve, duke udhëtuar drejt Vlorës.
Pas
disa minutash rrugëtim, në afërsi të kishës së Shën Kollit(Nikollit), në
katundin Xeng, taborit të Pavarsisë ju
bashkua edhe patrioti ynë i shquar Profi Mali. Ai sëbashku me burrat e tij të
armatosur nga fshati Mizë, pasi e poqën
me mall diplomatin tonë lab dhe u përshëndetën me të, sipas zakonit të kësaj
krahine, i priu vet karvanit në krye dhe e udhëhoqi atë, duke ecur anës
brigjeve të kënetës së Karavastasë.
Njoftimi
se prijësi ynë i kombit Ismail Qemali, ishte larguar nga Durrësi dhe kish marë
rrugën nëpër Myzeqesë për të shkuar në Vlorë, që të përmbushte misionin e tij
të shenjtë, po përhapej me shpejtësi nga njeri katund në tjetrin dhe në të
gjithë nahijen. Ky sihariq tepër i gëzuar, ngrohu zemrat e çdo myzeqari, sepse
ata e njihnin mjaft mirë mikun e tyre të madh vlonjat, birin e lavdishëm të
Kaninës, që i vlerësonte dhe i donte aq shumë Myzeqenë dhe popullin e saj
heroik.
Kasneci
kishte shkuar herët edhe në katundin Zharrnec, te patrioti Çaush Malko.
Kryeplaku lagunar i këtij fshati, ngriti menjëherë në këmbë djemtë e kësaj zone
me tradita të shquara atdhetarizmi dhe u nisë për rrugë. Edhe ky kapedan tjetër
i bregdetit, fluturoi shpejt, atje ku e thërriste vatani dhe pa vonesë u
gjendë në krye të taborit pavarsist, që
po marrshonte drejt jugut, në këtë mot të keq me shtërngata shiu, nëpër pyjet e
kodrinave të Grabianit e të Spolatës.
Ndërsa
karvani vazhdonte të ecte nxituar rrugicave e shpatinave nën drejtimin dhe
mbrojtjen e patriotëve myzeqar,
atij i shtoheshin gjithmonë e më shumë
me dhjetra luftëtar takijebardhë prej kësaj krahine. Nga njeri
fshat në tjetrin, vargu i shqiponjave tona të Mëvetësisë, me plakun lab
mendjendritur në krye, po zgjatej e
rritej vazhdimisht, në çdo orë. Lajmin e patë marrë në kohë edhe kryeplaku i
katundit Kryekuq Muç Kacabuni. Edhe ky
atdhetar i shquar për trimëritë e tij,
në konflikte e luftra të vazhdueshme me xhandarmërinë turke, ngjeshi koburen në
brez dhe në krye të burrave të atij
fshati, fluturoi kodër më kodër të priste diplomatin tonë të ndritur, që kishte
ardhur për ta bërë Shqipërinë shtet më
vete dhe të pa varur nga Stambolli. Pasi e takoi në dorë plakun e urtë
mjekërbardhë dhe i uroi atij mirëseardhjen, myzeqari trim kryekuqas i priu vet
taborit të Pavarsisë për në drejtim të
fshatrave Kamenicë, Gur e Babunjë.
Shumë
myzeqar, që morën pjesë në pritjen,
shoqërimin dhe ruajtjen e Ismail Qemalit në Libofshë dhe gjatë udhëtimit të tij
nëpër Myzeqe, ndër të tjera kanë treguar edhe për kontributin e madh që kanë
dhënë çetat e armatosura të Myzeqesë për shpalljen e Pavarsisë.
Një
prej këtyre patriotëve, që fliste shpesh
rreth kësaj ngjarje të madhe të kombit tonë, ishte edhe Tasi Mitro Tushi, nga
ajo pjesë e fshatit Pojan(që sot quhet
padrejtësishtë Hoxhë-Arë) në rrethin e Fierit, i dëbuar forcërisht prej
vendlindjes së tij megjithë të vëllan Uanin pas vrasjes së babait të tyre Mitro
Kristiani prej xhandarmërisë osmane. Ky
luftëtar trim dhe kaçak i armatosur, me ndjenja të theksuara antiturke dhe i
mbushur plot urrejtje ndaj regjimit osman, që bënte shpesh dyfek nëpër prita edhe
gjatë netëve të vona kundër xhandarëve të Stambollit,
sëbashku me dhjetra myzeqar të tjerë, e në krye të tyre, mori pjesë edhe në
mbrojtën e Ismail Qemalit atë natë kur diplomati ynë bujti në Libofshë. Ai
tregonte vazhdimisht se, prifti, luftëtari dhe komandanti i çetës së
Kolkondasit At Ikonom Kozma Dhima, sapo
kishte ardhur nga një takim me
mësonjësin atdhetar Jani Minga në Mifol, më datën 24 nëntor 1912-të, ngriti
menjëherë trimat e çetës së tij dhe asaj
të Tuni Gjergjit e fluturuan sëbashku me kuaj drejtë Divjakës e Shkumbinit, për
të pritur plakun tonë me flamur, që po vinte të shpëtonte Shqipërinë.
Kujtime
të tilla rreth shpalljes së Pavarsisë, si dëshmitar okular dhe pjestar aktiv i
saj, u ka treguar fëmijëve të vet edhe patrioti, kryeplaku i katundit Nikas,
psalësi dhe lektori i Manastirit të Shën Mërisë Kolkondas, rrobaqepsi i
talentuar patriot Thoma Aleksi Ristani. Në rrobaqepsinë e tij famoze në Skelë
të Vlorës, ai kishte qepur edhe Flamurin Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në
Vlorë, më 28 Nëntor 1912-të, kur shpalli Pavarsinë.
Në
librin e tij 100 vjet, Blendi Fevziu, në faqen 26-të, duke ju referuar
kujtimeve të ish Ministrit të Drejtësisë të Ismail Qemalit, avokatit Petro Vito
Poga, pjesëmarrës në kuvendin e Shpalljes së Pavarsisë, botuar në gazetën
“Drita” më 03 dhjetor 1936-të, që ruhet
në arkivin e shtetit, ndër të tjera thuhet:
“…Flamuri
që është ngritur në Vlorë ka qenë një pëlhurë e kuqe, 3 metro e gjatë dhe 2
metra e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja me bojë të zezë. Pëlhura e kuqe u
ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qep tek një rrobaqepës i quajtur
Thoma…”.
