Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël me poezi nga Liljana Furxhiu

| E premte, 11.04.2025, 06:53 PM |


LILJANA FURXHIU

MONA LIZE PA KORRNIZE

Kush do i thote:

- Mona Liza ime?

Kush do e kundroj ne gjume, si ti?

Kush do ia heq baluken nga balli?

Kush do i peshperije:

- Poetja ime, fli!

Kush do i ledhatoj buzen, e nxehte?

Kush do i kendoj vargje, si bilbil?

Kush do e kundroj e mbuloj me trendafila?

Kush do i peshperise gjunjazi te shtrati:

- Mrekullia ime e tete, je ti!

Kush do i siell kafene te krevati?

Kush do e puth si diell i dashuruar?

Kush do e ferkoj lehtazi, me magji?

Kush do i mermerise:

- O zot! Mos ma merr frymen e syte!

Lerme ta shoh kur fle si femije!

Kush do e marr telefon fundjaves?

Kush do e pyes zeembel:

- Zemer, si je?

Kush do i behet ilac per zemer?

Kush ne endrra do i ngrej fole?

Ike!

Si ike, pa e zgjuar nga endrra?

Pa korrnize e le!

PRITJE PA ORE KTHIMI

Do ta jetoj jeten edhe keshtu.

Veshur me kujtime,

si konteshe.

Me kapele endrrash, nen qiellin blu.

Me shigjete malli e shpirtin pershesh.

Sepse, dhe keshtu di te jetoj.

Vij nga balta, statuja ngre.

Vij nga lumi, dallge pikturoj.

Vij nga pylli ku puthjja s'fle.

Vij nga fusha, di te korr durim.

Vij nga zalli, shenje marre ne zemer.

Vij nga uria, di te mbys vetmine.

Vij nga oshetima, uni s'kap dhe.

Di te jetoj dhe e bere copash.

Ne shoshin e frikes corodis frymen.

Ne telin e mendjes nder vetkafshimet.

Ne taracen e opinionit banjo i bej vargut.

Marr e coperat e mia i ngjis sepse duhet.

I qep me gjilperen e pajes nen baule.

Marr gure nga Tomorri e i shkrij ne bark.

I bej gelqere per te lyer vrage.

Po ti, rri i qet!

Sezoni i gjuetise, ende s'ka mbaruar.

Te kujtohet, qe u njohem ne vere?

Po ne vere humbem, si gjurme e arrnuar.

Ti ike, se duhej, atehere!

Tani, ike per mos tu kthyer...

Une ketu, perlotur te pres ne dere.

Nese nje dite kujtohesh,

zbrit nga rete,

kthehu tek shkembi ku lindi perqafimi.

Vari mallit gure ne qafe.

Flake, zhyte, mbyte...

... ndoshta ende ke varke shpetimi.

Une do jetoj dhe keshtu e therrmuar.

Me koken pas, si vese e pergjumur.

Do flas me kujtimet, ato s'me braktisen.

Ti u lodhe nga helmet, tradhetia, dhimbja.

Me the:

- Jetohet shpirtegrisur?

Por nese nje dite sheh veten ne lote.

E shpelan po me lote ngurimet e tua.

Tek rrugica buze parkut, diku ne Athine.

Te pret e malluar,

nje zarigoge veshur trishtim.

Shkruan e therrmohet.

Loti i merr frymen.

Shpetoje!

Nje here te vetme behu trim!

FLUTURA

Oborrin tënd, nuk e kisha parë,

vreshtat që m'kishe thënë s'i kisha shijuar,

me ujë burimi, nën shkëmb, s'isha larë,

majën e malit se kisha ngjitur këmbaduar.

Pjergullën nën dritare e ëndërroja,

dhe hapat e nënës tënde ndieja si hije,

me prehërin e mbushur sheg e mollë,

me buzëqeshjen e çiltër, mjalt perëndie.

Shkuam atje...

Mëma e mirë m'u ul ballë për ballë,

me shikim më preku të mos kem turp,

ma mori dorën e m'a puthi ngadal,

më dha dritë nga shpirti i saj i butë.

Rrugicën me kalldrëme e përshkova,

ndieva guriçkat, rrëshkisnin nën këpuce,

ati yt më shihte kureshtarë, i heshtur,

s'duroi shumë, mes nesh erdhi u ul.

Pimë rakinë e ballit të kazanit, si burrat,

nuk u deha, se ty të kisha aq pranë,

nën hijen e kujtimeve të tua udhëtova,

prindërit e tu i pashë, i putha, i njoha.

Bekimin e tyre n'a dhane...

''Mirësenaerdhe moj flutur!'' - më thanë.

SOS

Sheroma zemren se me dhemb!

Me le pa gjume, me le pa endrra.

Me behet malli ne shpirt gjemb,

pikon gjak e puthjen tremb.

M'i shkuli brinjet nje nga nje,

m' i enjti syte, me rane qerpiket,

buzen ma cau, si toke e djerre.

bej te fle e dhimbja me cjerre.

Sheroma zemren nga vetetimat,

nuk ngeli tjegull mbi cati,

me ftoi qyqet, perzuri bilbilat,

vajton qyqa mbi selvi.

Vargu dridhet ne psheretima.

Atje ku je, i degjon ti?!

Sheroma zemren, te pergjerohem!

Nuk merr urdhera, as mendim.

Leshon flatra e arratiset.

Te kerkon ne toke e qiell,

kembezbathur rrokulliset,

s'do t'ia dij per sy e veshe,

te kerkon e uleret,

ne heshtje vetvritet, pickohet,

kafshohet e s'flet.

Sheroma zemren, ne e ke dashur.

Sa s'ka plasur!

ZGJIM ME RE

Qindra gure kam mbi shpine,

me marrin frymen ne cdo hap.

Qindra vetetima me djegin buzen,

zemres se mallit i vene flake.

Qindra nete te zeza, sterre,

gjumin ma shpien ne purgatore,

Qindra Lucifere me hane melcine,

dehen me lote e festojne me mort.

Qindra endrra s'te tregova,

ku te gjej ngushellim?

Qindra vargje s'te lexova,

Si, ku t'ja gjej zotit shtepine?

Qindra puthje nuk ti dhashe,

do zemerohen e behen plumba.

Qindra plage te sherova,

po aq lote ti bera pellumba.

Qindra lumenje me mbyten mallin,

njeri prej tyre me njeh qe femije.

Qindra termete me therrmuan shpirtin,

bej ta ngjise, mungon ti.

Qindra zjarre me dogjen lulet,

ato, qe me mesove si ti ujise.

Qindra neperka me helmuan shpirtin,

ne ballkonin tim bejne gosti.

Qindra dallendyshe harruan shtepine,

kurbeti adrese nuk ka, shumehere.

Qindra mjelma te bardha qajne me mua,

vaji i shpirtit helmon pranvere.

Qindra gjemba ngulur ne gjoks,

eja ne enderr e mi hiq, te lutem.

Qindra zarigoga zaptuan qiellin,

atje ku prehesh do vijne te luten.

Qindra vjetore ngjan dhimbja ime,

kraharori ngasheron, si zog jetim .

Qindra zambake te bardhe keputa sot,

per ty e ujita Athinen me lote.

Qindra vjete kaperdije vetmine, si gure.

Zot, si ta shuaj mallin kur digjet furre?

Qindra vjete, nuk mjaftojne, te te harroj...