Ky
rrobaqepës ishte Thoma Aleks Ristani nga fshati Nikas i Fierit, kryeplak i
këtij katundi, arsimuar në vendlindje dhe Ardenicë, zvendësmësonjës në shkollën
greke të Manastirit të Kolkondasit, shok i ngusht i patriotëve rilindas
myzeqar, Jani Minga, At Irakli Pylli, Llazi Spiro Shën Pjetra, At Kozma Dhima,
Jovan Ndreko, Zoji Ndreko, Spiro Saqellari, Tuni Gjergji, Llazar Bozo, Lam
Shtëmbari, Pal Kadillari e tjerë. Ai u “shkishërua” nga dhespoti helen në moshën 16-17 vjeçare, për kryerjen e lutjeve
fetare në gjuhën shqipe, dëbua dhe përndoqë prej xhandarmërisë turke, i cili pas 3-4 vjetësh i fshehur në
emigracion Itali, Korfuz, Janinë, dhe Athinë, kthehet përsëri në Shqipëri dhe
hap një rrobaqepsi në Skelë të Vlorës. Ky dyqan (rrobaqepsi) i këtij
tereziu(ustai) u bë shumë shpejt edhe një bazë kryesore e sigurt, për
aktivitetin, strehimin dhe kurimin e
patriotëve tanë pavarsist, që vepronin në krahinën e Myzeqesë, Berat,
Elbasan dhe qytetin e Vlorës. Sipas
informacioneve gojore të këtyre patriotëve të ndritur myzeqar, e shumë
të tjerë që kontribuan për shpalljen e
Mëvehtësisë rezulton se, çetat myzeqare janë takuar me diplomatin tonë të
shquar dhe taborin e tij në pyjet e Kryekuqit edhe sëbashku me ta, kanë
vazhduar rrugën për në drejtim të Libofshës. Kapedani at Kozma Dhima dhe
mësonjësit tanë at Spiro Saqellari(dëshmor), Kovi Saqellari, Tuni Gjergji e të tjerë, sapo u poqën në dorë me
tribunin e vegjëlisë, për shkak të kohës së keqe me shira të furishëm dhe
përmbytje masive, i propozuan atij, që atë natë të qëndronte në Libofshë, pasi udhëtimi drejt Fierit ishte
i pamundur dhe me rreziqe tepër të mëdha.
Ismail Qemali mysafir në
Libofshë
Nën drejtimin e dy çetave të armatosura myzeqare, Ismail Qemali në mbrëmjen e datës 24 nëntor 1912-të mbriti në Libofshë, në këtë katund heroik të kryengritjeve të mëdha antiosmane, që kishte hapur edhe shkollën e parë shqipe qysh më 25 gusht 1908-të. Ai u strehua në konakët luksoz të Çifligut, ku kishte punuar guvernatori i qeverisë osmane Nebi bej Leskoviku(vdekur në maj 1911-të), të cilët ishin bërë gati nga dy mësonjësit tanë trima libofsharak, dëshmorët e Atdheut Jovan dhe Zoji Ndreko, të shquar për veprimtarinë e tyre patriotike në shërbim të çështjes tonë kombëtare.
Kudo,
nëpër rrugicat, shtigjet dhe kapërcyellët e këtij katundi, që të çonin në
qendër të tij, këtë natë si asnjëherë tjetër, kalonin plot njerëz, burra e gra
dhe të rinjë, që shkonin e vinin tepër të gëzuar, si në një ditë Krishtlindjesh.
Luftëtar dhe grupe të armatosur kishte në çdo qoshe, që ruanin me vigjilencë
dhe kontrollonin çdo lëvizje personash të pa njohur e të dyshimtë, që mund të kryenin ndonjë akt të dhunshëm ndaj
pavarsistëve tanë të ndritur. E gjithë Libofsha dhe patriotët myzeqar, që nga
Shkumbini gjerë në Vjosë. këtë ditë të
shënuar ishin ngritur në këmbë, për të mbrojtur burrin e flamurit, arkitektin e
Mëvetësisë, themeluesin e shtetit shqiptar dhe shpëtimtarin e kombit tonë.
Ndërsa Kozma Dhima dhe Tuni Gjergji me çetat e tyre u nisën nga Libofsha drejtë Shkumbinit për të pritur Ismail Qemalin, këngëtari, poeti dhe luftëtari, Llazi Spiro (Shën Pjetra), sëbashku me mësonjësin, priftin me kobure, rilindasin Irakli Pylli (papa Isaia), i arsimuar në shkollën famoze Zosimea të Janinës, me dy çetat e tyre të Pojan-Shën Pjetrër-Boçovës dhe Topojë-Grykë-Seman, u nisën me urgjencë nga bregu i detit dhe pasi kaluan lumin e Semanit plot me ujë, këtë mbrëmje mbritën në Libofshë. Rrebeli shënpjetarak i Myzeqesë, i njohur edhe për guximin e tij të rrallë, ky burrë i pushkës, i penës, i këngës dhe i shquar për aftësi, njohuri e veprime ushtarake, sapo u takua me diplomatin tonë kaniniot dhe i ka uruar atij mirëseardhjen, thuhet se në bazë të urdhërit të marrë edhe nga Kryetari i Komisionit për Organizimin e Mitingut të Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë, profesori Jani Minga, ai pa vonesë ka filluar edhe detyrën e tij të shenjtë luftarake. Luftëtari trim pasi u konsultua edhe me shoqëruesin personal të Ismail Vlorës, mësonjësin me kobure Llazar Bozo nga Ardenica dhe at Ikonom Kozma Dhimën, ai menjëherë ka mbushur maliherin dhe u ka dhënë urdhër luftarak pjestarëve të dy çetave të tij, për të mbrojtur me armë në dorë Çifligun dhe burrin e lavdishëm, deri në mbritjen e taborit në qytetin e Vlorës.Thuhet së atë natë në Libofshë që mbrojtën Ismail Qemalin, kanë qenë edhe pesë luftëtar trima pojanak të çetês së Shën Pjetrës, si Kili Dimo, Taqi Lako, Tasi Doraci, Miti Dimo dhe Uani Shyti, të cilët ishin mjaft të përmendur për aktivitetin e tyre patriotik gjatë asaj periudhe.
Kapedani
i çetës së Pojan-Shën Pjetrër-Boçovë Llazi Spiro, është padyshim edhe komandanti i parë i Gardës Kombëtare të
Shqipërisë, që me forcat e tij të aramatosura myzeqare e mbrojti me besnikëri,
duke e siguruar fizikisht Kryeministrin tonë, udhëheqësin e madh dhe
themeluesin e Shtetit modern Shqiptar Ismail Qemali. Sipas gojëdhënave këtë
natë në Libofshë, plaku ynë mjekërbardhë kuvendoi gjatë dhe shtruar me
myzeqarët e tij, duke folur me shumë respekt për historinë e lavdishme të
Myzeqesë, Apolloninë, kryengritjet e mëdha të viteve 1603, 1832, 1833, 1834,
1835, 1840 dhe luftën e vazhdueshme heroike që ka bërë populli i saj kundër
okupatorit turk. Ai nuk la pa përmendur edhe aktin heroik legjendar të shumë
trimave myzeqar të shquar, si Mihal Kërraba, Martin Kolashi, Bartol Palesi,
Nikoll Lushi, Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Gori Myzeqari, Trifon Lala, Papa
Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe, Mitro
Kristiani i Apollonisë, djaloshin trim Thoma ALeks Ristani e shumë të tjerë.
Burri i urtë mendjendritur, kish falenderuar edhe mësonjësit e Libofshës Jovan
e Zoji Ndreko, për hapjen e shkollës së parë shqipe në verën e vitit 1908-të,
si dhe shoqatën patriotike në ilegalitet
te plot “Komitetin e Fshehtë të Fierit”. Tribuni vlonjat foli gjithashtu edhe
për varfërinë e madhe, ku e kishte lënë vatanin tonë për pesë shekuj me rradhë
okupatori turk, që po vriste edhe myzeqarët e Karatoprakut. Ai u shpegoi atyre,
se vetëm shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë dhe ngritja e Flamurit tonë Kuq e
Zi, do ta ndryshonin gjëndjen e rëndë, në të cilën po vuante edhe populli i
kësaj krahine mjaft të pasur.
Diplomati
ynë i shquar, i lodhur shumë nga rruga e gjatë, moti i keq e me shira të
vazhdueshme, si dhe mundimet e mëdha, që po kalonte për çdo ditë, javë, muaj e
vite të tëra për të përmbushur detyrën e vet të shenjtë, kur pa mikpritjen,
gadishmërinë dhe shpirtin luftarak të myzeqarëve, për të bërë çdo sakrificë e
mposhtur çdo vështirësi, këto i dhanë atij edhe më shumë forcë e besim, që ta
realizonte me sukses misionin e vet, që i kishte vënë vetes dhe ngarkuar kombi
i tij.
Po
kështu edhe tre mësonjësit tanë priftërinj myzeqar at Irakli Pylli(papa Isaja),
papa Spiro Saqellari dhe at Ikonom Kozma Dhima, këtë mbremje të shenjtë veshën
veladonët e rinj si në ditë feste, u mblodhën në një konak, ndezën qirinjtë dhe
filluan lutjet e tyre para Zotit, që ti bekonte këta zotrinjë, me në krye
Ismail beun, që po i sillnin Popullit e Kombin Shqiptar, një botë të re, pas
pesë shekujsh robërie.
Ismail Qemali bëhet
kumbar në Libofshë
Nga mjaft patriot të ndryshëm myzeqar, është folur gjithashtu edhe për gëzimin e madh që patën të pranishmit nga dialogu i plakut tonë lab, kur bisedoi me një djalosh të zgjuar 4-5 vjeçar libofsharak. Atë mengjes të datës 25 nëntor 1912-të, në dhomën e Çifligut të Libofshës, ku qe strehuar vigani i Shqiptarizmës, për ta respektuar edhe më shumë diplomatin tonë, sipas traditës që ka kjo krahinë, atdhetarët tanë i prunë atij edhe një djalë të vogël bukurosh, që thuhej se ka qenë nga fisi patriot “Dhamo”, për ta përshëndetur atë në emër të të gjithë fëmijëve të kombit tonë. I veshur shumë bukur me kostume plot ngjyra të ndezura, të bëra me mjeshtëri nëpër tezgjahe nga duart e arta të nënave tona myzeqare, mbathur një palë opinga me xhufka të kuqe, me takijen e vogël ngjeshur përmbi kokë dhe me një trëndafil në dorë, djaloshi shkoi plot gëzim, duke qeshur drejt plakut hyjnor dhe e takoi atë me mall shumë të madh.
I
befasuar nga ky event kaq prekës dhe i
gëzuar së tepërmi prej bujarisë e dashurisë që i rezervuan myzeqarët, plaku i
urtë kaniniot sapo e pa këtë fëmijë simpatik, të shoqëruar edhe nga prindrit e
tij, hapi krah?t menjëherë, zgjati duartë përpara, u përkul pakëz e mori
vogëlushin në kraharor dhe duke e përgëzuar i tha atij:
-Gjyshi
nuk po të puth, se kam frikë se mos po të shpoj.
-Si
e keni emrin more bukurosh?
-Lami
- Ju përgjigj vogëlushi.
-Edhe
unë Lami e kam patur more birë, por ata në qitap ma shkruan Islam dhe unë
atëherë nga inati e ktheva në Ismail.
-Vogëlushi
u shkri së qeshuri, sapo dëgjoi fjal?n “inat”.
-Po
mbiemrin si e keni - e pyeti djali përsëri.
-Vlora
- ia ktheu plaku.
-
Po pse ore nga Vlora je ti - e pyeti djali.
-Po
iu përgjigj ai dhe si Gjon Pagëzori, me një palë gërshërë që ja zgjati dikush
vazhdoi.
-Tani
me që u njohëm kaq shumë sëbashku, unë do të bëhem kumbari yt. Me këto gërshërë
do t’ju pres dy fije floku dhe atëherë, unë do të vij në dasmën tënde e të mbaj
kurorën.
-Po
unë nuk martohem o gjysh, ia ktheu vogëlushi. -Unë do rri edhe pak, do të shkoj
në shkollë te mësues Jovani, do të vij edhe në Vlorë, dhe pastaj do martohem.
-Ke
të drejtë more birë ia ktheu plaku. - Puna jote pret, por ne tani jemi me ngut,
se duam ti vemë sa më shpejt kurorë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë .
Në këto momente kaq të gëzuara, burri i urtë
lab, i frymëzuar dhe nga biseda me djaloshin orator, filloi të recitoj edhe disa vargje të bukura me zërin e tij të
ëmbël prej aktori, që i krijoi vet aty për aty:
“Ne buzë detit mu në
Vlorë
Do ti vemë Shqipërisë
kurorë
Këtu do vijnë krushq e
dasmor
Me flamuj të kuq në dorë”
Të
pranishmit në këtë takim qeshën të gjithë nga gëzimi dhe e duartrokitën me
kënaqsi e ovacion labin e shquar erudit, që shkëlqente edhe si krijues në
fushën e poezisë.
-Po
ju qënkeni edhe mësonjës, i ndërhyri përsëri djali.
-Po,
ju përgjigj plaku dhe zgjati dorën tek oxhaku, që kërciste nga flakët e
zjarrit, duke marë prej atje një abetare të vendosur aty dhe ja dha djaloshit duke i thënë:
“Urdhëro e mere këtë libër të lutem, këtu brenda ju keni gjithçka, aty ndodhet emri i Vlorës, i Shqipërisë edhe emri juaj …”.
Pa
zbardhur mirë dita e 25 nëntorit 1912-të, thuhet se At Kozma Dhima mblodhi të gjithë drejtuesit e
çetave të armatosura myzeqare, ndau detyrat dhe u tha kapedanëve:
“…
zotrinj, jam i mendimit që zoti Llazi Spiro dhe at Irakli Pylli me dy çetat e
tyre të Pojan-Shën Pjetrës dhe Seman-Topojës, duhet të udhëtojnë sëbashku me
taborin drejtë Fierit e Vlorës, dhe qendrojnë atje deri pas shpalljes së
Pavarsisë, për mbrojtjen e Ismail Qemalit…ndërsa unë, Tuni Gjergji dhe Pal
Kadillari me çetat tona, do të ruajmë vatë e lumit Seman, që poshtë nga
Ndërnenasi e deri lartë në Strum dhe nuk
do të lejojmë kurrë asnjë person të dyshimtë, turmë njerëzish, apo koshadhe
turke, për të shkuar drejt jugut…, edhe
ju zoti Jovan Ndreko, Zoji Ndreko, Simon e Koli Sako, e Elmas Boce, ashtu siç
ju tha vet zoti Luigj Gurakuqi, do të niseni me të drejtë Vlorës, për t’ju
gjendur në krah edhe vëllait tonë
Jani Minga, që gjatë këtyre ditëve është
shumë i zënë, duke pritur vëllezërit tanë…me propozim të Llazar Bozos dhe
pëlqim të Jani Mingës, luftëtari ynë trim Lam Shtëmbari nga Krutja caktohet
menjëherë në detyrën për mbrojtjen fizike të Luigj Gurakuqit..,bëni kujdes
gjatë rrugës dhe nxitojeni hapin, që të mbrini sa më parë në vaun e Mifolit,
për të kaluar Vjosën pa u errur, ku do t’ju pres Jani Minga me vëllezërit tanë
vlonjat…një pjesë e shokëve tanë, si gjithmonë do të gjejnë strehë tek dyqani i
mikut tonë bujar e atdhetar Thoma
Ristani (Nikasi) në Skelë, që e kemi dhe prej anëve tona, duke rënë si mysafir
të tij…”.
Herët
në mëngjes, karvani ynë i pavarsistëve, që e prinin katër apostuj, tre
priftërinj me një diplomat në krye, e la Libofshën dhe u nis drejtë Fierit,
qytetit tonë myzeqar të luleve e trendafilave, që rrinin gjithmonë çelur deri
në prag të dimrit. Për të përcjellë
karvanin tonë, doli edhe një grup i vogël djemësh libofsharak, të cil?t
nga gëzimi ja nisën njëra pas tjetrës edhe k?ngëve të bukura myzeqare, duke ju
uruar burrave të Mëvetsisë rrugë të mbarë dhe suksese në punimet e kuvendit të
madh të Vlorës, që do ta bënte atdheun tonë përgjithmonë të lirë e të pavarur,
ku u përshëndetën përzemërsisht edhe nga Ismail Qemali. I rrethuar nga qindra
myzeqar takijebardhë të armatosur dhe çetat e tyre me maliher nëpër duar, tabori
i lirisë ecte me nxitim dhe pa u ndalur fushave të Myzeqesë tërë baltë e
kashtë, duke shtuar vazhdimisht radh?t e veta, sa nuk po i dukej më as fundi.
Pas një rruge të vështirë prej disa orësh, tabori mbriti afër Manastirit të Ardenicës, i hyjneshës tonë të shenjtë pellazgo-ilire Artemisë, që disa historian dhe arkeolog? të verbër në Tiranë, të molepsur nga leksionet dhe librat fallco të shkollave antishqiptare ruso-helenike mbi historinë, që kanë helmuar tërë botën tash dyqind vjet, na e bëjnë akoma padrejtësisht edhe greke. Kjo Zonjë e Shenjtë, që kishte kurorëzuar e bekuar më 26 prill 1451 edhe heroin tonë legjendar Gjergj Gjon Kastriotin me Andronikën, e uroi shumë Ismail Kaniniotin, që po vinte si një pëllumb i bardhë me flamur ta shpëtonte këtë popull hyjnor nga zgjedha e rëndë Osmane.
Kur
ju afruan Vaut të Petovës në lumin Seman, pavarsistët tanë përjetuan një gëzim
tjetër tepër të veçantë, kur u takuan me vëllez?rit tanë, të Elbasanit e të
Kosovës, si Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mit’hat Frashëri, Sali Gjuka, Bedri Pejani
e tjerë, që u printe në ball vet patrioti trim lushnjar Nebi Sefa. Delegatët e
Kosovës takuan me mall edhe dy kollosët e kombit tonë Ismail Vlorën dhe Luigj
Gurakuqin, duke i përgëzuar e falenderuar ata sëtepërmi, për punën e tyre të
madhe që po bënin në shërbim të çêshtjes tonë të shenjtë kombëtare. Ndërsa
ishin duke shijuar kënaqsitë e mëdha që krijoi ky moment kaq i bukur, dhe i
kthyer në një festë mbarëkombëtare, befas nga një kaçube(blacë ferrash) mbi
shpatin e kodrës, dolën dy xhandar të armatosur, të cilët morën rrugën dhe po
vinin drejtë pavarsistëve tanë. Thuhet se komandanti i çetave Llazi Spiro (Shën
Pjetra), i ndodhur para një situate të tillë, të panjohur e mjaft kritike,
urdhëroi menjëherë luftëtarët e tij myzeqar të mbushnin maliherët dhe në çast
ai dërgoi tek xhandarët edhe disa persona me në krye Lef Nosin e Nebi Sefën,
për ti njoftuar ata që të mos i afroheshin taborit, sepse ndryshe do të
përdoreshin arm?t e do t’ju rrezikohej seriozisht edhe jeta. Pasi drejtuesit e
taborit panë, se të dërguarit e tyre po vinin duke qeshur e biseduar sëbashku
me xhandarët, që kishin qenë të dy shqiptar, ata u qetësuan, por shpejt u
befasuan nga veprimi i tyre, kur këta djemë të mbarë kërkuan leje, për të
takuar e nderuar burrin tonë mjekërbardhë,
që po i vështronte me kureshtje. Sapo morën miratimin e kapedanit shënpjetarak
Llazi Spiro dhe të Llazar Bozos, të dy xhandarët tepër të gëzuar u derdhën
nxituar drejtë Ismail Qemalit e takuan atë me mall, i uruan mirëseardhjen dhe i
puthën duartë plakut tonë të ndritur vlonjat. Para se të largoheshin, duke marë
me vete edhe urimet e përzemërta të diplomati tonë dhe falenderimet e shumta të
drejtuesve të karvanit, ata u shprehën:
“…Ty
të ruajtë Zoti Ismail bej dhe të paçim sa malet, se vetëm ti do ta shpëtoshë
popullin tonë nga vuajtjet dhe da ta
nxjerrësh në dritë Shqipërinë…”.
Me
të kaluar lumin e Semanit me lundër në vaun e fshatit Petovë, Ismail Qemali i
takoi të gjithë me radhë drejtuesit e çetave myzeqare, që do të qëndronin në
Fier, për të vazhduar kryerjen e detyrave të tyre mbrojtëse dhe duke u ndarë me
mësonjësin, priftin dhe luftëtarin tonë të
shquar Ikonom Kozma Dhima, Ai ndër të tjera i tha:
“…Tani
vëllezër farën e mbollëm, prandaj duhet të kujdesemi të gjithë për të, që të na
mbijë”?
E
menjëherëshme ka qenë edhe përgjigja e komandantit të çetës së armatosur të
Kolkondasit, mësonjësit At Kozma Dhima:
“…Do
të mbijë që ç’ke me të dhe do të rritet e shëndetëshme zoti Ismail bej, sepse
edhe toka jonë tani është plot me vlagë …”.
Mitingu i Ismail Qemalit
në qytetin e Fierit më 25 nëntor 1912-të
Haberi i gëzuar, mbi udhëtimin e Ismail Qemalit nëpër Myzeqe dhe vizitën e tij, që ai do të bënte përsëri në qytetin e Fierit, për të tretën herë brenda një viti, kishte mbritur qysh më datën 23 nëntor, kur diplomati ynë kaloi lumin e Shkumbinit dhe darkoi te myzeqarët. Në këtë qytet të bukur, ndërtuar sipas stilit perndimor, që shtrihej mes livadhesh pafund, në të dy anët e lumit të Gjanicës, mbizotronte kudo një ambient tepër festiv, si rrallë ndonjë herë tjetër. Qindra e qindra myzeqar nga e gjithë krahina, por edhe nga Elbasani, Peqini, Skrapari, Berati, Kuçova e Mallakastra ishin mbledhur në Fier, për të përshëndetur dhe nderuar prijsin e kombit Ismail Qemali, që do ti tregonte të gjithë botës se edhe ne stërniprit e Sk?ndërbeut, që mbrojti të gjithë qytetrimin europian, kemi të drejtë të jetojmë të lirë e të pavarur, duke patur edhe flamurin e shtetin tonë.
Disa
patriot nga Pojani tregonin gjithashtu, se në Fier shkoi edhe mësonjësi i
shkollës (Mektepes) turke, atdhetari i madh, pionieri i alfabetit e abetares
shqipe, bashkëluftëtari i at Irakli Pyllit, hoxha i Radostinës (Ujëmirës) Ymer
Sulejman Driza me 30-të e ca trima të armatosur radostinak e pojanak, që kishin
ardhur urgjent nga manastiri i Apollonisë me urdhër të Llazi Spiros. Pasi u
konsultua edhe me Tonçi Kilicën, ky patriot me forcat e tij mori shpejt nën
kontroll Qafën e Koshovicës dhe mbrojti karvanin e pavarsistëve tanë gjatë
gjithë udhëtimit nëpër pyjet e dendura
të këtyre kodrave, ku strehoheshin edhe kaçak, banda kriminale, por edhe tabor
e koshadhe turke.
Sipas
dokumentave dhe tregimeve të Popullit Myzeqar, pavarsistët tanë të kryesuar
nga diplomati ynë lab, arritën në
qytetin e Fierit aty nga mesdita e datës 25 nëntor 1912-të. Atyre ju bënë
nderime të mëdha nga Kryetari i Bashkisë Tonçi Kilica dhe shokët e tij, të
cilët kishin disa netë që q?ndronin pa gjum, duke pritur shp?timtarët e kombit
tonë, që do të vinin si miq edhe në qytetin e tyre të vogël. Patriotët fierak,
me në krye Tonçi Kilicën, drekuan
sëbashku me diplomatët e shquar Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi edhe kësaj
radhë në sarajet luksoze të Omer Pashë Vrionit, ku u qe rezervuar një pritje e
shërbim i veçantë, ashtu si edhe në dy kuvendet e Fierit, të mbledhur k?tu disa
muaj më parë.
Megjithëse
moti ishte i keq e me shira, por Populli
Myzeqar i grumbulluar në sheshin kryesor të qytetit dhe pranë katedrales së
bukur të Shën Gjergjit, as nuk donte t’ja dinte fare për të ftohtit e këtij
fund nëntori. Ai kërkonte me insistim dhe priste me padurim, që miku i tyre i
madh vlonjat, të fliste patjetër në miting përpara tij dhe ta hapte qysh në
Fier këtë festë të madhe mbarëkombëtare.
Edhe grupe të vogla valltarësh e këngëtarësh, të veshur me kostumet e tyre
popullore myzeqare e takijet e bardha mbi kokë, kishin dalë mjaft të gëzuar
qysh herët në mëngjes dhe vazhdonin
koncertet e tyre pa u ndalur. Nga myzeqar të ndryshëm është folur gjithashtu,
se valleve të këtyre artistëve popullor,
u ishin bashkuar edhe dy rilindasit tanë të mëdhenj, mësonjësit, politikanët
dhe patriotët veteran të shquar të kësaj treve, Kostandin Minga i Shën Pjetrës
dhe Jorgji Karbunara(Babë Dud Karbunara) i Beratit, të cilët i kishin dhënë
kësaj shfaqe më shumë bukuri e ngjura festive.
Një grup i madh patriotësh fierak, zgjodhen edhe
disa perfaqsues të tyre, të cil?t morën takim me mikun e shtrenjtë të
myzeqarëve Ismail Vlora dhe i shprehen atij dëshirën e madhe të njerëzve, që ai të fliste patjetër para
popullit, i cili ishte mbledhur në miting, duke qëndruar në pritje për orë të tëra në qendër të
qytetit të Fierit.
Duke
parë dëshirën e madhe të këtyre njerëzve kaq të dashur e patriot, që e pritën
dhe respektuan aq shumë arkitektin tonë të Pavarsisë Ismail Qemali në dy
vizitat e tij të mëparëshme historike në
qytetin e Fierit, ai nuk mundi të
vazhdonte rrugën drejt Vlorës pa i takuar,
bideduar dhe pa i përshendetur miqët e tij myzeqar. Megjithëse koha
ishte mjaft e kufizuar dhe me mot të përkeqsuar, thuhet se tribuni ynë popullor
e gjeti edhe mundësinë e tij, që të
fliste para tyre në këtë miting, qoftë edhe për pak minuta, sëbashku me
bashkpuntorin e tij të ngusht, shkodranin
Luigj Gurakuqi. Gjatë këtij takimi kaq
të shpejtë, por tepër të gëzuar e
të hareshëm, diplomati ynë i shquar, pasi përshëndeti të pranishmit dhe gjithë
Popullin e Myzeqesë, ai ndër te tjera ishte
shprehur se:
“…Unë
mezi po prisja që të vija këtu në Fier, t’ju takoja e të flisja me ju…Ne
vëllezër, nuk do ti durojmë më kurrë vargonjtë e rob?risë së Perandorisë
Osmane, që të na shtyp përsëri me patkonjët e ushtrive të saj, prandaj këtu do
të luftojmë përsëri si fajkonjtë dhe qysh nesër në Vlorë do të ngremë lartë
edhe flamurin tonë Kuq e Zi dhe shpallim Shqipërinë tonë më vete…”.
Në
këtë tubim patë folur edhe kollosi i madh i kombit tonë, biri i Shkodrës Luigj
Gurakuqi, ku midis të tjerash ai kishte thënë:
“…që
këtej e tutje vëllezër, në nuk do të pyesim më askënd për vatanin tonë, që
dikush i huaj me na ba lodra dhe kurrë trojet tona nuk i shesim dhe për ato,
të gjithë jemi gati që të vdesim…”
Disa
myzeqar pojanak, që kishin qenë prezent në këtë miting, por edhe shumë të
tjerë, që ruanin kujtimet e të parëve të tyre rreth kësaj ngjarje të shënuar
historike në Fierin e asaj kohe, të çliruar prej hordhive turke, tregonin se një grumbullim kaq i madh njerëzish dhe
entusiazëm i tillë festiv, nuk ishte parë kurrë jo vetëm në Myzeqe, por edhe në
qytete të tjera të Shqipërisë.
Ja
si përshkruhen në poemën “Pavarsistët Myzeqar” , fjalimet e Ismail Qemalit dhe
Luigj Gurakuqit në mitingun e Fierit, më 25 N?ntor 1912-të:
249.
Unë mezi po prisja, këto
ditë t’ju shoh
Sa shumë mall që kisha,
të vija këtu
Sikur të rrija dhe për
nja pakëz kohë
Që shtruar të flisnim,
bashkë gju më gju
250.
Përsëri Europa, ne
shqiptarët s’na do
Dhe troç na tha, se s’do
t’ju njohim ju
Por mua zemra, prap seç
m’u ngroh
Qysh kur asqer?t, ju mi
zutë me dru
251.
Ne s’do ti durojmë, më
kurrë vargonjtë
Tha gjatë fjalimit, ky
burrë i ndritur
As që të na shtypin,
përsëri patkonjtë
Të vuajmë me shekuj,
ende duke pritur
252.
Dhe k?tu do të luftojmë,
porsi fajkonjtë
Sepse rreziku, prap nga
ne s’ka ikur
Dhe flamurin tonë, me dy
zhgabonjtë
Në Vlorë që nesër, kemi
për t’a ngritur
253.
Ne këtu në Fier, bashkë
e vendosëm
Se do t’a bëjmë, më vete
dhe shtetin
Në mars dhe gusht, mirë
u llafosëm
Që ta shpëtonim
përgjithmonë miletin
254.
Edhe kurrë aspak, nuk u
qederosëm
Demek Stambolli, do
bënte kiametin
Por sot këtë hall, të
madh ne e sosëm
Dhe plot me nder e
kryemë amanetin
255.
Për vatanin tonë, ne
askënd nuk pyesim
Në Fier shkurt foli edhe
Luigj Shkodra
Atë në pazar, neve kurrë
nuk e qesim
Që dikush i huaj, me na
ba kësi lodra
256.
Dhe trojet e shenjëta,
aspak nuk i shesim
Të tëra këto male, këto
fusha e kodra
Për këto jemi gati, të
tanë që të vdesim
Mjer kush na i prek, ne
prap këto votra
Me të mbaruar ky miting madhështor, apostujt e kombit tanë u ndanë me popullin patriot myzeqar dhe u nisën nxituar drejtë Qafës së Koshovicës, nën masat e rrepta të sigurisë, që kishin marë me kohë çetat e armatosura myzeqare të Llazi Spiros, papa Irakli Pyllit dhe hoxhës së Radistinës Ymer Sulejman Drizës.
Patriot,
mësonjës, luftëtar, rilindas, pavarsist, shok i ngusht i At Irakli Pyllit,
Llazi Spiros e Jani Mingës. Hoxhë në fshatin Radostinë(Ujëmirë) Fier. Me çetën
e tij mbrojti Ismail Qemalin gjatë kalimit në Qafën e Koshovicës dhe u bashkua
me dy çetat e Llazi Spiros duke shkuar deri në Vlorë, për shpalljen e
Pavarsisë. Fotografia është marë në internet.
Pas
disa orësh udhëtimi nëpër kodra, tabori i pavarsistëve tanë e kaloi edhe
Levanin dhe mbriti në Vaun e Mifolit pa u bërë ende errësirë. Në bregun jugor
të lumit Vjosë, për ta pritur shpëtimtarin e kombit tonë megjithë trimat e
tjerë që e shoqëronin atë, kishte dalë vet edhe Kryetari i Komisionit të
Organizimit të Mitingut për Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, profesori dhe atdhetari i shquar
fierak Jani Kostandin Minga. Ai ishte në ballë të dërgatës së Vlorës, i
shoqëruar edhe nga patriotët vlonjat Arshi Halili, major Bilal Nivica, Hamza
Isai dhe disa atdhetar të tjerë të armatosur, që ca mësonjës shkollash, duket u
hequr edhe si historian, për të k?naqur
dêshirat e veta, na e zmadhojnë numrin e tyre, sikur kanë qenë me qindra
luftëtar.
Po
kështu profesori fierak kishte dërguar dy ditë me parë në Vaun e Mifolit edhe
lundërtarin e shquar të portit të Vlorës, novoselarakun Dhimitër Qarri, që të
përgatiste sa më shpejt gjeminë(varkën), për të hedhur Ismail Qemalin në lumin
e Vjosës, të mbushur plot ujë, që ato ditë kishte dalë edhe nga shtrati i saj.
Detari i famshëm myzeqar dhe tepër patriot, me aftësitë e tij të mëdha si një
varkëtar i zoti e kryeu plot me sukses e trim?ri detyrën e tij të lartë në shërbim të Atdheut, mposhti valët e egërsuara
të lumit dhe i nxori pavarsistët tanë shëndosh e mirë në fshatin Mifol. Për
këtë ngjarje flitet se ka shkruar edhe profesori i njohur korçar Petraq Pepo në
vitin e largët 1961, duke e marë vet në
intervistë varkëtarin Dhimitër Qarri, por edhe ky shkrim i tij u la në harresë nga historianët dhe pushtetarët
e Tiranës, ashtu si kontributi i qindra e qindra myzeqarëve të tjerë, që dhanë
ndihmesën e tyre të madhe për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, të cilëve
nuk ju p?rmend kurrë as emri.
Jo
vetëm kaq, por profesori ynë Jani Minga, si një dijetar i ndritur, me kulturë
të gjerë, i paisur me mjaft njohuri të thella
edhe në fushën e artit, ai e
kishte zgjedhur me kohë dhe një djalë nga Novosela, që ta përshëndeste Ismail
Qemalin, sapo të mbrinte në këtë fshat. Ndaj, për të pritur burrat e mëdhenj të kombit kishte dalë
edhe ky vogëlush myzeqar, 10-vjeçar me një buqetë lulesh në dorë, i cili në
momentin kur Jani Minga dhe patriotët e tjerë vlonjat po takoheshin me
pavarsistët tanë të shquar, ai shkoi në drejtim të Ismail Qemalit, e përqafoi
plakun tonë të urtë me mall dhe recitoi edhe një vjershë para tij, duke i
gëzuar pa masë me zërin e tij të bukur të gjithë të pranishmit, vargjet e
përafërta të së cilës, po i citojmë si më poshtë :
Dje tërë ditën shokë
mbeçë
Duke mbledhur lule Malit
Dhe i solla këtu plot me
qef
T’ja falë sot Ismail
Qemalit
Thuhet
se shpëtimtari ynë i kombit, para se të
nisej për në Vlorë, ai ka bërë një vizitë
të shkurtër edhe në shtëpinë e një fshatari patriot nga Novosela. Emri i
tij është kujtuar me respekt deri aty nga vitet 1950-të, por më vonë edhe kjo ngjarje mbeti gjithmonë në hije
e cila në vetvete mbartë një vlerë tjetër historike, duke na treguar për mbështetjen dhe përkrahjen e
madhe që i dhanë myzeqarët Ismail Qemalit, gjatë udhëtimit të tij legjendar,
kur kaloi nëpër Myzeqe për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë. Pasi u ndanë
përzemërsisht me pjestarët e kësaj familje bujare, që me sa është folur, ka qenë nga fisi me
mbiemrin “Moçka”, tabori i pavarsistëve tanë me në krye plakun e ndritur të
Kaninës, Jani Mingën dhe trimat e tjerë të Labërisë, vazhduan rrugën e tyre
drejt Vlorës, duke mbritur në këtë qytet, aty rreth orëve të vona të mbrëmjes
së datës 25 nëntor 1912-të.
Qyteti
heroik i Vlorës dhe populli i saj trim e
patriot e pritën birin e tyre të
lavdishëm dhe qindra e qindra kapedan të
tjerë çlirimtar, nga i gjithë kombi ynë, me mall e dashuri të paparë, që po u
sillnin lirinë pas pesë shekujsh robërie e vuajtjesh nën Perandorinë Osmane. Me
mikpritjen dhe bujarinë e tyre të rrallë, ata hapën dyertë e shtëpive për të
gjithë vëllezërit tanë, që kishin ardhur nga çdo anë e trojeve shqiptare, për
të marë pjesë në këtë kuvend të madh mbarëkombëtare, për shpalljen e Mëvetësisë
së Shqipërisë. Këtë natë të shënuar historike, Ismail Qemali u strehua në
shtëpinë e patriotit vlonjat Hasan Sharra dhe në ditën e shenjtë të datës 28 të
vjeshtës së tretë 1912-të, që përkonte me nëntorët e tjerë të kuq, ai shpalli
Pavarsinë tonë dhe ngriti lart flamurin Kuq e Zi, duke i deklaruar të gjithë
botës, se përfundimisht edhe Shqipëria jonë u bë shtet me vete dhe e pavarur
nga askush, ashtu si gjithë kombet e tjerë.
Atdhetarët
tanë pavarsist myzeqar Llazar Bozo,
Llazi Spiro që drejtonte dy çeta të armatosura, Irakli Pylli, Lam Shtëmbari,
Ymer Driza, Thoma Ristani e shumë të tjerë me në krye mësonjësin tonë të
ndritur Jani Minga, që drejtonte gjithë veprimtarinë për zhvillimin e Kuvendit
të Pavarsisë e vazhduan aktivitetin e
tyre patriotik edhe brenda në qytetin e Vlorës, jo vetëm duke mbrojtur
fizikisht burrat e mêdhenj të Kombit, por edhe për mbajtjen e rregullit e të
qetsisë gjatë punimeve të ketij mitingu. Myzeqar të ndryshëm tregonin se Jani
Minga që rrinte vazhdimisht pranë Ismail
Qemalit në ato momente, i kishte kthyer shtëpinë dhe dyqanin e djaloshit 22
vjeçar Thoma Ristani brenda në Skelë, këtë
bazë patriotësh, ku strehohej edhe vet, në një qendër të rëndësishme,
nga ku drejtoi me shokët e tij dhe korierët(kasnecët) të gjitha veprimet për
kryerjen me sukses të Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë më 28 nëntor 1912-të.
Mbështetur
edhe në tregimet e shumë patriotëve tanë, që kishin marë pjesë në këtë ngjarje, si dhe në kujtimet e vajzës së
patriotit myzeqar që qepi flamurin Kuq e
Zi, Dhoksi Tushe (Ristani) rezulton, se më datën 26 nëntor 1912-të patrioti
Thoma Aleks Ristani dhe Petro Dhimitri (Fotografi), sëbashku me Jani Mingën, kanë shkuar tek dyqani i një
tregtari me mbiemrin Diamanti dhe atje kanë blerë një copë të madhe pëlhure të
kuqe. Nga kjo pëlhurë, rrobaqepsi(tereziu) ynë i famshëm Thoma Ristani, qepi
një flamur të madh me përmasat 3 X 2 (tre metro të gjatë e dy metro të gjerë),
dhe pastaj fotografi korçar Petro Dhimitri, që kishte ardhur nga Stambolli me aparatin e tij
fotografik, damkosi(stampoi) përmbi të edhe shqiponjën tonë dy krenare me bojë
të zezë.
Ky
ishte Flamuri Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912-të
kur shpalli Pavarsinë e Shqipërisë dhe jo ai, që gjoja na kishte “qëndisur e
stolisur” brenda një nate Marigo Pozio, siç thoshin kunetrit
e saj mashtrues Kristo Floqi dhe Koço Kote(ish kryeministër i Zogut,
dënuar për veprimtari kriminale), që nuk kishin qenë fare atë ditë në mitingun
e Vlorës, të cilët pas vitit 1928-të
mbushën edhe arkivin e shtetit me shkrime fallco, që sot konsiderohen si të
vërteta. Djaloshi myzeqar Thoma Ristani qepi edhe 6-7 flamur të tjerë të vegjël
dhe ja u shpërndau nxënësve të mësonjësit Jani Minga, të cil?t kishin ardhur
atë ditë në miting, për të përshëndetur burrat e ndritur të popullit tonë dhe shpalljen e Pavarsisë së
Shqipërisë..
Po
kështu edhe avokati Petro Poga, ish Ministrit i Drejtësisë i qeverië së Ismail
Qemalit dhe një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarsisë, që ishte pjesëmarrës
në këtë kuvend, i cili duke parë mashtrimet që bënë disa persona pas vitit
1928-të e në vazhdim, për të përvetsuar autorsinë e qepjes së flamurit që u
ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, ai bëri një shkrim, duke i dënuar ashpër
veprime të tilla, të cilin e botoi në gazetën “Drita” më 03 dhjetor 1936-të.
Në
këtë artikull të tij, si jurist dhe personi më kopetent, që e kishte ndjekur nga afër të gjithë aktivitetin e
shpalljes së Pavarsisë, ai sqaron edhe një herë, se autor i përgatitjes së
këtij flamuri është vetëm Thoma Ristani, ku ndër të tjera tregon se:
“…
për ngritjen e flamurit…janë shkruar shumë UTOPIRA… Flamuri i Parë që është
ngritur në Vlonë, ka qenë një Pëlhurë e Kuqe, tre metro e gjatë dhe dy metro e
gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja dy krenore me ngjyrë të zezë, me atë
bashkë u gatitën dhe 4-5 të tjerë më të vegjël. Pëlhura u ble te një tregtar i
quajtur DIAMANTI dhe u qep tek një rrobaqepës i quajtur THOMA, se nuk priste
koha, për të gatitur Flamur Luks…dhe të tjerat janë ËNDËRRA …”.
Fakti
që flamurin e ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912-të, u qep nga Thoma
Ristani e ka konfirmuar edhe Jani Minga në shkrimet e tij prej tre volumesh, të
ruajtura në arkivin e Vlorës, deri aty nga viti 1975-së, të cilat jo vetëm që
nuk e panë kurrë dritën e botimit, por as nuk i dihet në se ekxistojne më, apo
jo. Një ndër personat, që kishte mundur ti lexonte këto shënime të çensurusra
dhe që fliste shpesh rreth tyre, ishte edhe mësuesi Thoma Prifti nga Pojani i
Fierit, i cili qe një intelektual i apasionuar pas dijes dhe mjaft i kulturuar.
Në një bisedë të zhvilluar me të nga fundi i
muajit dhjetor 1975-së ( në prag të festës së vitit të ri), ai nd?r të tjera më tregoi:
“…Këtë vit gjatë muajit gusht-shtator isha për pushime në plazhin e Vlorës me dy shokët e mi mësues nga Pojani…(për njerin mu duk sikur më tha se e kishte mbiemrin Mandro-shënimi im)…një ditë sëbashku me ta shkuam në arkivin e Vlorës për të lexuar materjale historike rreth Myzeqesë dhe Pojanit …punonjësi i arkivit ishte një burrë mjaft i edukuar, tepër i përgatitur dhe me kukturë të gjerë… Ai pasi na pyeti se nga ishim, na tha se meqënse jeni nga Pojani, unë do t’ju rekomandoja të lexoni volumet e dorëshkrimeve të Jani Mingës, pasi e keni edhe nga ana e juaj, sepse janë mjaft interesante e me shumë informacion, që nuk njihen nga lexuesit tanë, pasi nuk ka shkruar askush rreth tyre dhe nuk lejohen për tu botuar…U gëzuam shumë kur mësuam se mësonjësi ynë i ndritur shënpjetarak kishte lënë edhe tre volume me shënime, të cilat ishin me vlera të mëdha historike për Shqipërinë dhe kombin tonë…në volumin e dytë, Jani Minga kishte shkruar edhe për flamurin që ngriti Ismail Qemali më 28 nëntor 1912-të, të cilin e kishte qepur shoku i tij, rrobaqepsi patriot Thoma Ristani (Nikasi)…u befasuam nga ky informacion i gjerë i dorëshkrimeve të tij, të cilat flisnin shumë mbi kontributin e myzeqarëve, për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë…e falenderuam mjaft punonjësin e arkivit të Vlorës për pritjen e tij të mgrohtë që na bëri dhe para se të ndaheshim me atë, ai na porositi shoqërisht të bisedonim me njerëzit e afërm të Thoma Ristanit në Fier, për tu interesuar mbi veprimtarinë e tij patriotike, që të bëhej i njohur edhe me botimin e ndonjë shkrimi nëpër gazetat tona …”.
Atë
ditë më 19 nëntor 1912, kur Ismail Qemali mbriti në portin e Durrësit, Isa Boletini u nis që nga krahina e Dibrës
dhe po vinte në drejtim të Vlorës, për të marë pjesë në Kuvendin e madh të
Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Ndërsa plaku i urtë vlonjat më 25 nëntor
1912-të u gëdhi në Libofshë dhe vazhdoi rrugën e tij pa u vonuar drejt Fierit, kryetrimi Isa
Boletini me 100 kalorës e luftëtar trima, pas një jave udhëtimi të vështirë e
plot mundime arriti në qytetin e Lushnjes. Populli patriot i këtij i këtij
qyteti, i priti plot me respekt e nderime të veçanta vëllezërit e tij nga
Kosova, dhe për nder të tyre, ai shtroi edhe një drekë madhështore e cila kaloi
në një atmosferë tejet të gëzueshme e solemne. Fill pas përfundimit të drekës
thuhet se rreth 20-30 djem myzeqar, kalorës të armatosur, i prinë përpara
karvanit të Isa Buletinit dhe u nisën për në fshatin Imshtë të Bubullimës, ku
në pamundesi për të kaluar lumin e Semanit plot me ujë e dallgë, u strehuan atë
natë nëpër shtëpitë e popullit bujar dhe
tepër mikpritës të këtij katundi.
Të
dy burrat e ndritur të kombit tonë gjatë
udhëtimit të tyre historik nëpër Myzeqe, për të shkuar drejt Vlorës, pushuan në
brigjet e lumit plak të Semanit, njeri në
perndim dhe tjetri në lindje të kodrave të Ardenicës, në majë të së cilës ndodhet edhe Manastiri me famë i
Shën Mërisë, që me bibliitekën e vet prej 33 mij librash, të djegur qëllimisht,
apo aksidentalisht në vitin 1933, fliste shumë, jo vetëm për historinë e
lavdishme mijëravjeçare, të kësaj krahine, por edhe të kombin tonë.
Rruga
e Isa Boletinit dhe trimave të tij dardan,
që e shoqëronin atë, për të
mbritur në Vlorë mori më shumë kohë. Kështu, më datën 27 nëntor 1912-të ai,
sapo arriti në Fier, që nga postëtelegrafa e këtij qyteti, bisedoi edhe me
Ismail Beun në Vlorë dhe i kërkoi atij
ta shpallte sa më parë Pavarsinë e Shqipërisë, qysh të nesërmen më datën 28 nëntor 1912-të edhe në emrin e
tyre. Në këtë qytet të Myzeqesë kryetrimi ynë nga Mitrovica kaloi dy netë, duke
rënë mysafir në sarajet e dëgjuara të Vrionëve, të cilat pritën me bujari të
gjithë burrat e mëdhenj të vatanit tonë, që nga Avdyl Frashëri e me radhe.
Patriot të ndryshëm fierak dhe kosovar rrëfenin gjithashtu se, në k?to shtëpi luksoze atdhetarëdh plot me
histori, ai ka mbajtur edhe një fjalim shumë të rëndësishëm, duke falenderuar
drejtuesit e Bashkisë, Kryetarin e saj Tonçi Kilica dhe Popullin Myzeqar, për
strehimin e të gjithë vëllezërve tanë të ardhur nga Dardania(Kosova), që i kishte përzënë ushtria sërbe me dhunë e terror prej trojeve e tyre.
Kjo
është rruga e vërtetë e heronjëve tanë të Mëvetësisë, mundi, sakrificat,
peripecitë dhe vuajtjet e tyre kur kaluan nëpër e Myzeqe, por edhe ndihmesa e
madhe e patriotëve myzeqar, që dhanë për shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë,
si dhe flamuri i parë që u ngrit në
Vlorë, të cilat historianët tanë dhe shteti ynë, i atëhershëm dhe i sotëm nuk i vlerësuan kurrë siç duhet,
duke i injoruar, fshehur, shtrembëruar dhe lënë qëllimisht në errësirë.
Pikërisht ky qendrim i papranueshëm, solli edhe pasoja të këqia, duke u hapur
kështu rrugë abuzuesve të ndryshëm, që u munduan ti përvetsonin, vidhnin dhe
zhduknin këto vlera të popullit tonë,
siç ishin karrieristët e fallsifikatorët Kristo Floqi, Koço Kote, Marigo Pozio,
Kol Rrodhe e të tjerë, që u demaskuan ashpër edhe nga pavarsisti e patrioti ynë i madh, avokati
Petro Poga.
Për
bërjen e këtij shkrimi, mbi udhëtimin e gjatë dhe historik të Ismail Qemalit
nëpër Myzeqe, u morën parasysh edhe
tregimet e kujtimet e shumë patriotëve myzeqar, të cil?t nuk u përfillën fare
për kontributin e tyre të vyer që dhanë
në ato momente tepër të rëndësishme e të vështira, që i mblodha në këtë krahinë për disa vjet me radhë. Nisur
gjithmonë nga qëllimi i mirë, ne mendojmë se, botimi i këtij artikulli do të
jetë një kontribut tjetër i shtuar, por edhe një dritare më tepër, për ta
njohur akoma më shumë historinë tonë të ndritur, pasi ai përmban një
informacion mjaft të gjerë rreth Shpalljes së Pavarsisë, duke hedhur dritë edhe
për një sërë ngjarjesh e ndodhishë të panjohura më parë, si për ne, ashtu edhe
për lexuesit tanë.
Themi J. Tushe
New
York-Kingston-Connecticut
April 10, 2025.